• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk u hapen dosjet e Sigurimit? OSBE: Qasja të jetë e përgjegjshme dhe transparente!

by S T
25/10/2024 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur qasja në dokumentet sekrete është e drejtë, e hapur dhe e përgjegjshme, ato bëhen mjete të fuqishme për të kuptuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë”, kështu deklaroi kreu i departamentit ligjor në OSBE në seminarin e organizuar sot nga Autoriteti i Dosjeve “Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

14 gazetarë të redaksive të kulturës dhe çështjeve të arsimit, të medias elektronike dhe të shkruar, 7 kërkues shkencorë të departamenteve të kërkimit shkencor në universitetet private dhe publike si dhe 11 studentë të komunikimit, gazetarisë, historisë, sociologjisë dhe shkencave politike morën pjesë.
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula në mesazhin e saj nënvizoi se për çdo shoqëri demokratike, hapja e dokumenteve sekrete është e rëndësishme për reflektim, përmirësim, transparencë.
“Por sidomos hapja e dokumenteve të një diktature të zgjatur si ajo e jona, jep një shans më shumë për të kuptuar kostot e demokracisë, për të nderuar dhimbjet e viktimave dhe familjeve të tyre dhe për të siguruar një shoqëri demokratike, funksionale të tipit evropiano-perëndimor”, tha ajo.

Sula theksoi se arkivat që ne administrojmë përbëjnë një pasuri të vyer për të kuptuar 50 vitet e regjimit diktatorial në Shqipëri, periudhë gjatë së cilës të drejtat themelore të njeriut u nëpërkëmbën, familjet u persekutuan dhe fjalës iu mohua liria.

“Në këtë arkiv gjenden dëshmi të një shoqërie që është përballur me dhunë, censurë dhe propagandë. Këtu vijnë çdo ditë familjarë të prekur, të cilët ndajnë histori njerëzore që ngarkohen me dhembje dhe shpesh na përlotin. Për këtë arsye, roli ynë si kujdestarë të këtyre dokumenteve nuk është vetëm për të ruajtur historinë, por për të mbrojtur të vërtetën e viktimave dhe për të siguruar që zëri i tyre të mos zhbëhet”, shtoi Sula.

Ajo theksoi në fjalën e saj se roli i medias dhe kërkuesve është jetik në këtë proces, duke sjellë në dritë historitë e harruara dhe duke ndihmuar publikun të reflektojë mbi të shkuarën me një sy kritik, por gjithmonë të bazuar në fakte.

Seminar u drejtua nga Dagmar Hovestadt, ish-zëdhënëse për Arkivat e Stasit në Gjermani, një eksperte me përvojë të gjatë në komunikimin dhe menaxhimin e dokumenteve të policisë sekrete. Qëllimi është të sigurohet një pasqyrim sa më i saktë i realitetit historik, duke i shërbyer së ardhmes dhe brezave të rinj me përgjegjësi të lartë etike.

“Gazetarët dhe studiuesit janë të mirëpritur të zhyten në këtë material, për të sjellë në dritë fakte të verifikuara dhe të analizuar nga konteksti i kohës së sotme. E vërteta në këtë kontekst është shumëdimensionaliteti i përvojave të njerëzve dhe ndërthurja e historive personale që na sjellin përpara një tabloje të plotë të asaj që ka ndodhur”, theksoi Sula.

Mauro Puzzo, kreu i departamentit ligjor në OSBE, tha: “Transparenca është çelësi për një shoqëri të shëndetshme dhe të informuar. Kur qasja në dokumentet sekrete është e drejtë, e hapur dhe e përgjegjshme, ato bëhen mjete të fuqishme për të kuptuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

Rasti Camaj dhe keqpërdorimi i dokumenteve nga kërkues ishte pjesë e diskutimit qëllimi i së cilës ishte kuptimi më i qartë i kontekstit historik dhe ligjor të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe transformimi i tyre në një rrëfim gazetaresk të bazuar mbi të vërtetën.

Next Post
Si mund të rriten deklarimet dhe të ulet informaliteti? Vjero: Kemi identifikuar sektorët problematikë

Si mund të rriten deklarimet dhe të ulet informaliteti? Vjero: Kemi identifikuar sektorët problematikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

September 7, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

September 7, 2026
Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com