• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një fitore si e Trump

by Skënder Minxhozi
08/04/2026 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Trump duket se po tërhiqet edhe një herë. E ka bërë këtë shumë shpesh, aq sa i kane vënë nofkën “TACO”  e cila mund të perifrazohet në “Trump gjithnjë frikësohet dhe tërhiqet”. Kriza me Iranin po njeh pas gati një muaji e gjysëm luftimesh, shkatërrimi dhe krize globale, një kthesë nga ato që vetëm Presidenti i SHBA mund të marrë. Brenda 24 orësh ai ka njoftuar se do ta zhdukë nga faqja e dheut civilizimin 3000 vjeçar iranian, për të kaluar më pas, vetëm pak orë më vonë, në pranimin në parim të një plani dhjetëpikësh të palës iraniane, i cili në fakt do të përbënte një disfatë tejet të hidhur për SHBA dhe Izraelin nëse do të miratohej qoftë edhe pjesërisht.

Sipas planit në fjalë Irani mban kontroll mbi ngushticën e Hormuzit, imponon reduktim të pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfiton daljen nga bllokada dhjetravjeçare e Perëndimit dhe merr garanci për një pjesë të madhe të aleatëve të vet në Lindjen e Mesme. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, në vend të rënies së regjimit të ajetollahëve, do të kishim një afirmim të Iranit si fuqi e rëndësishme rajonale dhe si një faktor me peshë në punët e botës.

Qysh në krye të herës sulmi ndaj Iranit nuk duhej të kishte ndodhur dhe këtë na e provoi, ndër të tjera, vetë presidenti amerikan me fjalët e tij. U shokuam sesi Irani mund të sulmonte shtetet e Gjirit dhe sesi mbylli Hormuzin, deklaroi Trump para dy javësh, duke i bërë të habiten të gjithë ata që besojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet t’i ketë të qarta të gjitha opsionet e një lufte, para se të shtypë butonin e raketave.

Pas pesë javësh sulmi mbi Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk mundën të provokojnë ndryshimin e regjimit, nuk morën dot në posedim 440 kilogramët e uraniumit të pasuruar në masën 60% në impiantet iraniane dhe nuk arritën dot të nxjerrin në rrugë miliona qytetarë të thjeshtë për të rrëzuar qeverinë në Teheran. Për më tepër, me këtë sulm Trump dhe Netanjahu morën goditje serioze në asetet dhe interesat e tyre në rajon, shkaktuan kapitullimin de facto të monarkive të Gjirit Persik dhe krijuan problemin e vërtetë të kësaj lufte i cili rezonoi në gjithë botën: mbylljen e ngushticës së Hormuzit prej nga kalon 20% e energjisë dhe plehrave kimike të botës.

Një operacion ushtarak i planifikuar keq duket se po hedh edhe më tepër benzinë në zjarrin që digjet prej kohësh, në lidhje me rolin dhe peshën reale të SHBA në skenën botërore. Rivali i madh, shkaktari real në distancë i kësaj krize, Kina, duket se edhe kësaj radhe doli e përfituar nga ky konflikt. Anijet kineze nuk  penguan në asnjë rast për të kaluar nëpër ngushticën e Hormuzit, megjithëse ashtu si në Venezuelë, një ndër qëllimet bazë të sulmit amerikan-izraelit ishte prerja e rrugëve kryesore të furnizimit me energji të Pekinit.

Nga ana tjetër fraktura mes Uashingtonit dhe evropianëve, e nisur me Groenlandën, duket se u zgjerua më tej, duke përfshirë NATO-n të cilën Trump e quajti “tigër prej letre”. I përmbledh më së miri raportet brenda kampit perëndimor komenti i fundit i kryeministrit spanjoll Sanchez, i cili pas armëpushimit tha se nuk duartroket ata që i vënë flakën botës, e pastaj shfaqen me një kovë ujë!

Donald Trump po ridimensionon në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet globale, duke prishur aleanca historike e duke kryer veprime impulsive që kanë prodhuar kaos dhe pasiguri në skenën botërore. Itharët e vet e paraqesin këtë sjellje kaotike si një gjetje unikale, por rezultatet flasin për tëkundërtën. Kjo politikë e paparashikueshme dhe tejet e paqëndrueshme po e ekspozon Amerikën si një partner të pabesueshëm në të gjitha qendrat e mëdha diplomatike të planetit, përfshirë organizmat ndërkombëtare me të cilat administrata Trump tallet nga mëngjesi në darkë. Ajo po krijon rënien e kuotave të Trump brenda SHBA, pasi inflacioni dhe tensionet sociale të brendshme e kanë polarizuar rrezikshëm Amerikën aktuale.

Në pesë javë lufte Trump u betua se e kishte rrafshuar regjimin iranian, se kishte vrarë skalionin e parë, të dytë dhe të tretë të udhëheqjes vendase, se kishte zhdukur flotën detare, atë ajrore dhe infrastrukturat civile kudo në vend. Megjithatë pas pesë javësh ai e sheh veten të ulet në negociata me ata që quheshin të fshirë nga faqja e dheut. Një imazh jo dinjitoz për kreun e botës, i cili u tërhoq në mënyrën më naive në luftë nga një “client-state” (shtet klient) me më pak se dhjetë milion banorë – Izraeli! Duke e konsoliduar me këtë rast traditën e fitoreve alla-Trump, siç ndodhi në Venezuelë apo më parë me krizën e Groenlandës apo përplasjen për tarifat me trecerekun e vendeve të botës. Shko deri në zgrip e pastaj kthehu duke marrë mbi vete përqeshjen e miqve dhe të armiqve!

Next Post
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

Comments 4

  1. Hodo says:
    2 months ago

    Sa keni shkruajtur i nderuar Minxhoz, ja Konkluzione Largpamëse Orientuese, dhe NJË vijë sjelljeje për diplomacinë tonë amatore e adoleshente, që vepron nga gjykime të çastit e spak perspektivën, të paktën të arrinin në një nivel diplomatik dinjitoz e jo me fëmijnorë që punën e parë në jetën e tyre, e kanë si ambasadorë duke përfaqesuar këtë vënd si burra e gra me “pantallona të grisura e të çara” sipas modës metalare… Kjo diplomaci, do të quhet Majmuni.

    Reply
  2. Hodo says:
    2 months ago

    Sa keni shkruajtur i nderuar Minxhoz, janë Konkluzione Largpamëse Orientuese, dhe NJË vijë sjelljeje për diplomacinë tonë amatore e adoleshente, që vepron nga gjykime të çastit e spak perspektivën, të paktën të arrinin në një nivel diplomatik dinjitoz e jo me fëmijnorë që punën e parë në jetën e tyre, e kanë si ambasadorë duke përfaqesuar këtë vënd si burra e gra me “pantallona të grisura e të çara” sipas modës metalare… Kjo diplomaci, do të quhet Majmuni.

    Reply
  3. Taku says:
    2 months ago

    Nuk e kuptoj si mund te dalesh me nje anlize te tille kur akoma palet nuk jane ulur dhe nuk kane firmosur asgje , durim zoteri, durim se pastaj mund te hash ato qe ke shkruajtur para kohe…

    Reply
  4. Vlora says:
    2 months ago

    Minxhoz.10 me yll

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drogë, alkool dhe celularë, çfarë u gjet në burgun e Fierit (FOTO)

Drogë, alkool dhe celularë, çfarë u gjet në burgun e Fierit (FOTO)

May 24, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Dinjitari dhe dinjiteti: Kur mungesa e kulturës protokollare paraqitet si modernitet

May 24, 2026
Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

May 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 25 Maj 2026

May 24, 2026
Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

May 24, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Policia aksion 24-orësh në gjithë vendin, kapen 3 persona në kërkim

May 24, 2026
U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

May 24, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Opozita tentoi të dëmtonte imazhin e vendit”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Shqipëria s’mbyll negociatat pa luftuar korrupsionin

May 24, 2026
Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

May 24, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Alkool & armë! Si nata mes shokëve përfundoi me plumb në kokë! Detaje nga incidenti

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In