• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka ngërç te fjalët ‘Europa e Ballkanit”?

by Frrok Çupi
19/10/2023 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kjo është hera e parë që thuhen së bashku fjalët ‘Europa e Ballkanit’. Kjo është Shqipëria. Nocioni u tha në Tiranë, kur Tirana, në përshkrimet e gazetarëve, ishte thërritur ‘dy ditë qendër e Europës’.

Liderët më të lartë të Unionit u ulën në Tiranë në Samitin BE- Ballkan Perëndimor. Presidenti i Francës, Macron, që nga Pallati i Mbretërisë në kodrën mbi Tiranë, i vuri Shqipërisë këtë emër: ‘Europa e Ballkanit’.

Gjithë ngjarja politike e Samitit të Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor, këtë portret kishte vizatuar për vendin.

A thua, më mirë të mos ishte thënë nocioni “Europa e Ballkanit?                                           

Po të besosh se ‘më mirë të mos ishte thënë’, atëherë i bie që Ballkani të kthehej te ‘hudhra’. Do të thotë se ‘për gjënë e mirë mos fol’, ose të paktën mba një hudhër në xhep. Domethënë mos e merr mësysh Shqipërinë që po radhitet me shoqet europiane. Duket se disa fuqi shtetërore nuk e  pritën mirë përcaktimin si ‘Europa e Ballkanit’.

Greqia tha dy fjalë me gazetarët, edhe këto fjalë dëshpërimi, shijoji Samitin dhe Artin, dhe iku. Edhe Serbia, me kryeministren që nuk i qeshi fytyra. Fatkeqësisht, edhe kryeministri i Kosovës, bëri sikur buzëqeshte në krah të një shqiptari tjetër, Dritan Abazoviç, por në fakt nxinte… Po të mos kishte mbërritur Shqipëria në pikën e lartë ‘Europa e Ballkanit’, të gjithë do të kishin ikur të lumtur siç erdhën.

A thua do të duhej të mos e thoshte presidenti Macron, dmth., Franca?  

Nëse flasim për shekuj më parë, ose edhe disa dekada më parë, më mirë të mos ‘ishte ngatërruar Franca’ në këto punë ballkanike. Ndoshta edhe tani, sidomos shqiptarët e shpërndarë në katër shtete, do të drejtojnë gishtin e akuzës ndaj Francës si ‘aleate e sllavëve’. Sidomos në Kosovë, ku qeveria Kurti ka shpëlarë një pjesë të trurit militant. Në Prishtinë Kurti mund ta shpallë Macronin një ‘person non grata’.

Por a ishte Franca në krah të sllavëve ose të një ‘aleati para- shekullor’? Franca me ‘mbretin’ e saj u ul në Tiranë me gjithë kapitalin kulturor që lidh Tiranën me Parisin dhe Shqipërinë me Perëndimin. Këtë e përcolli përmes shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare, që është po aq shqiptar sa parisien  në Paris.

Atëherë, edhe alibia e ‘aleancave me sllavët’ ra. Mund të ngrihet një alibi tjetër, se Franca lidhi aleanca me shqiptarët e Shqipërisë, nga më të fortat në botë. Fuqitë Perëndimore e kanë aleancën me arritjet demokratike e qytetëruese të kombeve dhe qeverive të tyre. Kjo do të thotë se zoti Macron, presidenti i Francës, bëri mirë që ‘bombën’ qytetëruese e shkarkoi në Tiranë.

A mos vallë duheshin kursyer edhe pak Athina dhe Beogradi?

Në fakt, pikërisht këtë gjë bëri presidenti Macron. Ai nuk deshi tua zbehte shkëlqimin e triumfit grotesk as Athinës, as Beogradit dhe as Prishtinës politike. Zgjodhi të mbërrijë me vonesë në Tiranë. Me vonesë, domethënë, në të mbaruar të festës së Samitit të Procesit të Berlinit mbi Ballkanin.

Deri në atë moment kryeministri i Greqisë kishte lëshuar kërcënime kundër Shqipërisë për shkak të një vendimi gjyqësor ndaj një militanti të dyshuar me emrin Beleri. Deri në atë moment, Bernabiç e Serbisë kishte deklaruar se ‘nuk i ka punët mirë me kryeministrin e Shqipërisë që kërkon sanksione’. Deri në atë moment, edhe Albin Kurti i kishte shkarkuar ‘retë e zeza’ kundër Shqipërisë.

Të gjithë kishin ikur për në kryeqytetet ballkanike që u përkasin.

Në këtë moment mbërriti presidenti i Francës dhe e shpalli Shqipërinë ‘Europa e Ballkanit’. Me këtë rast ra primati i tre kryeqyteteve të tjerë. Ra primati i Athinës si kujdestare e Ballkanit që nga përmbysja e komunizmit deri në Konferencën e Selanikut e më këtej.

Ra primati i Beogradit në Ballkan që nga shekulli 19 deri pas Luftës së Dytë, se aty ‘nisin ose shuhen’ luftërat ballkanike. Ra edhe primati i Prishtinës së Vetëvendosjes që projekton luftëra dhe sherre në rajon, sidomos me Shqipërinë.

Atëherë, të gjitha këto kryeqytete ndodhen në zemërim, por Tirana bëhet ‘kryeqyteti Europian i Ballkanit’.

Next Post
Egjipti hap kufirin për ndihmat, Izraeli vijon bombardimet mbi Hamasin

Egjipti hap kufirin për ndihmat, Izraeli vijon bombardimet mbi Hamasin

Comments 2

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Një qasje e bukur kjo e Gazetarit Frrok Çupi.
    “Shqipëria , Europa e Ballkanit! ”
    Nuk do shumë mend që Tirana do të kthehet në një Bruksel të Ballkanit. Dhe them se bashkë me qasjen e parë “Shqipëria Europa e Ballkanit” do i bashkangjitet togfjalëshi.:
    Tirana Kryeqyteti i Ballkanit.
    Kaq!
    Bravo Frrok.

    Reply
  2. Armand Babi says:
    2 years ago

    Ploitikaneve Shqiptare dhe gazetareve ju ka ngel ora ne vitin 1991.populli Shqiptare sot nuk e konsideron Evropen te rendesishme sepse ka shtete te tjera qe ja kane kaluar Evropes nga ana ekonomike dhe ushtarake dhe Shqiperia mund te beje aleance me ato shtete dhe te fitoje me shum gjera se sa nje aleance me Bashkimin evropjan.ju sjell nje shembull Bullgaria dhe Rumani jane 17 vjet ne Bashkimin Evropjan cfare fituan keto shtete skane asnje aeroplan asnje tank asnje nendetese skane fabrika skane bujqesi te zhvilluar.endra e Shqiptareve nuk eshte te futen ne BE dhe te behen si Bullgaria pa ushtri pa fabrika pa bujqesi.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In