• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse legen jam unë?”, Rakipi – Fevziut: Ti nuk thua dot të vërtetën! Ju kontrollojnë edhe segmente nga opozita!

by A R
14/01/2025 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar me Ylli Rakipin për median dhe interesat e pronarëve të mediave.

Debati u nxit nga një polemikë e Fevziut në Opinion me Arlind Qorin, i cili pretendon se Fevziu nuk e ka ftuar në emision për shkak se flet kundër Samir Manes.

Ylli Rakipi: Mediat udhëhiqen nga interesat e pronarëve të tyre, ju e pranoni këtë gjë?

Blendi Fevziu: Jo nuk e di këtë. Media ka një mijë e një mëkate. Po ku jeton kjo media? Po biznesi si është? Po politika?

Ylli Rakipi: Po njëlloj janë.

Blendi Fevziu: Po kush e ka deformuar?

Blendi Fevziu: Erdhën katër përfaqësues aty dhe nuk folën asgjë për Ramën dhe Berishën, por për median. Kjo është dritëngushtësi e njerëzve që duan të jenë në qendër të vëmendjes. Medias i ka rënë audienca.

Ylli Rakipi: Po sepse nuk është në interes të publikut.

Blendi Fevziu: Jo nuk ka interes politika. Sot nuk është media problemi kryesor i këtij vendi.

Ylli Rakipi: Po diskutojmë sot për këtë gjë.

Blendi Fevziu: Nuk bëj analizë per median sot, është histori e gjatë. Nëse ti si Ylli Rakipi që më njeh, që e di që shkruaj dhe udhëtoj, nëse mendon se marr urdhëra dhe bëj gjëra për interes të të tjerëve…

Ylli Rakipi: Edhe sikur të ishte kështu nuk kam të drejtë të të vë ty nën akuzë. Ne duhet të jemi në rregull me veten. E keqja e këtij vendi nuk jemi ne, por nëse ne hedhim një vështrim të thjeshtë, përmende kohën kur nuk kishte media sociale, aty kishte një mëkat, ishim të frontuar, siç vinim nga një shoqëri e mbyllur. Iku kjo kohë dhe mbaroi. Pas vitit 2010, ndodhi një gjë e tmerrshme, pronarët u bënë njerëz që duhet të nxirrnin fitime. Ti e ke ndeshur këtë gjë, por nuk është se ta thonë ty. Nuk je ti përgjegjës, por ti i ikën bisedës.

Blendi Fevziu: Nuk sulmoj njerëz me emër unë.

Ylli Rakipi: Klan, Top Channel, News 24 apo MCN, nuk janë njerëz, janë televizione.

Blendi Fevziu: Ajo matet me emisione dhe jo me televizione. Ty të llogarisin si Ylli Rakipi dhe jo si MCN. Po kështu edhe mua. Integriteti është personal. Sa herë ke ikur ti nga televizionet? Ka dalë njeri në solidaritet?

Ylli Rakipi: Po, Bushati

Blendi Fevziu: Po të tjerët?

Ylli Rakipi: Jo, jo, se ata janë të frontuar.

Blendi Fevziu: Po ta mbyll unë, mendon se do të thoshte njeri bravo se bëri gjest dinjitoz, për lirinë e shtypit? Jo nuk ka. Kjo është një shoqëri, ku jam kundër kolektivitetit, përgjegjësia është individuale. 30 vjet përpara kemi bërë kauzë të tilla, mbanim qëndrime.

Ylli Rakipi: Aty ka gjëra të ndaluara në televizionin tënd? Arlind Qori përshembull është i ndaluar.

Blendi Fevziu: Te unë? Po ç’punë kam unë me televizionin?

Ylli Rakipi: E di me sa revoltë e thua ti këtë? Të lë ty Sandri dhe Zamo ta thuash këtë?

Blendi Fevziu: Mua nuk ma ka thënë njeri këtë. A kam thënë unë që e vlerësoj Arlind Qorin?

Ylli Rakipi: Po pra dy herë te emisioni im.

Blendi Fevziu: Më the a të lënë të thuash për Qorin? Kur ti më pyete kush të pëlqen? Thashë Qori.

Ylli Rakipi: Po ti i shikon gjërat dhe bëjnë sikur nuk i shikon.

Blendi Fevziu: Qori tha nuk më ftojnë as në Top Channel. Pse unë do mbaj përgjegjësi edhe për Top Channel? Po të doja unë nuk e merrja fare Qorin. Tani të zë be unë? Mua as më ka thënë njeri dhe as ka rënë muhabeti. Për asnjë emër.

Ylli Rakipi: Kur Rama donte ta sulmonte Qorin përdorte epitetin “Sude me gjyzlyke”…

Blendi Fevziu: Nuk e di..

Ylli Rakipi: Këto gjëra nuk i di ti… Kurse ti tani gjen gjënë më qesharake, thua kundërshtarët e Zamos paguajnë Arlind Qorin. Arlind Qori mund të bëhet komunist por kurrë nuk mund të paguhet…

Blendi Fevziu: Unë thashë se edhe pse vijnë mesazhe si ky, unë nuk e them. Po të them e di sa gjëra më erdhën aty? Pse legen jam unë të merrem me këto. Ja solla si shembull, që ai thoshte më ka thënë njëri dhe bëj kalkulimin se nuk më merr… Nuk është e vërtetë.

Ylli Rakipi: Krijuam një keqkuptim që në fillim. Unë nuk kam për qëllim të them që Fevzi…

Blendi Fevziu: Ti pret të shaj ndonjë koleg?

Ylli Rakipi: Të thuash të vërtetën nuk është sharje.

Blendi Fevziu: Nuk është e vërtetë, unë e mora Arlind Qorin për të prezantuar programin.

Ylli Rakipi: Këtë media që e kontrollon qeveria dhe një fragment të vogël opozita, ti nuk e sheh?

Blendi Fevziu: Po është ndikim.

Ylli Rakipi: Ai e merr dhe e zapton, ti thua ndikim…

Blendi Fevziu: Ku hyj unë këtu?

Ylli Rakipi: Ti të thuash të vërtetën Fevzi!

Next Post
VIDEO-SKANDAL, truket e reja të mafias së bankomateve, si vidhen kartat në Vjenë

Turku bën kërdinë me kartat e të tjerëve në Shqipëri, prangoset pas mbi 1 milion eurove transaksione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In