• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ne shqiptarët i vlerësojmë pak të zgjedhurit tanë dhe një kompilim nga Ivan Krastev

by Ben Andoni
23/02/2022 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pse demokracia liberale po ç’flluskon në kohën tonë? A nuk e deshëm vallë vetë ne dhe në vitin 1990 të gjithë thërrisnim me një zë “Liri, Demokraci”? Pse shuhen aq shpejt premtimet e të zgjedhurve tanë të pushtetit lokal dhe atij qendror dhe ne sërish i votojmë? Pse bëhen ata aq të pasur, pas vetëm pak kohësh në pushtet? Pse nuk gjenden pas hekurave? Pse një shqiptar i thjeshtë, kapur me pak gramë drogë, është në burg?

Të marrim sa të marrim nga kjo demokraci, duket sikur po reduktohet perceptimi i demokracisë liberale në vendin dhe në kohën tonë. Kurse politologu Ivan Krastev e shkruante ndryshe në një ese të tij të thukët të titulluar: “Ajo ç’ka shkoi mirë, është edhe ajo që ka shkuar mirë”. Dhe, abstragimi i tij në shkrim lidhej me faktin nëse do arrijë ndonjëherë besimi i publikut tek demokracia të shtohej apo jo; nëse do të kishte më shumë transparencë dhe hapje, elementë që do ta përballnin publikun me institucionet e tij dhe tek demokracia e rrëfyer? Dhe “e konfuzonte” sërish, kur thoshte pak rreshta më pas po: Po a ja vlen vallë transparenca?…Pyetje të bukura që na vinë në këto momente, kur Shqipëria përgatitet për zgjedhjet e pjesshme lokale. Pse shqiptarët e zakonshëm nuk u besojnë më administratorëve lokalë dhe të zgjedhurve të tyre të pushtetit qendror? Le të flasim me statistika për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale: 26 korrik 1992-1,988,795 të rregjistruar-70.7% e votuesve;1 dhe 15 tetor 2000-2,329,639 të regjistruar 50.7 % votuan;12 tetor 2003-2,703,608 të rregjistruar-45.7% votuan; 18 shkurt 2007-2,929,293 të rregjistruar-46.3% votuan;8 maj 2011-3,166,279 të rregjistruar-50.9 % votuan; 21 qershor 2015-3,372,471 të rregjistruar-47.3% votuan; 30 qershor 2019-812,249 të regjistruar-vetëm 22.9 % votuan…Pse ka rënë kaq shumë numri i votuesve dhe pse votojnë më pak se gjysma e shqiptarëve? Pse më pak se gjysma e popullsisë vendos për të tërën?

Duket se njerëzit nuk i besojnë më administratorëve të tyre (kryetarë bashkie dhe komunash) sepse tek e fundit edhe ata rezultojnë që në fund mbeten thjesht disa politikanë. Por në letra dhe në retorikën e prezantimit ata të flasin për liberalizmin dhe artikulojnë si pakkush për demokracinë, të hutojnë për zgjedhjet e ndershme që në fakt bëjnë shumë sens sepse individi jo thjesht ka të drejta por edhe mundohet t’i kërkojë ato përmes votës. Shteti i administruar nga të zgjedhurit tanë të gjithë niveleve ka detyrim të madh përballë qytetarit të vet, teksa trumbetohet më të madhe barazia e ligjit dhe shanse të barabarta për ata që duan të nisin diçka, por a i përmbush vallë ato?! Në terren ka treguar se jo. Ç’është e vërteta: Liberalizimi me idetë e vet ka qenë përherë i adhuruar dhe i propozuar sepse mbart një sens drejtësie që e përshkon teorikisht shoqërinë në të gjitha akset e veta, por koha po tregon se po shfryhet shumë.

Të mjafton të bësh një revistim të demokracisë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore me nivele shumë më të arrira se Shqipëria dhe të kuptosh se demokracia liberale pothuaj nuk ekziston më me kanonet e saj në kohën tonë. Ligjvënësit dhe kryetarët e bashkive dhe komunave kthehen për vetëm pak kohë të pasur dhe kjo është pabarazia më e madhe. Qoftë morale por dhe etike. Paskësaj, janë ata që arrijnë të krijojnë kastën e tyre, e cila e bën diferencën me kamjen ekonomike dhe arsimin. Kjo e fundit do të thotë se: Fëmijët e tyre janë në shkollat më të mira dhe gati për t’u integruar në shoqëri në stade shumë më të larta e në kushte të pabarabarta me shqiptarët e tjerë që mbarojnë në Shqipëri në universitetet fare të zakonshme….me pak fjalë, ka një sens hileje që e përshkon të gjithë artikulimin social të demokracisë dhe që e ndjejmë të gjithë në kurriz. Në të gjitha programet partiake ke kapitullin përkatës dhe fragmente të tëra për struktura sociale për barazinë por njeriu shpejt kupton se njerëzit e zgjedhur në pushtetin lokal e krijojnë vetë pabarazinë, njësoj si kolegët e tyre ligjvënës…Paradoksi nuk ndalet madje edhe këtu: Në shumë programe të së Djathtës ke shumë më tepër shikime sociale që afrojnë tek e Majta. Të mjafton politika e PPP-ve të së Majtës që ti kupton këtë diferencë të madhe, por mbi të gjitha ajo që lidhet me transparencën dhe mbi të gjitha shkarjen tek e Djathta. Ne sot jetojmë në një botë kibernetike por që publikut i bëhen pak gjera transparente: “Veçse, sot, ka shumë njerëz sot që janë pesimistë rreth atyre që e shohin me dyshim aftësinë çudibërëse e transparencës”, shpjegonte Krastev.

Dhe, çfarë ka bërë sot demokracia liberale dhe pse nuk përkthehet ajo dot me mirëqenie, ti e kupton nga migrimi masiv i shqiptarëve dhe i gjithë ballkanasve, shtuar madje deri edhe me vendet Balltike dhe sidomos vendet e Evropës Qendrore të tilla si: Hungaria, Sllovakia, Polonia etj., ku veç të rinjve tashmë po largohet dhe krahu i punës…Rasti i Shqipërisë është i dukshëm. Ata punëtorë që mbesin në vende si tek ne janë të paaftë që ti përgjigjen investimeve të huaja dhe kjo ndikon direkt në uljen e investimeve të huaja në vend, kurse vende të tjera po i thithin me zgjuarsi ato për të plotësuar gropat demografike, krijuar prej dekadash. Një analist i shquar politik i së Majtës, Servet Pëllumbi në librin e tij “Fundi i Filozofisë Politike” do e trajtonte në një sens tjetër: “Brukseli vërtet u jep vendeve të tilla të integruara  fonde, por ato shkojnë kryesisht për rrugë dhe objekte të tjera të infrastrukturës  që në thelb më tepër janë në interes të korporatave transnacionale (TNJK) që stimulojnë ndërtimin e supermarketeve gjigande për konsumatorët”

…

Alegoria e Krastev për temën tonë nis nga letërsia: “Është një ditë zgjedhjesh me shi, në një vend të vogël, i cili mund të ishte vendi im, apo vendi juaj. Për shkak të shiut, deri në ora 4 pasdite, askush nuk shkoi të votonte. Papritur shiu pushoi, njerëzit dolën nga shtëpia dhe shkuan të votojnë. Kur votat u numëruan, u pa se tre të katërtat e votuesve kishin hedhur në kuti fletë të bardha. Pra s’kishin votuar për askënd. Qeveria dhe opozita u paralizuan. Ti mund të marrësh masa kundër një proteste, di kë të arrestosh, me cilin të negociosh, por si duhet vepruar ndaj njerëzve që votojnë nul?!

Më në fund qeveria vendosi t’i përsërisë zgjedhjet. Këtë radhë, një masë edhe me e madhe votuesish, 83% e tyre, hodhën fletë të bardha në kutitë e votimit. Ata shkuan në qendrat e votimit, për t’i treguar gjithë botës se nuk kishin për cilin të votonin.

Ky në fakt është fillimi i një romani interesant të Xhozef Saramagos, por që kap shumë mirë një aspekt të rëndësishëm të problemit që kemi sot në Evropë me demokracinë. Nga njëra anë, askush nuk e ve në dyshim se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. Demokracia është e vetmja “lojë” e vlefshme që kemi mes nesh. Problemi fillon kur njerëzit nisin të mendojnë se demokracia nuk është më një lojë që ja vlen ta luash.

Në 30 vjetët e fundit politologët kanë vërejtur një rënie konstante në procedurën demokratike, para së gjithash tek zgjedhjet. Sipas këtij vrojtimi, njerëzit më pak të interesuar të votojnë, janë ata që normalisht duhet të jenë më të interesuarit për proceset elektorale”.

Tregu nuk po vetërregullohet dhe këtë e kupton nga rasti shqiptar, ku monopolet gjithnjë e më shumë po i zënë frymën ekonomisë dhe sidomos ato që janë të lidhur me politikën, kurse teknologjia që u premtua se do të sillte ndryshimin, nuk po bën ndonjë diferencë aq të madhe. Kriza e pak viteve më parë, që e preku dhe Shqipërinë, kur Krastev përgatiti këtë artikull, tregonte se nga Komisioni Evropian, 89% e të anketuarve doli se ka një hendek të madh mes qëndrimit të politik-bërësve dhe dëshirave të zgjedhësve. Jo më kot, sot shqiptarët, kosovarët, serbët, maqedonasit e veriut, malazezët, boshnjakët votojnë gjithnjë e më pak. Dhe këtë e shikon në zgjedhjet e fundit, si edhe nga numrat, por mbi të gjitha nga demokracia, e cila ka sjellë një pabarazi të frikshme ngado. “Unë e konsideroj këtë shumë të rëndësishme e njëherësh dëshpëruese, kur diskutojmë defektet dhe avantazhet e demokracisë në botën e sotme”, shprehet Krastev.

Si mund të ndryshojë e gjitha? Duket se tashmë më shumë konstatohet sesa mund të sugjerohet, por duke perifrazuar sërish Krastev: një transparencë më e madhe, një kombinim mes qytetarit aktiv, teknologjive të reja dhe një legjislacioni që lejon gjithnjë e më shumë transparencë dhe kontroll nga publiku, do të rindërtojnë besimin tek politika dhe institucionet.

Fjalë të bukura që nuk shkojnë kurrsesi me informalitetin por edhe me të zgjedhurit tanë, që në asnjë moment të vetëm nuk e kuptojnë se duhet të jenë shërbestarë të votuesve. Ata shndërrohen që kur vota e publikut kthehet në pushtet për ta. Ndaj, shqiptarët, shkojnë gjithnjë e më pak në votime dhe po më pak do të shkojnë edhe në të ardhmen. Zgjedhjet e 6 Marsit ka të ngjarë të japin sërish një shifër tjetër argument për idenë tonë. (Homo Albanicus)

Next Post
“Kaq të vogël e paske…?”/ Rama, debat me deputetin e Berishës: S’ka lindur ai burrë që më ndërpret mua. Sekretarët e partisë…!

"Kaq të vogël e paske...?"/ Rama, debat me deputetin e Berishës: S'ka lindur ai burrë që më ndërpret mua. Sekretarët e partisë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com