• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po zgjerohet harta e kolegëve të Sali Berishës në Ballkan?!

by Ylli Pata
09/12/2022 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Britania e Madhe ka shpallur sot futjen në listën e zezë, pra përcaktimit Non Grata të tre personave  më famëkeqë të Veriut të Kosovës. Ata janë Zvonko Veselinoviç, Milan Radoiçiç dhe Slobodan Teshiç.

Në verë, të tre këta persona morën vulën e zezë të sanksioneve nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po kush janë këta persona? Ish-“Roje të Urës”, në Ibër, që ndau Mitrovicën në dy pjesë pas çlirimit të Kosovës,  Veselinoviç, Radoçiç dhe Teshiç, janë njerëzit që kanë minuar çdo proces politik në veri të Kosovës, kanë minuar demokracinë atje, duke zgjedhur në krye të institucioneve me dhunë çdo njeri që donte Beogradi apo Moska, shërbyes të të cilëve kanë qenë dhe janë.

Këta të tre, akuzohen edhe si organizatorë në vrasjet dhe kërcënimet politike tek serbëve të Kosovës, kur ata donin të merrnin pjesë në procesin politik atje. Siç ishte rasti i të ndjerit Oliver Ivanoviç.

Një serb i Mitrovicës, i cili njihet shumë nga gazetarët e Shqipërisë, kryesisht atyre televizivë, të cilët kur donin të bënin ndonjë reportazh apo thjesht stand up matanë Ibrit, telefononin Oliverin, i cili vinte e i merrte personalisht.

Ai ishte një serb i bindur që nuk u pajtua asnjëherë me çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Ndryshe nga Nenad Rashiçi e Rada Trajkoviç. Po Ivanoviç, ishte për një process politik. E vranë, për të friksuar të tjerët.

Të tre të ndëshkuarit e sotëm, janë njerëz me shumë para, kanë të gjitha mediat televizive në veri të Kosovës, madje financojnë edhe media të mëdha në Beograd, si dhe media online.

Këta politikanë që janë edhe milionerë të njohur, kanë përfituar nga kontratat publike nga Beogradi gjatë viteve, ku akuzohet se kanë furnizuar edhe lidhjet me krimin e organizuar.

Si këta tre personazhet e serbëve të Kosovës, ashtu edhe Sali Berisha, kanë të përbashkët se janë së bashku në listën e sanksioneve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Të veçantë kanë se Sali Berisha, ka akuzuar ambasadorin e SHBA dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar si mbështetës të korrupsionit, kurse

Veselinoviç, Radoiçiç dhe Teshiç kanë bërë të ditur se kanë kundër “Perëndimin”.

Next Post
VIDEO/ Gol në minutën e 105, Neymar ndëshkon Kroacinë dhe kalon në avantazh Brazilin

VIDEO/ Gol në minutën e 105, Neymar ndëshkon Kroacinë dhe kalon në avantazh Brazilin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Si monstren e vicidolit ka plot ne ballkan,me kta kriminel vetem SHBA e Zoti munde te hakmerren.Ne tjerte vetem flasim kote,shohim kriminelte si avancojne drejte qedhimeve te tyre pa ju bere syri terte.Nuke ka funksionuar e nuke funksionon drejtesi e vendit tone,kta kriminele e kane shkatrruar.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In