• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Komisioni Hetimor i Inceneratorëve po i trazon të gjithë

by Mero Baze
22/02/2022 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioni Hetimor për inceneratorët është një sukses politik i Partisë Demokratike. Është sukses, pasi për herë të parë pas kaq vitesh, një parti opozitare po përdor mekanizma parlamentarë për të bërë një opozitë reale, dhe ja ka arritur  të tërheqë vëmendjen e publikut.

Në këtë betejë ajo po përballet dhe vetë me faktet që shpesh herë i shpik dhe duke u ballafaquar me to, ka  reformuar dhe qëndrimet e veta.

Suksesi i parë i Komisionit është besueshmëria që po ngjall në opinion publik. Epoka e kasetave që dërgohen në redaksi dhe lajmet e gatshme nga zyrat e marrëdhënieve me publikun të partive, kanë shkëputur prej kohësh gazetarinë nga opinioni publik dhe komunikimi direkt politik me opinionin është një nga arsyet pse po ndiqet me interes nga publiku.

Një publik i lodhur nga retorika e opozitës “droga, droga… krimi, krimi…”, për herë të pare po ndjek një opozitë e cila po ballafaqon fakte në sallën e Kuvendit dhe po dokumenton qëndrime zyrtarësh. Dhe kjo e ka kthyer atë në një ngjarje për opinionin publik, pasi qytetarët kanë kuptuar se këtë radhë nuk është duke i gënjyer askush me kaseta të përgatitura, as nga TV ku drejtori paguhej 140 mijë euro në muaj si agjent marketingu i këtyre kompanive, as nga TV që caktojnë administratorë në landfille.

Së dyti, Komisioni ka rikthyer përgjegjshmërinë e Qeverisë ndaj opozitës dhe sulmeve të saj. Zyrtarët e Qeverisë apo bashkiakët që janë ballafaquar në Komision, kanë pas rastin të çmontojnë akuzat ndaj tyre, apo t’u shmangen atyre sipas rastit, duke u ndjerë për herë të parë gjatë këtyre viteve përballë presionit institucional opozitar.

Stili i deritanishëm i Qeverisë, sidomos këto pesë vitet e fundit pa opozitë, ka qenë i thjeshtë. Sa më shumë të akuzoheshe, aq më shumë lartësoheshe, pasi besueshmëria e opozitës ka qenë nën zero. Viktimizimi nga opozita shpesh herë i disa personazheve të pushtetit rezultoi bllof dhe nga ana tjetër shumë personazhe të pushtetit i përdornin sulmet pa përmbajtje të opozitës, si mënyrë për t’u bërë të rëndësishëm. Kam frikë se ishin gati t’i paguanin për t’u sharë prej tyre.

Për herë të parë ata po provojnë të mbrojnë veten dhe pushtetin e tyre nga akuza që një fije peri janë larg të qenurit të lirë dhe të nderuar, apo në burg të turpëruar. Deri më dje për çdo sulm ndaj tyre ka qenë mburojë Edi Rama. Është herë e parë që po i dalin zot vetes.

Veliaj, Gjiknuri, Ahmetaj apo Subashi, që kanë qenë në qendër të akuzave, kanë bërë debate shteruese me Komisionin, duke dëshmuar përgjegjësinë për çfarë kanë bërë, por dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur opozitës.

Aq shumë interes ka ngjallur në opinon publik debati i tyre, sa dhe Edi Rama ka njoftuar që mezi pret të shkojë, sikur po bën promo që do të shkojë tek emisioni i Fevziut dhe kërkon audiencë. Dhe kjo është shenjë e mirë.

Suksesi i tretë i Komisionit është brenda opozitës. Jorida Tabaku më në fund e ka gjetur veten si nxënëse e mirë që nuk shkon pa përgatitur në klasë, me gjasë cilësia e saj më e mirë në jetën parapolitike. Dhe kjo ka duket se ka xhelozuar shumë vetë brenda PD dhe thuajse ka tërbuar tërësisht “Foltoren” e Sali Berishës dhe LSI.

Është qesharake të shikosh se si Sali Berisha dhe “Foltorja” e tij janë armiqtë më të mëdhenj të këtij Komisioni, duke e akuzuar atë si lojë e Edi Ramës. E thonë këtë për një Komision që në fakt po i bën të djersijnë ministrat e Edi Ramës dhe bashkiakët e tij. Dhe e gjitha është se ata janë ndjerë të përjashtuar nga vëmendja e opinionit publik në opozitën e tyre, edhe ashtu “non grata”.

Vëmendja e opinionit është aty ku ballafaqohen fakte dhe shumicën e fakteve të shpikura për këtë aferë e ka bërë Berisha, i cili shikon se si PD dhe Tabaku po fitojnë pikë si zbardhës të kësaj afere dhe se si asgjë nga ato broçkullat e tij nuk janë të vërteta, por ka të vërteta të tjera të hidhura.

Vëmendja që ka marrë Tabaku dhe Komisioni, kanë trazuar opozitën, pikërisht se kanë harruar të bëjnë opozitë reale. Trazimi i tyre vjen nga fakti se për vite të tëra janë bërë interesantë, ose duke djegur mandate, ose duke braktisur zgjedhje, ose duke sajuar afera të montuara. Madje po të shikosh LSI se si sillet ndaj Komisionit, të duket se ata janë të interesuar vetëm të shkatërrohen disa tradhtarë të LSI dhe janë gati të mbrojnë gjithë ministrat e Edi Ramës pastaj. Por mesa duket, as ata nuk po ja dalin të tërheqin vëmendjen, edhe pse bëjnë sikur janë të informuar.

Madje as Grida Duma nuk po ja del të bëhet interesante duke folur për Big Brother dhe Donaldin, vetëm disa ditë pas mbarimit të spektaklit më të shikuar, ngaqë fuqia reale e opozitës është tek Komisioni, dhe jo tek shou.

Next Post
VIDEO / “Unë do… do ta… mbështes…” Shefit të shërbimit sekret i merret goja, Putin ‘e degjeneron’ për Ukrainën

VIDEO / "Unë do... do ta... mbështes..." Shefit të shërbimit sekret i merret goja, Putin 'e degjeneron' për Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com