• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

by Ylli Pata
02/08/2026 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Partia Demokratike bëri betejë në Kuvend, gjatë diskutimit të marrëveshjes ushtarake ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, për një hua shtetërore që kalon 300 milionë dollarët amerikanë.

Sali Berisha, si dhe drejtuesit e tjerë të PD-së, kanë thënë se nuk janë kundër marrëveshjes me SHBA-në, por sipas tyre nuk është e rregullt procedura e përshpejtuar e futjes në rend të ditës dhe miratimit të saj.

Me një fjalë PD, nga ajo që ka thënë publikisht nuk e ka me përmbajtjen, por me formën, me procedurën, me rregullin. Ky spartanizëm institucional i opozitës, natyrisht do të ishte marrë ndryshe nëse nuk njihet historiku politik i axhendave që i përmend përditë.

Gjithsesi, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, e dërgoi rastin në Kushtetuese, duke mbajtur si argument procedurën, jo përmbatjen.

Edhe mediat pranë PD-së, në argumentimin e tyre thanë se Edi Rama po e përdor marrëveshjen ushtarake me SHBA, si një justifikim për të sulmuar opozitën.

Me fjalë të tjera, PD i ka kërkuar Kushtetueses që të shprehet për mënyrën se si qeveria apo mazhoranca sillet në seancë plenare me një akt ndërqeveritar. Kur nga ana tjetër për aktin, ka thënë se nuk është kundër.

Me miratimin e Marrëveshjes Ushtarake me SHBA-në nga Kuvendi, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, e ka dekretuar ligjin, çka juridikisht akti është në rrugën për tu bërë operativ në hyrjen në fuqi.

E si rrjedhim, marrëveshja ushtarake ndërmjet Pentagonit dhe Qeverisë Shqiptare të nisë praktikisht të aktivizohet.

Deri këtu, dëgjuar deklarimet, opozita nuk ka përse të jetë kundër, pasi ka thënë se nuk e kundërshton marrëveshjen. Referuar asaj që Gaz Bardhi ka çuar në Kushtetuese, nëse gjyqtarët e trupës që intepreton ligjin themeltar do të përkrahin kërkesën e PD, nuk bie marrëveshja, por shtrëngohet Kuvendi, përkatësisht mazhoranca se kur duhet e kur nuk duhet të përdorin procedurën e përshpejtuar.

Por sot, Gazmend Bardhi, sulmoi Presidentin e Republikës se firmosi ligjin e Kuvendin për marrëveshjen me SHBA.

Bardhi, i cili, edhe pse janë nga e njëjta zonë me kreun e shtetit, Bajram Begaj, ka një inat të vazhdueshëm me gjeneralin-mjek që drejton shtetin shqiptar. Të cilin nuk lë rast pa e sulmuar, akuzuar, goditur, edhe pse nuk fiton asnjë pikë politike.

Nëse PD nuk është kundër marrëveshjes me SHBA, atëherë pse ka një problem nëse ajo ka hyrë në fuqi. Le të presë vendimin e Kushtetueses që të shprehet për procedurën e mazhorancës, që e ka cilësuar një përdorje politike.

Deklarimi i sotëm i Gazment Bardhit, de fakto e zbret opozitën si një kundërshtare të marrëveshjes ushtarake me SHBA.

Politikisht, ky akt i thënë aposteriori e ekspozon opozitën përballë SHBA-së. Një pozicion që nuk se përbën tabu, ama kërkon një argumentim, një qasje logjike dhe politike.

Sado që PD mund të vijojë edhe këto ditë se nuk ka gjë kundër marrëveshjes me SHBA, qëndrimi i Bardhit ndaj dekretit të Presidentit është i qartë. Çdo kancelari diplomatike e ka mbajtur shënim patjetër, e madje sipas të gjitha gjasave Bardhi për këtë e ka bërë.

Po përse PD e ka mbajtur këtë qëndrim ndaj SHBA, shtrohet pyetja? Në mexhlisin tonë politik e mediatic ka shumë mjegull e gjërat shpesh mbivendosen, por nëse i rikthehemi protestave të shkurtit, kur pas foltores plaste molotovi, ndodhi një zhvillim jo i vogël.

Flamuri amerikan u zëvendësua me atë gjerman, akt që u konsideruar si një qëndrim politik i PD-së dhe opozitës, i cili nuk se pati ndonjë ndryshim. i venti ndryshim është se sot PD, është e detyruar të dalë publikisht kundër SHBA. Qëndrimq ë nuk ka kthim prapa, madje as nga ndonjë vizë shëndetësore që mund të jepet apo është dhënë në parim, por që konkretisht kërkon përballjen me konsullin…

Next Post
Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë

Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t'ia sekuestrojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRAT/ Vrasja në gjueti, Policia e Dibrës zbardh detajet nga ngjarja tragjike! Kush janë viktima dhe autori, dy shokët kishin shkuar…

November 4, 2026
Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

A u manipuluan zgjedhjet në Izrael? Komisioni i Zgjedhjeve jep verdiktin

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë, por…

November 4, 2026
Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

November 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

Një dënim historik për një aventurier historik

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In