• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk duhet lejuar votimi me dokumente të huaja?

by Thoma Gëllçi
06/02/2025 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

A mund të lejohet një person të votojë për fatin politik të Shqipërisë pa pasur asnjë dokument shqiptar? A është e drejtë që dikush të identifikohet vetëm me një pasaportë të huaj dhe të ndikojë në procesin zgjedhor të një shteti ku ndoshta nuk jeton prej dekadash? Këto pyetje kanë ndezur debatin publik dhe politik ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e majit, ku diaspora do të votojë për herë të parë.

Procesi i regjistrimit ka nisur me ritme të shpejta. Deri tani, rreth 200 mijë shqiptarë të emigruar janë regjistruar për të votuar, një numër që mund të luajë një rol kyç në rezultatin zgjedhor. Por mijëra të tjerë rrezikojnë të mbeten jashtë procesit për shkak të mungesës së dokumenteve shqiptare. Për të adresuar këtë problem, qeveria ka miratuar një vendim që lejon votimin me pasaporta ose karta identiteti të skaduara, duke lehtësuar kështu pjesëmarrjen e emigrantëve që nuk kanë pasur mundësi të rinovojnë dokumentet e tyre.

Megjithatë, opozita kërkon një hap më tej: të lejohet votimi edhe për ata që nuk kanë fare dokumente shqiptare, por që posedojnë vetëm pasaporta apo karta identiteti të huaja. Kjo kërkesë ka shkaktuar polemika të forta dhe është pritur me skepticizëm nga shumë ekspertë dhe qytetarë.

Problemi kryesor i këtij propozimi është mungesa e një baze të qartë ligjore. Kushtetuta dhe ligjet zgjedhore të Shqipërisë përcaktojnë se vetëm shtetasit shqiptarë mund të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse një person nuk ka asnjë dokument shqiptar të vlefshëm, si mund të provohet me saktësi shtetësia e tij? A ka ai ende të drejtën ligjore për të votuar ?

Përtej aspektit ligjor, lejimi i votimit me dokumente të huaja ngre edhe shqetësime të mëdha për integritetin e zgjedhjeve. Identifikimi i saktë i votuesve është një element themelor për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm. Nëse hapet dera për votim pa dokumente shqiptare, rreziku i manipulimeve dhe abuzimeve bëhet i madh. Nuk është e pamundur që një sistem i tillë të krijojë mundësi për mashtrime, përfshirë votimin e shumëfishtë apo përfshirjen e personave që nuk kanë të drejtë ligjore të votojnë. Si mundet të verifikohet saktësia e një dokumenti të huaj nëse eshtë fallso apo i vërtetë dhe mbi cfarë baze të dhënash do të krahasohet?

Një tjetër shqetësim është precedenti që mund të krijohet. Nëse sot lejohet votimi me dokumente të huaja, çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme? A do të kërkohet më pas që të votojnë edhe ata që nuk kanë asnjë dokument identifikimi, por që thjesht vetëdeklarohen si shqiptarë? Një hap i tillë do ta bënte të pamundur garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe të monitorueshëm.

Diaspora ka një rol të rëndësishëm dhe e drejta e saj për të votuar duhet të mbrohet. Por kjo duhet të bëhet në mënyrë të rregullt dhe transparente, duke u siguruar që çdo votë ka legjitimitet të plotë. Në vend që të krijohen hapësira për konfuzion dhe abuzime, shteti shqiptar duhet të fokusohet në lehtësimin e rinovimit të dokumenteve për emigrantët dhe përmirësimin e shërbimeve konsullore, në mënyrë që çdo qytetar të ketë mundësinë të identifikohet saktësisht përpara se të votojë.

Lejimi i votimit me dokumente të huaja nuk është thjesht një çështje teknike, por një çështje themelore e besueshmërisë së demokracisë shqiptare. Procesi zgjedhor duhet të mbetet i pastër dhe i mbrojtur nga çdo mundësi manipulimi. Ndaj, çdo ndryshim në rregullat e votimit duhet të bëhet me kujdes maksimal, duke garantuar që e drejta e votës të mos kthehet në një mekanizëm që cënon integritetin e zgjedhjeve.

Next Post
Djali i familjes simbol të Gërdecit, kërkesë Ramës: Më kandidoni përballë Mediut

Djali i familjes simbol të Gërdecit, kërkesë Ramës: Më kandidoni përballë Mediut

Comments 1

  1. Mane Hadëri says:
    1 year ago

    Eh ku je gjithollogu Gëllçi.
    Bëj vezë aty ku je, se sa ishe këtu në Shqipëri, e ndrite……duke të të çertifikuar si ….hajdut.
    Heshtja është flori.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In