• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse konservatorizmin shqiptar nuk mund ta bëjë dot Berisha & Co?!

by Ben Andoni
03/11/2021 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një qasje shumë interesante dhe intriguese në javët e fundit sa i përket konservatorizmit si ideologji në vendin tonë. Berisha, duke e konsideruar si trashëgimi ideologjike të vendeve me zhvillim të madh politiko-ekonomiko-kulturor, po mundohet t’ia veshi strukturave të veta ende të padukshme. Ndërkohë, fraksioni, ku bëjnë pjesë Imami, Kulluri, Harxhi u mundua ta tregojë konservatorizmin si pikën e tyre të referimit ndaj PD-së së Bashës. Më shumë akoma, një parti shqiptare ka mirëfilli emrin konservatore. Në fund, të gjithë në Shqipëri, kur i referohen Konservatorizmit, i referohen me të drejtë rastit britanik. Por këtu fillon edhe mëdyshja. A kemi traditë dhe histori të njëjtë apo ku mund të ngjajmë?!

Së fundmi, konservatorizmin po e përmend vend e pa vend Berisha në “Foltoret” e tij duke i dhënë një drejtim të ri ideologjik partisë, në të cilën ai nuk është më kryetar i saj. Paradoksi është se kështu në një farë mënyre respektin për institucionin (PD) dhe ruajtjen e tyre (konservimin e tyre), as nuk i duhet fare ose më saktë: nuk e llogarit.

Thelbi i konservatorizmit është i thjeshtë: “nuk ka të bëjë me korrektimin e natyrës njerëzore apo me formësimin e saj sipas konceptit të një zgjedhësi ideal racional. Ai përpiqet të kuptojë si funksionon shoqëria dhe ta bëjë hapësirën ne  kërkuar për të, të punojë në mënyrë të suksesshme”, thotë ideologu i saj i rëndësishëm Scruton. Dhe, thelbi i shpjeguar nga ai, përshembull atje ku flitet për marrëdhëniet e konfliktit, si në këtë rast që lidhet me dyshen Berisha-Basha; dominimit etj., është se: tejkalohen nga pranimi i të drejtave dhe detyrave të dyanshme apo dhe sensi që individi duhet të ketë lirinë e veprimit por edhe një sens të vërtetës.

Për të ardhur keq është se: kur shikon sesi po abuzohet me konservatorizmin, kur e di mirë se në Shqipëri nuk mund të zërë ende vend me peshën e duhur me këtë traditë të mangët politike, por edhe mënyrën sesi e respektojmë lirinë e individit dhe autonominë e institucionit, t’i stepesh. Të mjafton të shikosh nëmet boshe që në fakt janë luftë e pastër pushteti; nga ana tjetër, të dëgjosh folklorin tallave dhe mbi të gjitha amullinë që e shoqëron përmendjen e konservatorizmit dhe kupton se Partia Demokratike tashmë po jeton një nga momentet më të vështira të ekzistencës së saj, pikërisht mbrujtur nga njerëz që kanë përfituar më së shumti në emër të saj. Më tej akoma, në konservatorizëm strukturat i japin llogari njëra-tjetrës por edhe faktit që ekzistenca jonë qytetare duke marrë pjesë në këtë lloj polisi, duhet të forcojë për një kohë të gjatë lidhjet, shprehet Scruton. Në një sens, ajo që flitet për pronën, familjen, traditën kombin, nis e zhvillohet mbi këtë premisë në konservatorizëm. Por shiko mllefin ndaj Bashës, Ramës, emrave në PD, fuqinë ‘e humbur, që përvijohet  në “Foltore” ku besohet se ardhja në pushtet është çështje ditësh dhe do kuptosh realisht se Konservatorizmi alla Berisha është një çadër hipotetike, që në Shqipëri mbledh kinse demokratët, neo-komunistët ‘e reformuar’ dhe turmën pa busull, që kujton se konservatorizmi është si një lloj mjeti për të ardhur në pushtet.

Në të gjithë këto zhvillime të fundit te PD, ku për fat të keq janë bashkuar dhe anatemuesit dhe të përjashtuarit nga Berisha&Basha ka humbur virtyti i institucionit: respekti për partinë, kuvendin, vendin. Bash disa nga elementët që përcaktojnë realisht konservatorin, Dhe, mbi të gjitha, ashtu si e shkruante Scruton, kryesorja: Dinjiteti. “Demokracitë Perëndimore nuk e  krijojnë virtytin e qeverisë, në të kundërtën rriten prej saj, e citojmë atë. Vallë, a mund të rritet Demokracia shqiptare nga këto cene që na dalin si vlera nga “Foltorja”? Kjo i mbetet njerëzve që po shtyjnë “Foltoren” dhe presin t’i hanë kokën Bashës përmes sakrificës së Berishës. Por sërish konservatorizmi bazë kërkon një republikë me institucione që të funksionojë, ku patriotizmi i vërtetë do gjallërojë punën e pushtetit. Po a është vallë ky rasti i Konservatorizmit të ri, prezantuar ose më saktë cekur nga Berisha? E mbyllim më mirë këtu. (Javanews)

Next Post
Shtyhet vendimi për Fatmir Mediun në Gjykatën e Posaçme të Apelit, arsyeja

Fatmir Mediu: E shikojmë veten si zot të ndryshimeve kushtetuese sa herë të na teket!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

LDK si një alibi e Albin Kurtit për moszgjedhjen e presidentit

August 20, 2026
Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com