• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk reagon AMA dhe Policia e Shtetit për dy “delinquentet” e “Ora News”

by Ilir Yzeiri
11/04/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri/

Ka disa orë që në rrjetet sociale po qarkullon një video e një emisioni që shfaqet në televizionin « Ora Neës » të një moderatoreje me emrin Roza Lati, e cila në fund të emisionit bashkë me të ftuarën një farë këngëtareje me emrin Kordana Kingji dredhin një cigare marijuhanë dhe pa iu dridhur qerpiku thonë se emisioni ynë është argëtues dhe jo edukativ.

Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këti reagimi. E kam fjalën tjetërkund.

Të kuptohemi, secili është i lirë që në jetën private, larg syve të të tjerëve, të bëjë çfarë të dojë dhe mund ta shkatërrojë jetën e tij me gjithçka të ndaluar. Natyrisht, shoqëria i informon të gjithë se çfarë është mirë dhe çfarë është keq. Ne, për fat të mirë, jetojmë në demokraci dhe lirinë e  të zgjedhurit dhe të vepruarit e kemi fituar me pashë. Secili është i lirë të çmendet sipas mënyrës së tij. Mirëpo, ka një ndryshim drastik midis jetës private dhe jetës publike. Cilido transmetues publik qoftë privat, qoftë jo, është i detyruar t’u përmbahet disa rregullave dhe ligjeve të shkruara. Atë hapësirë që të jep televizioni apo cilado medie tjetër askush nuk mund ta përdorë për të kryer vepra penale. Dhe, në këtë rast, ato dy vjaza kanë shkelur rëndë ligjin.

Ato kanë shkelur ligjin 97/2013 PËR MEDIAT AUDIOVIZUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, nenin 4 pika b) që thotë : b) veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut. Kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve;

dhe nenin 33, pika d që thotë : të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.

Pra respekton fëmijët dhe nuk transmeton programme që ncisin vepra penale. Sipas kodit penal po ashtu është e ndaluar përhapja, reklama dhe përdorimi në publik i lëndëve narkotike.

Të gjithëve na kujtohet një plakë e mbaruar që ishte në burg se i kishin gjetur disa kg hashash në shtëpi dhe të gjithë e mbajnë mend vizitën e Edi Ramës dhe amnistinë që i premtoi asaj. Dhe bëri shumë mirë. Po këto dy delinkuente që nuk njohin asnjë filtër dhe ai televizion që i lejon këto marrëzira penale çfarë kanë më shumë se ajo plaka e mjerë. A e dinë këto se argëtime të tilla shkatërrojnë fëmijët dhe se të bësh propogandë për të pirë marijuhanë në një medie publike është krim ?

Ne jemi një shoqëri e shthurur dhe pa asnjë filtër. Kemi kaluar nga diktatura në një shkatërrim total të gjithçkaje dhe nuk pyesim as për fëmijët që i helmojmë qoftë me këto programme qoiiftë edhe me disa tekste idiote të shkollave.

Next Post

VIDEO/ Universiteti Bujqësor, projekti i vitit 2012 kur qeveriste PD: Pallate në vend të shkollës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In