• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse janë të kompleksuar prokurorët e SPAK, në historinë e Gërdecit?

by Mero Baze
16/03/2025 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dje po rishikoja dokumentarin e televizionit Al Jazeera rreth tragjedisë së Gërdecit. Prokurori i çështjes, Altin Dumani, i ka thënë televizionit në vitin 2010 se kolegët e tij prokurorë që kishin nisur hetimet për tragjedinë e Gërdecit, nuk e kishin parë të arsyeshme të thërrisnin Shkëlzen Berishën për ta pyetur. Ai po ashtu thotë se nuk ka ndjerë, as ai dhe as kolegët e tij, presion për këtë çështje.

Do të isha kurioz të dija nëse këtë deklaratë Altin Dumani do ta bënte tani, nën betim, para drejtësisë, se është duke thënë të vërtetën.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2025/03/67d6f981d6f48.mp4

Dhe po ia rifreskoj kujtesën.

Prokurori Zamir Shtylla ka kërkuar të marrë në pyetje Shkëlzen Berishën në vitin 2008. Për të mos qenë partizan dhe për të mos u interpretuar si betejë politike me Berishën, ai i ka kërkuar atij të hynte nga bodrumi i prokurorisë që të mos bëhej lajm. Siç e bëjnë dhe tani në SPAK, kur nuk duan të të bëjnë mish për top për portalet.

Vetëm ideja e marrjes në pyetje të Shkëlzen Berishës dhe guximi për ta kërkuar atë në prokurori tërboi Sali Berishën, i cili nisi një fushatë linçuese publike ndaj Zamir Shtyllës. Gazeta “55”, botues i së cilës ishte ortak me kompaninë e Delijorgjit në Gërdec, botoi një seri shkrimesh denigruese ku i kujtonte Zamir Shtyllës të shkuarën e tij si hetues i komunizmit, duke i marrë nëpër gojë gjithë fisin.

Për ta ilustruar presionin e Berishës mbi Zamir Shtyllën, përveç deklaratës së tij publike kundër tij, mund të lexoni një pjesë të shkrimit nga gazeta e ortakut në biznesin e Gërdecit, Fari Balliu, që e fillon sulmin që me babain e gruas së tij në vitin 1949:
“Babai i saj është anëtar partie nga viti 1949 dhe punonjës i organeve dhe reparteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai është oficer i degës së Punëve të Brendshme Berat” (vazhdohet me pjesët e tjera biografike).

Martesa e tij është miratuar nga kryetari i degës së Punëve të Brendshme, Pëllumb Kapo.

Nuk e dimë a ka dyshim njeri se në formimin e prokurorit të sotëm Shtylla, shtysa nuk janë bindjet e tij komuniste?

A mundet që një person që ka pasur dhjetëra procese politike kundër personave me bindje të djathta, të ketë qëndrim tjetër në kohën e sotme?

Vështirë të besohet që me këtë betonim majtist, formim profesional industrialo-sigurimso-juridik të kemi një prokuror “të pavarur” që “zbaton vetëm ligjin”.

Zamir Shtylla u tërhoq nga hetimi dhe Ina Rama i propozoi transferim në Elbasan që të ndalnin stuhinë e Sali Berishës kundër tij.
Por në fakt, nuk ishte një marrëveshje që u mbajt. Zamiri u harrua aty dhe në fund dha dorëheqjen nga prokuroria fare.
Këtë zhvillim ta pohojnë në kafe çdo prokuror i asaj kohe, disa anëtarë të sotëm të KLP-së, dhe natyrisht e di shumë mirë edhe Altin Dumani, të cilit i kaloi më pas dosja e Gërdecit.

Tani çështja ka vite që po zvarritet në SPAK, duke na kthyer Fatmir Mediun në viktimë dhe Zamira Durdën, së cilës iu vra djali 9 vjeç, në agresore.

Hezitimi për t’i dhënë fund kësaj historie në gjykatë buron nga fakti se shumica e prokurorëve të SPAK janë dëshmitarë të poshtërimit që u ka bërë Sali Berisha në këtë histori. Jo vetëm duke i kërcënuar dhe linçuar me libër shtëpie, por edhe duke i detyruar të thonë që nuk kanë pasur presion.

Akoma shtetit rrugëve Shkëlzen Berishën dhe akoma kanë frikë të thonë se, kur tentoi ta thërriste kolegu i tyre, qoftë edhe fshehurazi, e degdisën për 24 orë nga prokuroria.

Janë të njëjtët që quajnë presion ndaj drejtësisë bisedat në telefon të Erion Veliajt me gruan rreth lajmeve në shtyp. Kurse poshtërimin që ua ka bërë Sali Berisha, përpiqen ta harrojnë dhe mohojnë.

Next Post
Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, zjarrfikësit në luftë me flakët! Nis evakuimi i banorëve

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, zjarrfikësit në luftë me flakët! Nis evakuimi i banorëve

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Në Shkodër, kur ndonjë u ka prurë shpirtin në hundë, (duke i mërzitur me profka që të tjerët nuk i hanë), i thonë “ të dhjefsha dumanin”.
    Për këtë, Arben Kraja, shkodran 24 karat dhe prokuror në SPAK, ti spoegojë zotit Dumani të SPAK-ut, se si zbërthehet ky term shkodran, që sikur enkas ka dalë për Altin Dumanin.
    Zoti Dumani, drejtues i SPAK, drejtësia vihet në vënd, vetëm kur godet krimet kunder njerëzimit, me njerëz të vrarë.
    Zoti Dumani, i ke borxh këtijë populli e këtijë vëndi, dërgimit para drejtësisë të 21 janarit, me në krye Sali Berishen, ku me urdher të tijë u vranë kater të pafajshem.
    Zoti Dumani, i ke borxh këtihë populli e këtijë vëndi, dënimin përfundimtar dhe real e jo TEATRAL të vrasjes makabër të Gërdecit me 26 të vrarë.
    Zoti Dumani, këtë që nuk po veproni juve sot, ndaj këtyre dy krimeve, NESËR, populli shqiptar, do t’ju denojë juve PERSONALISHT nesër, e që nuk është nesër e largët. Për këtë, mos t’ju gënjejë mëndja.
    Zoti Dumani, qënken i pabesë, që kur bëtë betimin për këtë detyrë, u betuat se do të godisni krimin,,por ju qënkeni ose i kooruptuar, ose bashkëpunetor në këto krime, që nuk kryeni asnjë veprim, megjithë trysninë që keni nga populli shqiptar.
    Pa konsideratë fare, opo fare – fare, për ty personalisht dhe trupën e spakisteve deri sa nuk godisni 21 janarin dhe Gërdecin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes kërkesë Këshillit të Sigurimit: Hamas të dorëzojë armët!

Bordi i Paqes kërkesë Këshillit të Sigurimit: Hamas të dorëzojë armët!

May 20, 2026
Rama në Seul, kryeministri koreano-jugor vlerësime për “Diellën”: Teknologji e avancuar për një ministre virtuale…

Rama në Seul, kryeministri koreano-jugor vlerësime për “Diellën”: Teknologji e avancuar për një ministre virtuale…

May 20, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

May 20, 2026
Sigma VIG dhe Inteligjenca Artificiale: një hap i ri drejt sigurimeve moderne

Sigma VIG dhe Inteligjenca Artificiale: një hap i ri drejt sigurimeve moderne

May 20, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Mblidhet sot Kushtetuesja, Veliaj kërkon heqjen e arrestit me burg. A do të jetë prezent kryebashkiaku?

May 20, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

May 20, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

DOKUMENTI / Trump tërheq padinë prej 10 miliardë dollarësh kundër IRS-së për çdo krim tatimor

May 20, 2026
Tirana dhe Durrësi “mbysin” Kadastrën me kërkesa, sa aplikime janë bërë deri tani

Tirana dhe Durrësi “mbysin” Kadastrën me kërkesa, sa aplikime janë bërë deri tani

May 20, 2026
Zbriti nga makina dhe u zhduk në pusetë! Humb jetën shqiptarja në New York

Zbriti nga makina dhe u zhduk në pusetë! Humb jetën shqiptarja në New York

May 20, 2026
Putin në Pekin, Xi Jinping: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në një fazë të re zhvillimi

Putin në Pekin, Xi Jinping: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në një fazë të re zhvillimi

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In