• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD, (Gazi) e ka të pamundur…

by Artur Ajazi
08/09/2023 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sipas të gjitha parashikimeve dhe analizave të “ftohta” politike, mendoj se Partia Demokratike do të vijë në pushtet, kur Gaz Bardhi të jetë një ditë, sa mosha e Berishës sot. Pra do ti duhen edhe nja 4 mandate të tjera socialistësh, dhe serish duhet ta mendojë mirë kjo opozitë ardhjen në pushtet.

Gjendja mjerane në të cilën ndodhet sot PD-ja, krizat e thella të lidershipit dhe aksioneve të tyre opozitare, braktisja dhe mungesa e dëshirës për ribashkimin, hapjen dhe afrimin e elementëve të rinj, janë disa prej shkaqeve që asnjëherë nuk kanë patur brënda asaj force politike një analizë analizë serioze.

Rikthimi i Berishës, dhe së fundi rikthimi i pritshëm i Bashës, ishin dy “surprizat” e pakëndëshme që nuk gëzuan shumicën e anëtarësisë, dhe thelluan ndasitë mes tre grupimeve rivale brënda asaj partie. Edhe përpjekja e Bardhit, për të mbledhur rreth tryezës miq dhe armiq të partisë, rezulton e dështuar.

Edi Rama, nuk mund të trembet dhe rrëzohet nga një grusht dështakësh, nga një grusht deputetësh, që akoma nuk i njohin zgjedhësit e tyre, pasi kanë 2 vjet e ca, që merren me luftën klanore dhe rizgjedhje kryetarësh. Ata që mendojnë të kundërtën, duan të gënjejnë imagjinatën e tyre. Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë përpara beteja të shumta si brënda Parlamentit, ashtu edhe jashtë tij.

Problemi i vulës, simboleve, problemi i kryetarit të grupimit parlamentar, apo dhe proceset e tjera gjyqsore, do të jenë faza të gjata sfilitëse të asaj force politike. E ndërsa Edi Rama dhe Partia Socialiste, vijnë në çdo fundmandati qeverisës me premtime të mbajtura, problematika të zgjidhura për shqiptarët, me arritje në fushën e rrogave, pensioneve, investimeve, politikave të punësimit, apo integrimit, Partia Demokratike, ka mbetur ende tek ngërçi i “vulës, pronësisë së selisë, flamurit, emrit” etj.

Përpjekja e fundit e Gaz Bardhit, apo dhe afrimi rreth tryezës së shumicës së deputetëve kurreshtarë, nuk mendoj se do të ribashkojë PD, dhe as bëhet fjalë për “sheshimin” e problematikave që kanë sot Berisha-Basha. Ajo thjesht ishte një tentativë për të “trukuar” në opinionin e brëndshëm të partisë, paksa rolin e zbehur të Berishës si kryetar i “Rithemelimit”. Natyrisht ëndërra e Gazit, mbetet “pushteti”, dhe para tij, harron çdo akuzë dhe debat verbal që ka patur dikur me “non-gratën”, që sot e fton në krye të sofrës.

Duke harruar ca rregulla që ka marrja e pushtetit, Gaz Bardhi ndoshta duhet të presë gjatë, ndoshta derisa të shkojë në moshën e Doktorit sot, për të sjellë partinë e tij atje, ku sot e ka Edi Rama. Me një parti të shpartalluar në të “katër nahitë”, Gaz Bardhi edhe pse nuk e beson fare Berishën, po luan mrekullisht rolin e “negociatorit inteligjent”.

 

Next Post
Premtimi ndaj Kievit për 6 sisteme Cezar/ Kërkesa e Macron për prodhuesin e armëve: Punoni si të ishim në luftë

Macron i hap rrugën mbajtjes së një referendumi për emigracionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In