• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hagë-publikohet dokumenti/ Basha ishte prezent kur po merrej në pyetje shoqëruesi i Rugovës në vitin 2000

by Ardit Rada
18/11/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta TemA ka siguruar dosjen e Gjykatës së Hagës në gjyqin ndaj Vlastimir Djordjevic, ish- zevendesminister i Brendshëm i Serbisë, dhe dëshminë në sallë të Adnan Mervocit kundër tij, kur Mervoci pyetet nga gjykatësi për Lulzim Bashen.

Lulzim Basha ka qene thjeshte nje perkthyes i palistuar tek ata zyrtare ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.

Adnan Mervoci, ish- shoqëruesi i presidentit Ibrahim Rugova eshte pyetur ne Gjykaten e Hages ne senacen gjyqësore kunder Vlastimir Djordjevic, ish- zevendesministër i Brendshem i Serbise, qe ka kryer krime ne Kosove, rreth Lulzim Bashes.

Ne perpjekje per t’u sqaruar me zotin Mervoci, nese ai ishte pyetur dhe me pare nga Gjykata e Hages, Mervoci deshmon se eshte pyetur per nje ceshtje tjeter ndaj ish- presidentit Milutinoviç dy here, nje here ne Prishtine e me pas ne Hage ne prill te vitit 2000.

Ngaterresa ishte per kohezgjatjen e intervistes, ngaterruar me kohen e gjate kur eshte pyetur.

Gjyqtari e pyet se a e njeh Lulzim Bashen dhe çfare donte ai ‘ne dhomen tuaj kur jeni marre ne pyetje’.

“Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?

Përgjigje: Po, e njoh.

Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?

Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë.

Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?

Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.

Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë. Z. Merovci, nëse nuk gaboj, dhe ju e konfirmuat këtë, që deklaratën e firmosët më datë 13 prill apo më 12 prill 2000?

Përgjigje: Po.”

Intervista eshte marre nga dosja e Vlastimir Djordjevic ne gjyqin e Hages dhe emri i Bashes permendet ne faqen 2048.

Deshmia tregon se Basha nuk ishte nje person zyrtar i listuar si perkthyes nga Gjykata e Hages. Dyshimet e gjyqtarit pse ai ishte ne dhome me zotin Mervoci, tregon si ai nuk ka qene aty ne vendin e duhur.

Perse ka qene mund ta sqarojë vetem Basha.

Adnan Mervoci ishte truproja i presidentit Rugova dhe gjate deshmise eshte pyetur per sjelljet e policise ne Prishtine gjate kohes qe Rugova mbahe peng. Policia ne ate kohe ishte nen komanden e te pandehurt Djordjevic.

Po e japim te plote kontekstin e bisedes, ku Mervoci ehste pyetur per Lulzim Bashen.

Dëshmia:

“Në vitin 2000 në Prishtinë dhe më pas këtu në Hagë, që zgjati më shumë. Ishte një intervistë më e gjatë. Gjatë asaj kohe, unë firmosa deklaratën dhe  kjo gjë ndodhi në vitin 2000”.

Pyetje: Mund të më thoni se sa ditë keni folur me hetuesit këtu në Hagë?

Përgjigje: Nuk e mbaj mend me saktësi. Besoj se kanë qenë dy ditë.

Pyetje: Faleminderit. Por ju më thatë që dhatë një deklaratë për një kohë të gjatë në Hagë; dhe herën e parë ishte dy ditë dhe ju nuk thatë që ishte e gjatë; herën e dytë ishte sërish dy ditë.

Përgjigje: Besoj se ju po më kërkoni të bëj një koment, por nuk po më bëni pyetje. Unë nuk ndodhem këtu për t’iu përgjigjur komentit tuaj, por për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

Pyetje: Pyetja ime ishte se ju keni dhënë intervista që në çdo rast kanë zgjatur dy ditë, por më pas thatë se intervista juaj në Hagë ishte e gjatë. Nëse ka qenë dy ditë, atëherë ka qenë si herët e tjera, nuk ka qenë më e gjatë. Kjo është pyetja ime.

Përgjigje: Nuk e mbaj mend me saktësi, por besoj se ka zgjatur dy ditë të plota.

Pyetje: Faleminderit. Mund të më thoni nëse intervista është zhvilluar në anglisht edhe në atë rast dhe a kanë qenë të njëjtët persona të pranishëm?

Përgjigje: Ishin të njëjtët persona. Ishte–biseda ishte në anglisht, por kishte një përkthyes që shumë rrallë u përdor, mund të them që u përdor një apo dy herë, por po, ai ishte i pranishëm. E kam fjalën për intervistën e Hagës, sepse para intervistës së Hagës, siç e thashë, ishte intervista në Prishtinë.

Pyetje: Faleminderit: Po në Prishtinë pati  një përkthyes?

Përgjigje: Po, kishte një përkthyes, por ai u përdor shumë pak, shumë rrallë, por po, ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës.

Pyetje: Faleminderit! Muhamet Hamiti ishte, nëse e njihni?

Përgjigje: Po, ai ishte, në Prishtinë.

Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?

Përgjigje: Po, e njoh.

Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?

Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës  në Hagë.

Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?

Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.

Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë. Z. Merovci, nëse nuk gaboj, dhe ju e konfirmuat këtë, që deklaratën e firmosët më datë 13 prill apo më 12 prill 2000?

Përgjigje: Po.

Pyetje: Deklarata që firmosët ju ishte në anglisht?

Përgjigje: Po, në anglisht. E lexova, e kuptova dhe më pas e firmosa.

Pyetje: Faleminderit! U përkthye me gojë për ju në shqip apo me shkrim?

Përgjigje: Ma ofruan edhe këtë mundësi, por unë u përgjigjja që nuk ishte nevoja. Më pas u përkthye në serbisht, por unë nuk u kërkova që ta përkthenin në shqip, ndonëse më pyetën nëse e doja të përkthyer në shqip, por u përgjigja që ishte shumë e qartë për mua dhe se isha në gjendje ta firmosja në anglisht.

Pyetje: Faleminderit. Morët një kopje të deklaratës?

Përgjigje: Po.

Pyetje: Faleminderit. Bini dakord me faktin se kjo deklaratë që keni dhënë pasqyron saktësisht ato që kujtoni ju nga periudha për të cilën dëshmuat?

Përgjigje: Po.

Zoti Basha e ka ne dore te sqarojë realisht se cili eshte roli i tij si deshmitar ne kete seance pyetjesh nga prokurori, nderkohë qe Merovci flet anglisht dhe e ka firmosur deklaraten e tij ne anglisht.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

November 24, 2026
Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

November 24, 2026
Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

November 24, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

November 24, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

November 24, 2026
U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

November 24, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

November 24, 2026
Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

November 24, 2026
Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

November 24, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In