• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ndodhi “kryengritja” e 8 janarit?!

by Ylli Pata
08/01/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, që ditën kur ndikoi të zgjedhë Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike në vitin 2013, e ka pasur kontrollin në të gjithë mjedisin e opozitës. Natyrisht jo gjithmonë të gjithin, jo përherë me të njëjtin ritëm, por duke shfrytëzuar grupet e fuqishme të interesit, biznesit e mediave, por edhe grupeve finaanciare, ka bërë presionin e duhur që gjërat të mos i shpëtojnë kollaj nga duart.

Me këtë logjikë, edhe kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që t’ja ngrinte pushtetin të birit të tij politik. Të cilin vete e kishte vënë, dhe vetë ndikoi të zgjidhet vetëm në korrik të vitit 2021, kur e qeshura mes tyre u shpërnda si metaforë opozitare.

Thjesht mund të vinte në punë të gjitha strukturat apo skuadrat sulmuese mediatike dhe të lobimit për të ndikuar në parti.

Megjithatë, diçka kishte ndryshuar, kishte rënë ajo “siguresë” që Berisha e kishte ndërtuar që të mos dëmtonte pushtetin e tij në parti.  E kjo ndodhi pikërisht pas vendimit të Bashës për ta ngrirë anëtarësinë e tij në grup.

Publikisht pro Sali Berishës nuk doli asnjëri nga grupet e interesit në Partinë Demokratike. Nuk e mbrojti askush, as në grup, as në kryesi, as në Këshill Kombëtar, as në struktura, degë, seksione, grup seksione etj. Askush fare. Atëherë çfarë ndodhi? Sali Berisha rinisi një betejë të madhe, duke premtuar që të hapet ndarja e pushtetit apo e posteve brenda opozitës, e sipas tij, ai nuk do të përfitonte asgjë, sepse e bënte për dinjitet. Pra, me një pragmatizëm malinj, Sali Berisha nxiti ambicjen e egot personale të çdokujt për karrierë, duke ofruar influencën e tij, si një lloj thesi babagjyshi që shpërndante dhurata.

E Berisha e dinte, siç dhe e pa, që rreth kësaj “kauze”, pra për “hapjen” e opozitës pati interes të madh. Thjesht një lobim i fortë, influencë në struktura për të marrë pjesë në të gjitha strukturat e PD-së, mund të kishte qenë efiicente që të rrëzohej “autoritarizmi” i Bashës e të kthehej demokracia në PD. Por Berisha, siç ndodhën ngjarjet nuk donte të hapte dyert e PD-së për ata që e ndjenin jashtë, por donte të merrte vetë “dhomën e butonave”, që sipas tij, ndodhej në duart e amerikanëve. Kështu organizoi 11 dhjetorin 2021 në “Air Albania”, ndërkohë që Basha arriti të mbledhë më 18 dhjetor, një Kuvend më të organizuar, më pak kaotik, e mbi të gjitha politikisht më të qartë se rrëmuja e Rithemelimit. Kuvendi i 18 dhjetorit 2021 ka qenë zhvillimi më i rëndësishëm politik i Partisë Demokratike, pasi atë ditë, Grida Duma, Roland Bejko, Ilir Dizdari, Namir Lapardhaja, por edhe folës të tjerë dhanë vizionin e një opozite krejt të ndryshme dhe mbi të gjitha të deberisizuar. Kuvendi i 18 dhjetorit 2022, ishte realisht “Kongresi 20 kundër Stalinit”. E Lulzim Basha, edhe pse mund të mos ngjallë simpati, ashti siç Nikita Hrushovi, ai bëri një hap të madh, pasi foli për “krimet e Stalinit”. Por ndryshe nga Hrushovi, i cili e bëri pasi jo vetëm u bind që Stalini ka vdekur, por arrestoi Berian, e mënjanoi të gjithë bashkëpunëtorët e diktatorit gjeorgjian, Lulzim Basha, i doli kundër, kur Berisha ishte jo vetëm gjallë, por edhe me fuqi politike, ekonomike, mediatike e paramilitare jo vetëm në opozitë, por edhe në sektorë të tjerë të shoqërisë.

E ndaj Sali Berisha u çekuilibrua, u destabilizua dhe ka urdhëruar “bombardimin” e SHQUP. Natyrisht bombardimi ka qenë në fillim metaforik, mediatik, shantazhues në deklarata, e më në fund shkoi në qysqi e leva. Thelbi është se Basha duhej ndëshkuar, rrugët pastaj janë të limituara, megjithatë dhuna prevaloi. Qoftë siç e pamë në mënyrë të shëmtuar ndaj Roland bejkos, apo edhe në muret, dyert, dritare e selisë së PD-së. Ajo dhunë nuk ishte spontane, ajo dhunë nuk ishte një pasojë. Ajo dhunë ishte pikërish një vendim politik kundër “destalinizimit”. Dhe ndodhi sepse “Hrushovi” i PD-së nuk arrestoi Berian apo mënjanoi stalinistët e Politibyrosë. E bëri më vonë, por që siç ndodhën ngjarjet, nuk se piu ujë…

 

Next Post
Luksi i jashtëzakonshëm në Arabinë Saudite/ 3 restorante e supermarket privat në dispozicion të familjes Ronaldo

Luksi i jashtëzakonshëm në Arabinë Saudite/ 3 restorante e supermarket privat në dispozicion të familjes Ronaldo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com