• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse populli godiste me gurë mbretin e Spanjës, por përqafonte mbretëreshën?

by S T
05/11/2024 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Kush e pa videon, kur populli sulmon me gurë Kryeministrin dhe mbretin e Spanjës por jo Mbretëreshën? u sulmua nga banorët e zemëruar gjatë vizitës në Paiporta. Protestuesit hodhën tulla, gurë dhe sende kundër monarkut.
Mediat treguan baltë në fytyrën e mbretit, por ndryshe ishte reagimi i popullit ndaj mbretëreshës Letizia.

Ajo ishte e përlotur dhe qytetarët e përqafonin mbretëreshën e përlotur duke i dhënë kurajo. Kjo video flet sa 1000 fjalë për ndryshimin mes Shqipërisë dhe Europës.

Mu kujtuan këto pamje pikërisht kur po lexoja, një peticion që opozita i ka dërguar organizatave ndërkombëtare kundër Linda Ramës.
Partia Demokratike kërkoi zyrtarisht UNDP, ILO, UNICEF, USAID dhe disa partnerëve të huaj të ndërpresin kontratat, ekspertizën dhe konsulencën me Linda Ramën se është gruaja e Kryeministrit dhe është e njëasnhme.
Në letër nuk gjen asnjë argument, fakt apo raport konkret që të bazohej kërkesa për tu ndërprerë mardhëniet e Brukselit apo Washingtonit me Linda Ramën në profesionin dhe punën e saj.
– nuk e akuzonin për korrupsion
– nuk e akuzonin për transferta te fshehta
– nuk e akuzonin për pasuri
– nuk e akuzonin për operacione plastike

Thjesht letra ishte: Mbulljani derën dhe ndërprisni mardhëniet se kjo ka burrë Edin dhe për rrjedhojë është e njëanëshme.

A besoni ju që Amerika dhe Europa krijon opinionet për Shqipërinë nga ekspertiza dhe konsulenca me shoqatën e Linda Ramës?

Kjo mungesë etike politike është kultivuar nga Berisha i cili historikisht sulmon kundërshtarët familjarisht sepse mendon që ashtu i shantazhon më lehtë.

Kështu ka vepruar historikisht.
Strategjia e PD bazohet në dy amoralitete:

– Denigrimi familjar i çdo kundërshtari
– Denigrimi i Shqipërisë tek ndërkombëtarët

Jo rastësisht përfaqësuesit e BE reaguan aq fort ndaj deputetëve të PD kur ata bllokuan rezolutën për Intergrimin e Shqipërisë në BE.

Në fakt unë gabova rëndë që iu referova Spanjës dhe mbretreshës Letizia të cilën populli e përqafonte, njëkohësisht kur ata gjuanin me gurë burrin e saj (mbretin).
Këta opozitarët tanë janë aq provincial sa nuk kanë këllqe ti gjuajnë Kryeministrit por merren me bashkëshorten. Madje ata janë më të pabesë se gjyshrit e tyre të cilët sipas normave të Kanunit nuk merrnin “gjakun tek gratë e hasmit.”

E çuditshme ti kuptosh ata pse sulmojnë tek gruaja apo familja…..

Në fakt Linda Rama ka 40 vjet që kryer atë punë në profesionin e saj me shoqërinë civile.
Ajo nuk synon si gratë e tjera të liderve që burri t’ia trashëgojë asaj Partinë për drejtim.

PD vazhdon të zgjedh beteja të humbura. Ata nuk do të rrëzojnë as Lindën nga shoqata e saj, e jo më Ramën nga qeveria e tij.

Faktikisht kjo është protesta e 20 deputetve por demokratët e thjeshtë e shohin në rrugë Lindën, ashtu njësoj si Letizia e Spanjës pa roje, shofer dhe makinë.
Ajo ndryshon shumë nga bashkëshorti i saj.
Qytetarët apo pensionistët e Tiranës e kanë fisnikërinë që pakënaqsitë me qeverinë mos e shfryn tek zonja e parë por tek zotëria që drejton shtetin.
Rama ka dhjetra mëkate ndaj shqiptarve, por i ka bërë një nder shtetit dhe familjes tij. Ai s’ka lejuar që gruaja të ketë çelsat e pushtetit.
Në të kundërt edhe ajo do përfunodnte si “zonjat” e tjera në dyert e SPAK.

Next Post
Tritol godinës së marrë me qira nga personazhi i “TikTok”, vetëm dëme materiale

Tritol godinës së marrë me qira nga personazhi i “TikTok”, vetëm dëme materiale

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Baltisja si strategji e PD pra e Saliut ka kaluar ne neveri per shumicen e shqiptare dhe aq me teper per nderkombetaret

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In