• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A do të jenë përsëri partitë e reja “flakë kashte”?

by Eduard Zaloshnja
11/01/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin nëpër qarqe që zhvillova së fundmi për Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/neser-sondazhi-ne-report-tv-si-ndahen-mandatet-ne-elbasan-fier-berat-korce-e-vlore-si-do-te-ishte-vota-e-emigranteve-ne-keto-5-qarqe?r=kh1), rezultoi se partitë e reja do të kishin marrë 12 mandate, po të ishin zhvilluar zgjedhjet parlamentare në fund të dhjetorit. Por nga dhjetori deri në maj ndan një det i tërë… (Një variacion i thënies popullore “nga e thëna në të bërë, ndan një det i tërë”.)

Të enjten e fundit, drejtuesit e partive të reja me potenccialin më të madh elektoral (sipas sondazhit të sipërpërmendur) dolën tek emisioni i së enjtes të Blendi Fevziut, që mesatarisht ndiqet nga 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (pa llogaritur sa jashtë Shqipërisë). Dhe ajo paraqitje ishte një dizastër nga pikpamja elektorale!

Në vend që drejtuesit e partive të reja ta fokusonin debatin në arsyet pse shikuesit e thjeshtë duhet të vendosin që votën t’ia japin partive të tyre, u fokusuan në garën se kush duhet të ketë më shumë paraqitje në media. Vetvrasje elektorale!

Në 16 vjetët që kam zhvilluar rregullisht sondazhe politike në Shqipëri, nuk kam parë gafë më të madhe elektorale nga partitë e reja!

Para 2009-ës G-99 ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2013-ës, Alenaca Kuqezi ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2017-ës, LIBRA ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2021-shit, Nismja Thurja ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Partitë e reja aktualisht kanë zgjedhur t’i mëshojnë mesazhit negativ, me shpresën se mund të fitojnë disa pikë më shumë se paraardhëset e tyre. Por gjasat e bazuara në historinë elektorale tregojnë se mandatet e tyre mund të tkurren nga 12 në 1…

 

 

 

 

Next Post
Serbi – SHBA: Miqësi e ardhshme e madhe transatlantike?

Serbi - SHBA: Miqësi e ardhshme e madhe transatlantike?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In