• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kaq të vogël e paske…?”/ Rama, debat me deputetin e Berishës: S’ka lindur ai burrë që më ndërpret mua. Sekretarët e partisë…!

by Java News
23/02/2022 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri ka replikuar me deputetin demokrat Luçiano Boçi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Boçi e pyeti Ramën nëse ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor në vitin 2018 nga Ministria e Financave te Ministria e Transportit.

Rama tha se ai nuk ka dijeni për çdo VKM pasi vendimet nuk janë vetëm të kryeministrit por të këshillit të ministrave. Ai pati një përplasje me Boçin në lidhje me rendin e fjalës duke thënë se nuk ka lindur ende ai burrë që mund t’ia ndërpresë fjalën.

Edi Rama: Nëse nuk doni komente nga unë mos bëni ju komente. Ajo është akuzë në shkelje të ligjit të këtij komisioni. Por për ligjin kemi komplet qasje të ndryshme. Unë nuk thaashë populli fle gjumë. Sepse ky popull të jep ujë në bisht të lugës dhe pikërisht pse nuk fle gjumë unë jam këtu dhe ju jeni atje. Unë po bëj një aritmetikë të thjeshtë. Ju keni ngritur një tymnajë. 430 mln euro u grabitën.

Po them që janë paguar për Elbsanin dhe Fierin bashkë 55 mln dhe për Tiranën deri tani janë bërë 36.9 mln pagesa për pastrimin. Jepet një pagesë që është më e lira. Kemi precedentin që bashkia e kaluar ka kërkuar 37 euro. Sa i përket revolucionit mjedisor nuk di si ta quaj ndryshe. Ju vetë jeni angazhuar në një revolucion kohët e fundit që është një forcë çliruese.

Luçiano Boçi: Mos bëj fluturime se i dëgjuam këto. A ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor në vitin 2018 nga Ministria e Mjedisit te Ministria e Transportit. Nuk dua përralla unë këtu. Po kërkoj një përgjigje për pyetjen time shumë të thjeshtë. Duhet të jemi efektivë edhe në kohë. Kemi 8 orë që të dëgjojmë. Unë dua një përgjigje shumë të saktë

Edi Rama: E the 7 herë. Pse më ndërpret mua. Mos na kthe te ora e parë se harxhuam një orë për të thënë që nuk ndërpritet tjetri. Unë jam respekt dhe pretendoj respekt. Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar duke respektuar ligjin që ju ndalon të bëni komente dhe akuza. T’i thuash tjetrit që ti tregon përralla për të vënë popullin në gjumë… Po përsërisni të njëjtat pyetje. Ju thoni përralla, korrupsioni, qerosët. Do ta rrethosh me propagandë? Do dëgjosh përgjigjen, durim. Kjo histori që kanë shitur sahat uji ata.

Çfarë më duhet mua. Jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi, tymi, mbytja. Nuk hapnit dot dritaret në orën 5-6 pasdite. Tymi dhe gazrat toksikë nuk janë demokratë apo socialist. Sot Elbasani nuk ka më. Elbasani në vitin 2014 tejkalonte normën e parashikuar për grimcat e pluhurit në masën 16.37%. Mua nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret.

Luçiano Boçi: Burrërinë tregoje në vend tjetër jo këtu. Këtu je dëshmitar. Kaq të vogël e paske burrërinë ti. Këtu e maske ti? E paske burrërinë historike

Edi Rama: E kam çështje të integritetit. Sekretarët e partisë m’i kanë bërë këto kur kam qenë i vogël. Nuk e ndërpres. Përgjigja është që Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës së BE për grimcat e pluhurit. Kjo është ajo që kam bërë unë për Elbasanin. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucione mjedisore. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, si do bëjmë. Unë jam shoferi i dashur. Unë nuk jam anëtar i grupit që merret me makinën. Kjo është përgjigja. Tani pyetjen thatë përgjigjen thatë, pyetje me lëng, përgjigje me lëng.

Luçiano Boçi: A ka një VKM apo nuk ka?

Edi Rama: Kryeministri nuk bën VKM. Nuk ka në legjislacionin e Republikës ndonjë shkresë që titullohet republika e Shqpërisë. Vendimet e kryeministrit. Ka vendime të këshillitr të ministrave. Nuk janë vendime që i merr kryeministri duke ftuar ministrat si në një sofër dhe duke u dhënë nga një kafe. VKM derisa vijnë në tryezë kalojnë procedura shumë të struktururara dhe në fund pasi marrin miratimin e instancave teknike./m.j

 

 

 

 

Next Post
Rusia nis evakuimin e ambasadës në Kiev, policia rrethon ndërtesën

Rusia nis evakuimin e ambasadës në Kiev, policia rrethon ndërtesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In