• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po e vret e shkuara anonime Lulzim Bashën?

by Ardit Rada
18/11/2020 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk ka kryer krime lufte. Nuk kemi ende ndonjë provë se ka falsifikuar fakte kundër shqiptarëve apo ka fsehur krime kundër serbëve. Por shumica besojnë diçka të tillë.

E gjithë zhurma rreth tij ka lidhje me një gjë shumë thelbësore, që nuk e ka asnjë politikan shqiptar, që nga Enver Hoxha e deri tek Lulzim Basha. Çdo politikan shqiptar ka një të shkuar të verifikueshme, që e tregon vetë. Enver Hoxha maksimumi na ka fshehur faktin që ka qenë student ngelës në Francë, por me ato që bëri më pas, shyqyr që se kishte mbaruar.

Sali Berisha nuk e ka fshehur biografinë e tij si komunist. Bile e ka treguar me detaje si është bërë komunist për “arsye patriotike”, se po dilnim nga Traktati i Varshavës. Ka treguar dhe çfarë detyrash ka pasur.

Ilir Meta, që nuk ka asnjë të shkuar të lavdishme, prapë na ka treguar dhe kur ka qenë peshngritës, dhe kur ka qenë telekronist në Radio Tirana. Gjë tjetër s’ka ça tregoon, se ka filluar si punë të parë “kryeministër”.

Edi Rama nuk ka lënë gjë pa thënë për vete, që nga emigracioni në Paris, udhëtimi në Greqi në dhjetor ‘90, dhe gjithë marrëzit që ka bërë tërë jetën.

Lulzim Basha është i vetmi politikan shqiptar që nuk i rakordon asgjë nga ato që thotë për jetën e tij.

Merrni biografinë e tij zyrtare në faqen e PD. https://pd.al/biografia/

Aty thotë kam filluar studimet në vitin 1993 dhe nuk ka më asnjë datë nga pas.

Dokumenti i siguruar nga gazeta TemS në Universitetin e Utrehtit dëshmon se ai ka filluar studimet fillestare më 1995 dhe i ka përfunduar më 1999.

Pastaj ka përfunduar vitin postdiplomë që konvertohet në master të sotëm me sistemin e Bolonjës, në gusht 2005, kur ishte bërë deputet në Shqipëri, ndërkohë që kur erdhi këtu më 2004, na paraqitej si i ardhur nga Harvardi me diplomë nderi. Paska qenë pa diplomë fare.

Tani në biografinë e shkruar me dorë të tij thotë: “Pas studimeve, Basha punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi”! Pas kujt studimeve, se ai i ka mbaruar ato më 2005, sipas dokumentit.

I bie që ndërkohë që vazhdonte masterin për vite të tëra ka punuar pranë Gjykatës si bashkëpunëtor.

Dëshmia që boton sot gazeta TemA nga seanca gjyqësore në të cilën pyetet Adnan Merovci, ish- shoqëruesi i Rugovës, tregon se Lulzim Basha nuk ka qenë një përkthyes i listuar i Gjykatës së Hagës. I bie të ketë qenë thjesht bashkëpunëtor me honorare në terren.

Hagë-publikohet dokumenti/ Basha ishte prezent kur po merrej në pyetje shoqëruesi i Rugovës në vitin 2000

 

Nuk është ndonjë punë e keqe, se çdo punë ka vlerë, por ky e ka detyrim ta thotë. Se nëse nuk e thotë, pastaj dalin këta tipat si Gashi apo Bellanica dhe ja bëjnë jetën sterrë, për shkak se ai nuk e di çfarë na ka gënjyer ne, dhe nuk flet dot.

Pastaj në vetë biografinë e tij thotë që ka punuar në Misionin e UNMIK në Kosovë! Kur ka puuar, cila është dita e parë dhe e fundit e punës? Kaq detyrim ky njeri ndaj shqiptarëve që e votojnë, e ka.

Ky gënjen kur ka filluar studimet, gënjen kur ka mbaruar studimet, gënjen çfarë pune ka bërë pranë Gjykatës së Hagës, gënjen çfarë pune ka bërë në UNMIK dhe ankohet pastaj se mos gënjen gjë Bellanica për kasetën.

Duke gërmuar në letrat e tij në Universitetin e Utrehtit dhe në përpjekje për të fituar të drejtën e studimit aty, ndesha dhe me një dokument suprizë.

Sali Berisha paska qenë garant i studimeve të Lulzim Bashës në Hollandë në vitin 1993. Është e shkruar në shqip dhe anglisht me dorën e vet nga Lulzim Basha (dokumentin kur të dojë mund t’ia botoj).

Po ja përshkruaj fjalinë: “Gjithashtu po i lejojë vetes të drejtën e hartimit të një lite personash të cilët janë të gatshëm të shërbejnë si reference për mua:

1.Sali Berisha, president i Republikës së Shqipërisë

2…

3….

4…”

Në vitin 2004, kur Berisha mua më ka kërkuar të takoj Lulzim Bashën, më ka thënë se nuk e njoh nga afër, por takoje njëherë. Dhe më shumë jam i prirur të besoj Berishën në këtë pike, se sa Bashën.

Talenti i tij që të gënjejë qysh më 1993 dhe të vendosë si rekomandues studimesh Sali Berishën, është vetëm guximi i një gënjeshtari patologjik, ose i një dysheje mashtruese pastaj, që zbulon histori tjetër.

Kjo është arsyeja që ky njeri ka shkaktuar kaq shumë zhurmë me një histori, që një njeri i pastër dhe që nuk gënjen, e mbyll për 2 minuta. Thjesht po e zënë hakat e gënjeshtrave të tij dhe po pëpriqet të bëhet popullor si njeri që nuk e dëmtojnë gënjeshtrat. Pastë fat.

 

Next Post
Nuk u lejua të udhëtojë drejt Rumanisë, Norvegjia humb ndeshjen në tavolinë

Nuk u lejua të udhëtojë drejt Rumanisë, Norvegjia humb ndeshjen në tavolinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In