• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse Presidentit i intereson kushtëzimi i integrimit të Shqipërisë në BE?!

by S M
08/12/2020 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në një nga mesazhet e shumta me kod që Ilir Meta hedh brenda jashtë Shqipërisë, kryetari i shtetit shqiptar sapo u ka kërkuar zyrtarëve të Parlamentit Evropian që të bllokojnë çdo shans të nisjes së procesit të negociatave për anëtarësim në BE, të paktën deri në pranverën e ardhshme. Presidenti njoftoi se ka diskutuar të martën me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe i ka deklaruar se “…Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”! Asnjë fjalë në lidhje me vullnetin normal të një kryetari shteti, për ta parë vendin e tij sa më shpejt në tryezën e negociatave me Brukselin.

Nuk duhet as shkollë dhe as shumë mend që të lexosh në mendimin e Presidentit, në lidhje me momentin e hapjes së negociatave. Të cilat në fakt janë formalisht të hapura, në pritje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Mesazhi që Ilir Meta i dërgon Strasburgut, në mesin e një debati të brendshëm evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është që të shtyjnë çdo përpjekje për të gjetur një  kompromis për datën e Konferencave Ndërqeveritare brenda këtij fundviti. Presidenti nuk arrin të thotë as ato që ministri gjerman për çeshtjet evropiane tha sot, në lidhje me mosgjetjen e një kompromisi për Shqipërinë e Maqedoninë gjatë Presidencës gjermane të BE, duke shprehur keqardhjen për bllokimin!

Prisni sa të bëjmë zgjedhjet dhe sa të ndërtojmë shtetin ligjor, thotë Ilir Meta! Të gjithë e dimë se të dyja këto elemente, janë dy “kova pa fund”, nëse sheh ç’ka ndodhur në Shqipëri, ku asnjë proces zgjedhor (me përjashtime shumë të rralla), nuk është njohur nga pala humbëse këto 30 vjet. Sa për “ndërtimin e shtetit ligjor”, vetë Meta është një ndër protagonistët e rreshtit të parë, për batakun ku ndodhemi tre dekada pasi rrëzuam komunizmin.

T’u japësh ndërkombëtarëve mesazhin e kushtëzimit, para mesazhit të fortë të përfshirjes sa më shpejt të vendit në procesin e integrimit evropian, do të thotë të bësh një hile të vogël ballkanike, nga ato që as raporterja Santos e as të tjerët në Berlin, Paris apo Romë, nuk i hanë. Kur kryetari i shtetit theksin e vendos jo tek procesi, por tek kushtet, nuk bën vetëm një sofizëm të pafajshëm (hë mo se edhe plotësimi i kushteve në Evropë të çon), por vendos një metodë sjelljeje që sipas Metës, evropianët duhet të aplikojnë ndaj nesh.

Sjellja e politikanëve shqiptarë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë gjatë tranzicionit, ka qenë një manual i vërtetë hilesh dhe vënieje të interesit të ngushtë politik, mbi nevojën urgjente të Shqipërisë për t’ju bashkuar Evropës. Të gjithë krerët e djeshëm dhe të sotëm politikë, pa asnjë përjashtim, kanë menduar siç mendon tani Ilir Meta: që bllokimi i procesit, e jo vënia e tij në vijë, që lënia jashtë e Shqipërisë, e jo ulja e saj në tryezë me të tjerët, do të ishte në interesin e tyre imediat politik.

Nuk ka gabim më të madh se ky. Është provuar tashmë sa e sa herë. Kur Shqipëria lihet jashtë dere, qeveria e saj e rradhës gjen sheh e bën përshesh. Kur vendi ynë pengohet të ulet në panelin e vendeve ku kërkohet llogari e vihen afate konkrete për reformat, të gjitha qeveritë shqiptare tundohen të abuzojnë me ligjin dhe paren publike, sepse e dinë që askush s’po u kërkon hesap e s’po u tërheq veshin.

Kushtëzimi që Meta vendos me zgjedhjet dhe nocionin fluturak të “shtetit ligjor”, është mesazhi më i gabuar që mund t’u jepet skeptikëve evropianë, nga Parisi në Kopenhagen. Kemi një kryetar shteti që i gëzohet dështimit të procesit të vendit që përfaqëson. Nuk ka cinizëm më të madh se ky!

Por Meta gabon edhe në këtë pikë. Sepse integrimi ka pushuar së qeni barut elektoral qysh nga momenti që shqiptarët kanë marrë lëvizjen e lirë dhjetë vjet më parë. Jashtë BE kemi qenë e do të jemi edhe për shumë vite, e kjo vështirë se do të lëvizë nga vendi ndonjë votë në 25 prill. Ky është një standart me të cilin jemi mësuar të jetojmë prej shumë kohësh. Sepse, veç të tjerash, kemi politikanë që urojnë ditë e natë që të mbetemi jashtë dere…

 

 

Next Post
Kreu i ISHP: Pse ndikon muzika në shtimin e infektimeve! Duhen deri në 4 javë për rezultate…

356 raste për 100 mijë banorë/ Fico: Shifra më e ulët në Europë, Tirana dhe Gjirokastra prefekturat më të rrezikuara

Comments 1

  1. Toni says:
    6 years ago

    Bravo , shume dakort me autorin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In