• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk prodhojnë një figurë alternrative në opozitë?

by Ylli Pata
23/05/2024 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Qëndrimi i gjatë në pushtet i mazhorancës socialiste dhe i fuqisë elektorale të Edi Ramës ka sjellë në qendër të diskutimeve fuqinë e një figure opozitare që mund të mundë mazhorancën.

Por deri më sot opozita e kontrolluar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk po synon daljen e një figure të re opozitare, por mbajtjen e një statukuoje të lidhur me ta. Ky është në fakt zhvillimi më i rëndësishëm i opozitës shqiptare, ku janë investuar asete financiare dhe mediatike për të mbajtur një kështjellë të vjetër që kanë emrat e Berishës dhe Metës.

Po ku e çojnë vendin këto dy emra? Ky është një diskutim tashmë i vjetër pasi ka kohë që tezës që klasa politike duhet përmbysur, i përgjigjet një opinion që “atë e dimë ne”,

E në fakt kjo u pa e qartë gjatë seancës së raportimit të kreut të SPAK në komisionin e Ligjeve, ku i vetmi segment politik që kontestoi prokurorinë speciale ishte foltorja.

Megjithatë kjo nuk se përbën zhvillim të ri. Si Sali Berisha e si Ilir Meta, janë dy politikanët që kanë kontestuar që në themel reformën në drejtësi, vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve, KLP e KLGJ e natyrisht SPAK.

Një militant i foltores që njihet më shumë si drejtues i stafit të Fredi Belerit, deklaroi sot se ajo që arrin sot spak nuk është asnjë më shumë se ajo ç’ka bërë prokurori Hajdarmata apo kolegët e tij të krimeve të rënda.

Kur efekti më i rëndësishëm i Hajdarmatës dhe kolegëve të tij ishte kur, fashikujt e hetimit në vend që ti fusnin në dosje, i dërgonin në zyrën e Sali Berishës, që është realisht protektori i tij.

Ne sot jemi dëshmitar të një situate kur SPAK ka hapur një lojë të madhe, ku shumë normalisht një opozitë në vend, mund të elaborojë teza, programe por mbi të gjitha liderë. Për të ardhur në pushtet në zgjedhje të reja.

Mirëpo opozita jonë, nuk është një formacion politik autonom, ku mund të flitet për program, për staf politik apo për një aureolë politike. Foltorja e Sali Berishës është peng i rastit gjyqësor Partizani, ndërkohë Partia e Lirisë është peng i rasteve gjyqësore që janë nën hetim, por që zyrtarisht nuk janë bërë dosje.

Por që normalisht mund të bëhen dosje sa më shpejt. Se në fund të fundit është një zhvillim i pritshëm. Por opozita thekson se nuk e beson SPAK vetëm kur vë nën hetim Edi Ramën. Një retorikë natyrisht propagandistike, pasi kjo opozitë është e lidhur nga rastet e hetimit të Berishës dhe Metës.

Logjikisht këto dy raste do të prodhonin një zhvillim të ri brenda opozitës, nxjerrjen e figurave të reja opozitare të cilët edhe mund të luftonin në public për të pastruar figurat e krerëvë të tyre që i heton SPAK.

A mund t’i bëjë opozita shqiptare këto? Padyshim! Madje mund të dalë në zgjedhje me tezën se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të pafajshëm dhe ne i kërkojmë shqiptarëve votën politike në lidhje me SPAK. Mundësia është krejt e qartë; që në zgjedhjet e ardhshme Sali Berisha e Ilir Meta të dalin me parullën e zgjedhjeve që SPAK po akuzon opozitën.

Sepse në të vërtetë kjo është ndarja sot. Foltorja dhe Parti e Lirisë janë grupimet që e konsiderojnë SPAK një strukturë kriminale. Por kjo tezë ka kundërshtimin e madh popullor në të gjitha sondazhet. Megjithatë ky lidership që e sheh SPAK si kontest ndaj të ardhmes së tij nuk zgjedh një grup të ri drejtues, që do të përballonte betejën me mazhorancën socialiste.

Një lidership i ri, do të sillte jo vetëm një tërmet politik në vend, por edhe fitoren politike të një opozite që nuk ka brenda Sali Berishën e Ilir Metën. Duke sjellë si efekt domino pjesë të mëdha të shoqërisë që është mbajtur larg prej vitesh. Ndaj nuk e lejojnë.

Next Post
Sondazhi i GALLUP: Kosova është vendi më proamerikan në botë

Sondazhi i GALLUP: Kosova është vendi më proamerikan në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com