• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vëllezër në poshtërim

by E B
19/05/2026 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carl Bildt, Project Syndicate

Dy udhëheqës të moshuar po përpiqen të dalin nga dy luftëra katastrofike në të cilat i futën vendet e tyre. Asnjë prej tyre nuk po ia del dot mbanë.

Kur presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, qëllimi i tij ishte të ndryshonte regjimin në Kiev dhe të shpallte fitoren brenda pak ditësh. Jo një “luftë”, por një “operacion i posaçëm ushtarak.” Në mënyrë të ngjashme, kur presidenti amerikan Donald Trump nisi sulmin masiv kundër Iranit, synimi i tij ishte të ndryshonte regjimin në Teheran dhe të shpallte fitoren brenda pak ditësh. Jo një “luftë,” por një “ekskursion.”

Të dy liderët e morën vendimin për t’i nisur këto luftëra duke mos ndjekur proceset normale politike për planifikimin e tyre, por edhe më pak të shqetësuar për pasojat e mundshme. I izoluar gjatë pandemisë Covid-19, Putini lexonte historitë e perandorisë së vjetër ruse. Kur erdhi koha, ai e kaloi me shpejtësi “operacionin e posaçëm ushtarak” duke marrë aprovimin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, pa asnjë kundërshtim. Zyrtari që mbante përgjegjësi më direkte për dosjen e Ukrainës, në fakt kundërshtoi, por qëndrimi i tij u hodh poshtë dhe ai dha dorëheqjen pak kohë më pas.

Në mënyrë të ngjashme, Trump hyri në luftë me Iranin pas fitores së shpejtë në Venezuelë dhe pasi kishte dëgjuar nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu se regjimi iranian do të binte patjetër nën presionin e duhur. Vetë drejtori i CIA-s, i zgjedhur nga Trumpi, e kundërshtoi këtë skenar tepër optimist duke e quajtur një “farsë,” e madje edhe JD Vance, zëvendësi servil i presidentit, shprehu rezerva. Megjithatë, vendimi u mor dhe dosja iu dorëzua “Sekretarit të Luftës,” retorika luftëdashëse e të cilit vetëm sa i ka shtuar përqeshjet.

Tani, të dy udhëheqësit kanë ngecur pa një rrugëdalje të qartë nga katrahura që kanë shkaktuar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur të realizojë një mbrojtje të suksesshme të vendit, duke kufizuar avancimin e Rusisë këto katër vite. Ndërkaq, pavarësisht humbjes së lidershipit të lartë dhe goditjeve serioze ndaj aftësive ushtarake, regjimi iranian ka mbijetuar dhe ka vendos de-facto kontrollin e vet strategjik në Ngushticën e Hormuzit, duke shfrytëzuar të njëjtat teknologji dronësh si Ukraina.

Meqenëse si Ukraina edhe Irani as që e kanë në mendje dorëzimin, dy udhëheqësit dritëshkurtër që nisën konfliktet specifike, kanë filluar tashmë të tërhiqen nga një pjesë e synimeve të shpallura në fillim të secilës luftë. Ndonëse Putini nuk mund ta pranojë hapur se nuk do ta pushtojë dot kurrë Ukrainën, ai është tashmë i dëshpëruar për një marrëveshje politike që do i jepte ato copa të rajonit të Donetskut që ushtritë e tij nuk kanë arritur t’i marrin në kontroll. Dhe, ndonëse Trumpi kërcënon në mënyrë arrogante se do ta shfarosë Republikën Islamike, edhe ai shpreson dëshpërimisht për një marrëveshje politike që do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe do të lejojë për firmosjen e një marrëveshjeje nukleare, të ngjashme me atë nga e cila i tërhoqi SHBA-të në 2018-ën.

Por asnjëri prej të dy liderëve nuk ka avancuar qoftë edhe në qëllimet e tyre më modeste. Putini mund t’i urdhërojë ushtritë e tij që të avancojnë, por ato nuk e bëjnë dot diçka të tillë. Dhjetëra mijëra  rekrutë, të një cilësie gjithnjë e më të dobët, po dërgohen të vdesin në front, pa i sjellë atij asnjë rezultat. Ekonomia ruse e luftës po prodhon me ritëm të lartë dronë të modelit iranian, por ukrainasit kanë rezultuar më inovativë në këtë aspect. Dronët e tyre jo vetëm po ruajnë vijën e frontit, por njëkohësisht po godasin infrastrukturën energjetike dhe shenjestra ushtarake thellë në brendësi të territorit rus.

Sigurisht që Ukraina ka mbështetje nga jashtë – kryesisht nga europianët tani që SHBA-të janë të zëna në luftën e tyre me Iranin, duke shpenzuar gjysmën e stokut të raketave të tyre më të avancuara. Fatmirësisht, industria e mbrojtjes e Ukrainës është tashmë në gjendje të përballojë gjysmën e nevojave të veta ushtarake, ndërkohë që Rusia gjithnjë e më tepër ka nevojë për mbështetjen ekonomike të Kinës dhe për municione e ushtarë ‘mish për top’ nga Koreja e Veriut. Ushtria e lavdishme ruse, për të cilën Putini pati lexuar në librat e historisë, i përket vetëm të shkuarës.

Nga ana tjetër, SHBA-të dhe Irani gëzojnë padyshim superioritet ushtarak ndaj Iranit. Ato mund të bombardojnë si dhe ku të duan në territorin iranian, duke lënë pas rrënoja. Por, pa dërguar trupat e tyre atje, nuk mund ta konvertojnë dominimin ushtarak në sukses politik. Asnjë shtet nuk mund të nënshtrohet vetëm nëpërmjet fuqisë ajrore.

Mund ta përfytyroj Putinin duke skërmitur dhëmbët në Kremlin apo në bunkerin ku ndoshta gjendet, teksa iu bërtet atyre që nuk i japin dot fitoren, që aq dëshpërimisht i nevojitet. Ndërsa Trumpi e shpalos dëshpërimin e tij pa teklif çdo ditë në “Truth Social.” Thënia e vjetër mbetet aktuale: është shumë e lehtë (dhe më emocionuese) ta nisësh një luftë, se sa ta përfundosh atë.

Do të vijë një moment kur secila prej dy luftërave do t’i ndryshojë regjimet respektive të dy udhëheqësve. Edhe pse rritja e çmimeve të naftës mund t’i japë njëfarë avantazhi Putinit, ekonomisë ruse do t’i duhet shumë më tepër se kaq në afatgjatë. Dhe tani që populli rus është mësuar me komfortin e epokës digjitale, mjetet e propagandës tradicionale janë të kufizuara në atë çfarë mund të bëjnë. Nëse do të merrnim për bazë historinë ruse, luftërat e humbura çojnë në ndryshime politike, siç ka ndodhur pas mposhtjes së rusëve nga japonezët në 1905-ën dhe humbjen e sovjetikëve në Afganistan. Trashëgimia e Putinit do të përcaktohet nga dështimi i tij në Ukrainë.

Sa për Trumpin, ai ka premtuar se nuk do të nisë më luftëra për ndryshime regjimesh. Por, ai e ka bindur veten e tij se nuk ka asgjë që ushtria amerikane nuk e bën dot dhe tani çdo amerikan po paguan për këtë. Shumë nga mbështetësit e tij shohin tek Trumpi një njeri që ka humbur rrugën, ndërsa pjesa tjetër e botës sheh një superfuqi që ka diskredituar veten.

E dimë që Putini dhe Trumpi zhvillojnë herë pas here biseda të gjata telefonike. Putini do që Trumpi ta ndihmojë të fitojë në Ukrainë, por ai nuk mundet sepse letrat për një rezultat të tillë nuk janë më në duart e presidentit amerikan. Ndërkaq, Trumpi me gjasë i ka kërkuar Putinit ta ndihmojë të nënshtrojë Iranin, por presidenti rus nuk do të mundej edhe sikur të donte, sepse as ai nuk i ka kartat për ta bërë diçka të tillë.

Megjithatë, Putini dhe Trumpi kanë arritur të paktën diçka. Komiteti norvegjez i çmimit Nobel përr Paqen, do mund të punojë pa u shpërqëndruar, pasi Putini as nuk është parë ndonjëherë si kandidat i mundshëm për ta marrë këtë vlerësim, ndërsa Trumpi, edhe nëse është konsideruar ndonjëherë, e ka humbur përgjithmonë shansin.

Next Post
Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

May 19, 2026
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

May 19, 2026
Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

May 19, 2026
Çamëria nuk falet

Hetim, hetim, hetim….

May 19, 2026
Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

May 19, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berishës i rikthehet ‘karma’, paditet në Bruksel nga Salianji e Balliu

May 19, 2026
Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

May 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

May 19, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

May 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pesë vjet pas “non grata”-s, Berisha e ka mundur SHBA, por do që t’ia blejë certifikatën

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In