• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

by A R
08/04/2026 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë natës ai ishte i vetmi që nuk shpalli armëpushimin me një mesazh personal. Pjesërisht sepse nuk e kishte vendosur ai vetë, pjesërisht për të mos e lidhur përsëri emrin e tij me fjalën armëpushim.

Izraelitët kanë bërë vajtje-ardhje nga strehimoret nëntokësore për pesë javë, shkollat kanë mbetur të mbyllura, aeroporti Ben Gurion i bllokuar, festat hebraike të prishura. Megjithatë, situata që del nga marrëveshja për pauzën në luftime e kthen orën më 28 shkurt, kur SHBA-të dhe Izraeli kishin nisur operacionin kundër Iranit: uraniumi i pasuruar mbetet i fshehur diku, ndryshimi i regjimit nuk ka ndodhur, dhe vlerësimet mbi shkatërrimin e raketave janë kontradiktore.

Është e pamundur që Bibi, siç njihet ndryshe, të dalë në televizion për të shpjeguar çfarë ndodhi. Në mbi dy vitet që kanë kaluar nga masakrat e 7 tetorit 2023 të kryera nga Hamasi, ai nuk ka marrë kurrë përgjegjësinë për strategjitë politike dhe ushtarake pas asaj gjakderdhjeje. Të gjithë të tjerët e kanë bërë, drejtuesit e sigurisë janë larguar duke kërkuar falje njëri pas tjetrit.

“Izraeli nuk ishte as pranë tryezës kur u morën vendimet që lidhen me sigurinë e tij kombëtare. Do të duhen vite për të riparuar dëmet politike që Netanyahu ka shkaktuar për shkak të arrogancës, neglizhencës dhe mungesës së planifikimit strategjik”, e akuzon kreu i opozitës, Yair Lapid.

Sigurisht, kryeministri izraelit ishte ulur në tryezë në Situation Room në Shtëpinë e Bardhë, përballë Donald Trump-it, kur më 11 shkurt për një orë shpjegoi arsyet për të shkuar në luftë.

“Askush nuk më detyroi mua, përkundrazi unë e detyrova atë”, ka replikuar tashmë Trump ndaj teorive se ishte Bibi ai që vendosi.

Dy liderët folën në telefon pak para shpalljes së armëpushimit, Netanyahu sqaroi menjëherë se nuk zbatohet për Libanin ku ushtria po vazhdon manovrat. Kryeministri izraelit tashmë ka adoptuar një doktrinë të luftës së përhershme ku frontet mbeten të hapura: Trupat janë ende të dislokuara në mbi gjysmën e Rripit të Gazës, ndërsa në Liban janë vendosur në thellësi për të larguar nga kufiri milicitë e Hezbollahut, të armatosur nga Irani.

Netanyahu e kishte imagjinuar sulmin ndaj Iranit që nga viti 2009, kur u rikthye në pushtet dhe ka mbetur aty. Ai gjithmonë e ka konsideruar programin atomik të ajatollahëve si një kërcënim ekzistencial për Izraelin, dhe ndalimin e tij si misionin e jetës. Dy herë ka dhënë urdhrin për bombarduesit që të ngrihen (në 12 ditët e konfliktit në qershorin e kaluar dhe në këto pesë javë) dhe ende çështja nuk duket e zgjidhur. Ai ka refuzuar gjithmonë rrugën diplomatike, i bindur se regjimi është vetëm i aftë të mashtrojë dhe të gënjejë, ndërsa tani duhet të pranojë negociatat e drejtuara nga miku Donald.

Shkrim nga Corriere della Sera

Next Post
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
Plagosje me thikë në mes të lokalit, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

“Bombë në institucione”/ Policia: E-mail kërcënues fals, po hetojmë rastin

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com