• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse protestat as nuk i gërvishtin qeveritë e sotme demokratike?!

by Ben Andoni
09/08/2022 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në një shkrim të para pak viteve politologu Ivan Krastev jep një argument për protestat dhe demokracinë e kohës së sotme. Në një analizë cilësore që u bën protestave të katër vendeve, mes tyre rastit bullgar, argumentonte se pse Demokracia nuk funksionon si duhet në vendet ish-komuniste.

“Rasti i Bullgarisë ishte më i çuditshmi. Atje, dhjetëra mijëra njerëz (numra mbresëlënës në një vend prej vetëm 7.3 milionë banorësh) mbushën bulevardin kryesor të Sofjes në mesin e vitit 2013 për të protestuar ndaj emërimit të një oligarku famëkeq në krye të agjencisë kombëtare kundër korrupsionit. Sipas sondazheve të opinionit, pothuaj 70 për qind e publikut mbështeti demonstruesit. Lëvizja e tyre bëri thirrje plot pathos për zgjedhje të reja, por në të njëjtat sondazhe që u zbulua mbështetja masive pas tyre, shumica e të anketuarve (përfshirë shumicën që mbështeti zgjedhjet e parakohshme) thanë se ata megjithatë e konsideronin veten të pamundur për të votuar për shkak të mungesës së ndonjë partie apo kandidati që ia vlente të mbështetej(!!)”, shkruan ai tek artikulli “From Politics to Protest”.

Si dy pika uji, ky është rasti i sotëm i Shqipërisë. Njerëzit dalin në protestë dhe janë shumë të ndjeshëm për kauzat, por u mjafton pak të kuptojnë, në jo pak raste, se organizatorët janë thjesht zgjatime të partive dhe në listën e njerëzve që presin beneficet e pushtetit, pikërisht atyre, që njëherë e më shumë njerëzit nuk duan t’i votojnë. Impakti ndaj këtij fenomeni. Numrat e pjesëmarrjes në votime në Shqipëri janë treguesit më të mirë të asaj që ndodh: 53.5% e shqiptarëve dolën për të votuar më 2017, 46.8% më 2017 dhe 46.3 % më 2021. Pse nuk shkojnë njerëzit më në votime, kur një pjesë në rrjetet sociale bën thirrje dhe argumentojnë kundër qeverisë Rama? Përgjigja merret më së miri po në rrjetet sociale. Asgjë nuk ndryshon me ndryshimin e partive në krye të Shqipërisë. Diçka në fakt ka një ritëm të mirë në mandatin e parë, ku “pastrohet” administrata dhe rikthehen militantët e partisë fituese, kurse në mandatin e dytë gjithçka kthehet si më parë, kur precedentët e korrupsionit veçse rriten dhe modifikohen…E provoi PD-ja dhe u largua si e tillë, po e shtyn më tej PS-ja, por që në fillim të mandatit të tretë është kërrusur nga korrupsioni i frikshëm. A janë protestat popullore një institucion i ri që synon të kontrollojë politikanët mes zgjedhjeve?-pyet arsyeshëm Krastev në shkrimin e tij dhe: A janë ato një alternativë ndaj politikës elektorale?

Një arsyetim që i shkon kësaj logjike lidhet me humbjen e fuqisë së protestës dhe faktit se vetëm zgjedhjet mund të ndryshojnë politikat. Pavarësisht se çfarë thonë sot një pjesë e militantëve, të fshehur me petkun e mbështetjes ndaj Berishës dhe Metës apo një pjesë jo e vogël që mbron politikën e Ramës, ka një sens që e bashkon si në çdo gjë politikën shqiptare, mënyrën sesi bëhet politikë, ku “Demokracia funksionon duke e cilësuar normalen si katastrofike, ndërkohë që premton se të gjitha krizat janë të kapërcyeshme”, shkruan Krastev. Me gjuhën e vet cinike, Rama mundohet të nxijë çdo gjë që ka lidhje me aksionin opozitar, tashmë krejtësisht nën kontrollin e binomit Berisha-Meta. Të parit i kujtohet non-grata dhe kufizimi nga Britania e Madhe, të dytit hamendësia e një dosje që lidhet me rininë e tij për bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit?! Kurse kur vjen puna tek aksioni që drejtohet tek binomi Berisha-Meta dhe premtimet e tyre për ndryshimet e shtatorit, gjithçka që kap Rama me dorë dhe administrata e tij është e zezë dhe ai është armiku i kombit, me fjalë të përmbledhura. Madje, edhe slogani kryesor i opozitës tashmë është “Shqipëria në rrezik”. Për publikun që nuk e ka më urinë e zgjidhjes së rendit politiko-ekonomik, siç ka ndodhur me fillim-vitet ’90 tashmë nevoja e protestës është mundësia për të treguar realitetin dhe ajo që nuk përputhet me atë që ata mendojnë për sjelljen e pushtetit aktual. Kjo e bënte protestën e studentëve aq të dashur dhe aq të frikshme për pushtetin, ku vetë Rama u detyrua të shkojë katedër më katedër për të bindur studentët se e vërteta dhe se ajo që duhet të zgjidhnin sëbashku ishte krejt tjetër. Protestat e tjera u shuan sa pa nisur.

Çfarë ka ndodhur deri më sot? Pse opozita nuk i shkon reformimit të sistemit, përshembull atij të arsimit? Nuk ndodh, pasi edhe ajo në fakt është pjesë e këtij kaosi sepse në kohën e Berishës lulëzuan pa fre universitete me nivele shumë të dobëta. “Politika demokratike është e pamundur pa luhatjen e vazhdueshme mes dramatizimit të tepruar dhe banalizimit të problemeve me të cilat përballemi. Zgjedhjet humbasin fuqinë e tyre nëse nuk arrijnë të prodhojnë një ndjenjë të tepruar të krizës, ndërsa në të njëjtën kohë frymëzojnë një ndjenjë optimiste se kriza mund të zgjidhet”, shkruan sërish Krastev.

Dhe loja politike është e tillë, që çdokush që kërkon pushtetin i kthen dhe protestat si një seancë terapie mbarëkombëtare, ku protestuesit dhe ata që do jenë votues u flitet për shpopullimin e Shqipërisë; ‘Atdheun në rrezik’, që ka aplikuar Berisha dhe po i shkon nga pas Meta me Partinë e Lirisë; krizën e ekonomike e cila i mvishet vetëm një pushteti dhe harrohet të shpjegohet se është pjesë edhe e atyre tregjeve ku jemi; mungesën e vendeve të punës; administratën e korruptuar etj. Por  kur të jenë ata, po, besoni, si me magji, gjërat do të ndryshojnë!

Dhe, skema është gjithnjë e njëjtë: Kalojnë 100 ditët e para të një qeverie, vinë 100 ditët e dyta dhe të treta dhe dalëngadalë, qeveria e re merr formës e paraardhëses që ishte “anti-kombëtare” fillimisht ia vendos fajin paraardhësit, ashtu si Rama ia vinte qeverisë Berisha. Në regjimin e Enverit kishte më “racionalitet”, të gjithë të dhënat lidheshin si krahasim me vitin 1938, vitin e parafundit para se Shqipëria të pushtohej dhe de jure nga Italia; kurse në vitet ’30 gjithçka i vishej si pasojë sundimit të administratës osmane…, sikur fqinjët tanë të mos kishin qenë nën sundimin osman dhe të kishin luftuar si ne dhe madje edhe më shumë se ne në jo pak raste.

Kjo bën që edhe protestuesit idealistë e besojnë se kanë fuqinë të shmangin shkatërrimin dhe mbi të gjitha një gjë e re do të lindë, me një pjesë të atyre, që nuk kanë gjetur zhgënjim dhe që tashmë të shesin ajrin për flori. Por, befas në krye vihen sërish marifetçinjtë, ata që e kanalizojnë këtë frymë te partitë.

A është e habitshme, pra, që politikanët dhe ne, media, e portretizojmë pothuajse çdo zgjedhje si një pikë kthese – si një zgjedhje që do të përcaktojë fatin e kombit për brezin e ardhshëm?-shkruan sërish Krastev duke i ardhur në ndihmë logjika e bashkëpunëtorit të tij Stephen Holmes, në mënyrë “që zgjedhjet të funksionojnë, aksionet nuk duhet të jenë as shumë të larta e as shumë të ulëta. Nëse ajo që është në rrezik është mbijetesa individuale, do të ishte joreale të pritet që loja zgjedhore të ketë sukses. Zhvillimet e fundit në Afganistan dhe Irak demonstrojnë se kur aksionet bëhen shumë të larta, njerëzit arrijnë te plumbat dhe jo tek fletët e votimit. E megjithatë, nëse asgjë me pasoja nuk do të vendoset në ditën e zgjedhjeve – nëse votimi humbet ‘dramën’ e tij – pse dikush duhet të shqetësohet të shkojë në votime?”

Kjo e bën të kuptueshme pse protestat mbyllen sapo vinë politikanët apo njësoj si kur ndodhi te fqinjët tanë që e kuptuan se çdo politikë që do vinte më pas nuk ishte se do sillte shumë ndryshime. Por në Shqipëri tashmë kursi demokratik dihet: jemi në NATO, jemi në hapat e para të integrimit evropian dhe nuk është më si në vitet ’90. Anipse, sërish, protestat duhen, për t’i treguar politikës që nuk jemi me ju, paçka se marifetçinjtë i marrin dhe i shpërdorojnë  për interesa fare të ngushta, ku të duken se ata janë gati për administratën e re…, që do sjelli ndryshimin me frymën e tyre. Edukimi me protestën është shumë më tepër sesa ikje në zgjedhje, që tashmë nuk zgjidh asgjë, është ajo që i bën qytetarët të ndajnë dhe të tregojnë vokacionin e tyre. Dhe, Shqipëria e ka nevojë këtë para se të mendojë se duhet të votojë me arsye dhe jo me pathosin e militantit. Kështu, nuk gërvishten më qeveritë kinse demokratike, që na sundojnë por jo drejtojnë. (Homo Albanicus)

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

Asnjë viktimë nga COVID, sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqërimet gjatë protestës, Avokati i Popullit: Kemi nisur verifikimet. S’ka asnjë ankesë për dhunë në qeli

July 4, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Bullizmi nuk është protestë

July 4, 2026
GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

GJKKO vulos fatin e grupit të “serave të kanabisit” në Berat, ja sa vite burg morën drejtuesit

July 4, 2026
“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

July 4, 2026
Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In