• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djali i familjes simbol të Gërdecit, kërkesë Ramës: Më kandidoni përballë Mediut

by A R
06/02/2025 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Geraldo Durdaj, është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik. Ai është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit.

Familja Durdaj, veçanërisht nëna e Geraldos, Zamira është simbol i rezistencës në kërkim të drejtësisë për ngjarjen e rëndë, pas së cilës shumë familje mjerisht e shitën gjakun e të vrarëve me para.

Por jo Zamira dhe as Geraldo që nuk u shitën dhe as u dorëzuan duke kërkuar nga shkalla në shkallë brenda dhe jashtë vendit gjykimin dhe dënimin e fajtorëve politikë të korruptuar të Gërdecit.

Rigjykimi i tashëm është frut i përpjekjeve të tyre dhe i avokatëve të tyre.

Geraldo ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas drejtoi për disa kohë ATP-në. Ai do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e pritshme të majit.

Në këtë intervistë për gazetën DITA ai tregon arsyet që e shtyjnë drejt këtij vendimi.

Përshëndetje z.Durdaj. Fillimisht, donim të pyesnim, pse mendon që duhet të kandidojë Geraldo Durdaj në këto zgjedhje?

Geraldo Durdaj: Unë do pyesja Fatmir Mediun si fillim: “Nëse do fitosh si deputet dhe Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet, do jesh Ministër i Mbrojtjes? Do justifikohesh që s’e dije se çfarë po ndodhte në fshatin Gërdec, ku kishte njerëz që kishin një jetë normale para asaj gjëme që shkaktove ti dhe korrupsioni? Që si njerëz normal po bëheshin gati për dreken e të shtunës kur i hodhët në erë? Kur të jesh Ministër i Mbrojtjes, këtë herë çfarë do ndryshojë?

Do t’ia drejtoja këtë pyetje edhe Sali Berishës: Do vrasësh sërish protestues meqë do të bëhesh sërish kryeministër? Unë kam në plan të protestoj, kur gjërat mos më duken të drejta, por kam frikë për veten, për familjarët e mi, për miqtë që i di që janë rebelë dhe kundërshtojnë kur shohin padrejtësi.

Kandidoj pra, sepse nuk dua të vriten të tjerë nga qeveria si vëllai im. Kandidoj që nëse dua, të mundem të dalë në protestë pa frikë se po më vret kryeministri.

Kandidoj edhe sepse do doja që përveç politikanëve të vegjël si këta që përmenda, as shtetet e mëdha të mos vendosin për ne, pa na pyetur.

Kandidoj gjithashtu, sepse më pëlqen që Shqipëria të mos dalë në media vetëm për tragjedi, po edhe për malet e bukura të Gramshit, apo Tropojës.

Pyetjes suaj dmth, doja ti përgjigjesha nëse do shikoja që mediat t’ia bënin këtë pyetje së pari atyre që nuk duhet më kurrë të ishin në politikë. Do ishte pyetje e mirë, vetëm nëse disa do kishin të njëjtën dëshirë për të kuptuar se ku na ka çuar politika, sidomos kur vjen pasiv-agresive si përpara zgjedhjeve të fundit.

Unë do kandidoj edhe sepse më duket e domosdoshme të sfidojë të keqen që ka qenë shumë reale për familjen time, dhe vazhdon të jetë këmbanë e tmerrshme për të gjithë shoqërinë.

Partia Socialiste po kërkon mandatin e katërt. Çfarë mendon që kjo parti do bëjë tani, që nuk e ka bërë në tre mandatet e mëparshme?

GD: Ka pasur një rrugëtim më të gjatë se zakonisht. Dukej sikur ishte krijuar një traditë me dy mandate. Kjo e parë nga larg, por nëse i marrim në analizë, dy-mandatshi i parë i Berishës u ndërpre me luftë civile. Përpjekja e parë e kësaj demokracie, shkoi pra në zgrip nga qeverisja e keqe e një njeriu që pushtetin nuk e mban dhe as e kupton dot pa dhunuar kundërshtarët.

Në vitin 1997 ushtrinë shqiptare e nisën të luftonte me shqiptarë. Kushtetuta që bënte Berishën mbret nuk kishte se si të miratohej. Lekët e shqiptarëve shumoheshin në mënyrë kaq absurde, sa Lul Basha në atë kohë do dukej profesor matematike.

Herën e dytë po i njëjti person, këtë herë kryeministër, kreu 21 janarin. Katër qytetarë të vrarë, 400 të plagosur, bomba e fishekë që fluturuan e morën jetë. Në atë kohë “turistët” e vetëm ishin gazetarët që vinin për të parë luftën nga afër. Shikoni sot.

Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve të qeverisjes Rama. Duhet pranuar ndryshimi i madh që ka ndodhur. Dhe ky ndryshim duhet të vijojë me një mandat të ri.

Që në moshë të vogël unë kam qenë i angazhuar në forumet rinore të Partisë Socialiste. Ajo ka treguar se është e vetmja parti që ka potencialin për forcimin e shtetit. Sot themi që Shqipëria në 2030 do jetë në Bashkimin Europian. E meriton të jetë PS në pushtet sepse kjo rrugë u bë e tillë gjatë mandateve të Partisë Socialiste. Janë dashur shumë përpjekje dhe shumë fat që të ishim kaq afër.

Cilën zonë ke zgjedhur dhe pse?

GD: Që në fillim të aplikimit tim pranë platformës Deputeti që Duam, kam zgjedhur në mënyrë specifike të jem kandidat për vendlindjen time, qytetin e Gramshit. Origjina ime është nga fshati Kotkë i Gramshit, dhe populli i Gramshit është inteligjent e vlerësues. Dua të jem përfaqësuesi i tyre. Por kjo gjë do të vendoset nga përzgjedhja që kryetari i Partisë Socialiste do bëjë.

Këto kohë kam shkelur në çdo fshat të Gramshit, kam parë familjet në nevojë dhe kemi adresuar probleme për t’u zgjidhur. Kam dëgjuar çdo banor të fshatrave ku kam shkelur, kemi dhuruar libra pranë gjimnazit të Gramshit. Jam një arkiv e mirë plotësuar e shqetësimeve të asaj zone. Dashuria për ata njerëz më jep zemër e kurajo. Dua të jem edhe një zë i ngritur për të lehtësuar jetën në atë zonë të Shqipërisë.

Nëse nuk zgjidhem përfaqësues për Gramshin, do të doja të më jepej një mundësi nga Partia Socialiste për të qenë përballë Fatmir Mediut në një përballje elektorale.

Përtej kësaj s’kam asnjë dyshim që Partia Socialiste do të fitojë mandatin e katërt. Populli shqiptar nuk mund të votojë një opozitë që nuk di se ku janë dhe çfarë bëjnë, një parti që mund t’i kthejë dhe dy apo tredekada më pas.

Çfarë mendon për partitë e reja?

Partitë e reja më duken me ide të vjetra. Nuk kanë organizim të brendshëm, nuk kanë debate të brendshme, dhe përveç kryetarit, askush nuk njihet, nuk kanë ekipe. Lëvizja Bashkë ka treguar se ka përmbajtje, por vuan nga ato që thashë më sipër. Ky është mendimi im.

Gazeta Dita

Next Post
“Dosja e plotë, është i fajshëm”/ Hila për “Belerin”: Kryeministri i Greqisë u zbyth. Çështja të lihet në dorë drejtësisë

"Basti" publik i Hilës: Asnjë nga partitë e reja s’do arrijë të fusë deputetë në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In