• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk duhet të ketë dilema se kë duhet të votojmë sot?

by Altin Ketro
25/04/2021 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Sot shqiptarët shprehin me votë vullnetin e tyre politik, se cili do të jetë kryeministri që do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Është një moment vendimtar e historik, sepse bëhet fjalë për të përcaktuar vijimin e një rruge të nisur me aq mund në vitin 2013 e të strukturuar hap pas hapi këto 8 vite të qeverive socialiste, ose rrezikun që të kthehemi sërish në modelin e harruar të një qeverisje tribale si ajo e Sali Berishës.

Çdokush prej nesh që do t’i drejtohet kutisë së votimit këtë 25 prill, duhet të ketë parasysh se kjo votë ka një vlerë të paçmuar për të mos e shpërdoruar duke shënuar në të një numër të gabuar i cili më pas do ndikojë për keq në 4 vitet që do pasojnë.

Po të kthehemi pas në kohë, vëren fare lehtë se sa i vështirë ka qenë ky mandat i dytë për qeverinë “Rama”, e cila u përball me sukses me një sërë sfidash të mëdha që, në jo pak raste, e larguan prej objektivave mbi të cilat mbështetej në fillim të mandatit.

Viti 2017 ishte një vit elektoral, por sfida më e madhe që kishte Edi Rama ishte që ta fuste Lulzim Bashën në zgjedhje. Ankthi se ai do t’i bojkotonte zgjedhjet nga frika e humbjes, e detyroi kryeministrin Rama që të ndërmerrte një hap të guximshëm, pa miratimin e partisë së tij, duke ndarë pushtetin ekzekutiv me Partinë Demokratike si dhe një sërë institucionesh varësie të rangut të lartë.

Ishte një prej atyre lëvizjeve politike që nuk do mund të ndodhte nëse në pushtet do të ishin ata që sot e pretendojnë atë. Dhe kjo është pranuar edhe gojarisht prej tyre kur janë pyetur.

Praktikisht vetëm viti i parë i qeverisjes së mandatit të dytë, ka qenë i qetë për kryeministrin Rama, sepse në shkurt 2019 nisën protestat në rrugë të opozitës që kulmuan me djegien e mandateve të deputetëve dhe me një seri incidentesh me sulme të dhunshme kundrejt institucioneve të larta të shtetit: kryeministria, salla e Seancave Plenare të Kuvendit si dhe ministria e Brendshme, ndaj të cilave u përdorën deri edhe bomba “Molotov”.

Deri në qershor 2019, ishte një amulli e plotë politike, me një opozitë që përveçse dogji mandatet, bojkotoi edhe zgjedhjet për pushtetin vendor duke mos kandiduar në asnjë prej 61 bashkive.

Kjo situatë zgjati deri nga muaji tetor 2019, teksa pritej nëse do zbatohej dekreti fiktiv i presidentit Meta që i zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit, por që fatmirësisht asnjë prej palëve nuk e mori seriozisht dhe këtë dështim e pranoi edhe vetë ai.

Në nëntor 2019 disa qarqe të Shqipërisë ishin pjesë e goditjes prej një tërmeti të fuqishëm që shkatoi rreth 50 viktima dhe dëme shumë të mëdha materiale.

Një Shqipëri e cila tërmetin e fundit shkatërrimtar e kishte patur në vitin 1979, ku mbizotëronte puna vullnetare për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarve në rajonet Dibër e Shkodër, u gjend e papërgatitur për një situatë të tillë ku brenda 3 minutave të rrafshoheshin pallate shumëkatëshe.

Dhe si të mos mjaftonte kjo gjëmë kombëtare, pas tre muajsh, në mars 2020, Shqipëria dhe mbarë bota u përballën me një prej pandemive më të mëdha të njerëzimit, gjë që e çoi vendin në një mbyllje totale të qarkullimit të njerëzve dhe aktivitetit tregtar.

Pandemia e Covid-19 natyrisht pati dhe do të ketë edhe në të ardhmen, pasoja të rënda në ekonominë shqiptare dhe të atë globale, përfshi këtu edhe vende që sot janë në grupin e G7-ës dhe që janë motori lëvizës i ekonomisë botërore.

Teksa vendi po kalonte një vit shumë të vështirë, me masa të rrepta shtrënguese dhe po rimerrte disi ritmin prej një procesi vërtet historik si ai i rindërtimit, Shqipëria u përball në janar 2021 me një intensitet të lartë reshjesh shiu të cilat shkaktuan përmbytje, sidomos në qarqet e Shkodër e Lezhë. Fatmirësisht, puna paraprake e bërë me kohë për hapjen e kanale kulluese dhe mirëmenaxhimi i kaskadës së Drinit, bëri që pasojat e përmbytjeve të ishin dy herë më të ulëta se sa ato të vitit 2010, ndonëse pati rreshje me intensitet dy herë më të lartë se sa një dekadë më parë.

Dhe me gjithë këto “teka” të natyrës, të cilat iu bashkëlidhen edhe tekat e opozitës, duhej një vullnet i fortë politik për t’i bërë ballë përballjes më këto fenomene nga njëra anë, dhe mbajtjes së ekonomisë në shina nga ana tjetër.

Pyetja që më vjen ndërmend në këtë çast është: Vallë, a do t’ia kishte dalë dot Lulzim Basha që në rolin e kryeministrit t’i kishte bërë ballë të gjithave atyre çfarë thashë më lart?!

Në vitin 2012, “babai” i tij shpirtëror, Sali Berisha, pa asnjë prej ngjarjeve të mësipërme mbi shpinë, u detyrua që të shesë 4 hidrocentrale fitimprurëse dhe një hotel historik të Tiranës, sepse nuk kishte më para për të paguar rrogat e administratës.

Edhe në atë kohë ishin bashkë, Berisha e Meta në qeveri, si dhe Luli në bashkinë që ia kishte lënë në përdorim kunatit të tij dhe vetë qëndronte në zyrat e SHQUP-it duke ëndërruar për ndërtimin e tramit të Tiranës dhe lutur symbyllas: O Zot, bëje realitet!

Prandaj 25 prilli është një ditë e rëndësishme për fatet e Shqipërisë. Kjo datë duhet të shërbejë edhe si një proces mbështetje dhe mirënjohje ndaj kryeministrit Rama, në përpjekjen e tij titanike e të palodhur për përballimin e procesit të rindërtimit dhe të menaxhimit të pandemisë e, së fundi, edhe të gjetjes së vaksinave anti-Covid, ku tashmë kemi 400 mijë të vaksinuar.

Sot, secili prej nesh që i thotë vetes shqiptar, duhet të jetë më i kthjellët se kurrë, më gjakftohtë se kurrë, më largpamës se kurrë, më i vendosur se kurrë, që të tregojë qytetarinë e vetë. Sot është dita ku tek 5100 qendra votimesh ndahet e ardhmja me të shkuarën, progresi me regresin, përparimtarja me prapambetjen.

Kur të marrë në dorë fletën e votimit çdokush duhet t’i bëjë pyetje vetes: Do votoj për Shqipërinë e dekadës 2030 me 6 porte detare turistike e tregtare, 4 aeroporte, autostrada tejetej Shqipërisë, hidrocentrale, parqe të energjisë diellore, bujqësi të zhvilluar, agroturizëm e turizëm elitar, shëndetësi me standarde, arsim bashkëkohor, digjitalizim të plotë të shërbimeve, mijëra vende të reja pune e qindra punë të tjera madhore, apo do bëj prapakthehu për t’ia nisur nga fillimi si në vitet ’90 me përfaqësuesit hakmarrës e dallkaukë të opozitës PD-LSI që shtetin e shohin thjesht si plaçkë që duhet shqyer dhe ku më i rëndësishmi për ta nuk është qytetari pa dallime partiake, por vetëm militanti, ai që u jep votën.

Sot nuk duhet të ketë asnjë dilemë për votën që duhet hedhur në kuti dhe asnjë kompleks për ta deklaruar atë. VOTO PS12 dhe ke bërë detyrën tënde ndaj Shqipërisë duke i dhënë besim zhvillimit të vendit dhe njëkohësisht ke kontribuar për t’i shporrur nga jeta politike famëkëqijtë e tranzicionit: Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin.

Next Post
Makina futet me shpejtësi në sheshin “Skënderbej”, shoferi i dehur tenton të përplasë qytetarët

Makina futet me shpejtësi në sheshin "Skënderbej", shoferi i dehur tenton të përplasë qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In