• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “inceneratorët” dhe jo rruga e Kombit ?

by Artur Ajazi
19/10/2020 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Partia Demokratike dhe taborrët e saj (kryesisht ata që kanë emrat në listën e re Basha) kanë mbi 3-4 javë që po merren me “inceneratorët”. Si janë ndërtuar, ku janë ndërtuar, sa janë investuar, sa janë përfituar, kush ka abuzuar, dhe dhjetra e dhjetra pyetje të tjera, po bëjnë “xhiron” e plotë në rrjetet sociale,  dhe kryesisht në mediet e mirëpaguara nga opozita e dikurshme, që pretendon të vijë një ditë në pushtet… Kryetari saj Lulzim Basha, ka vendosur ta kthejë në lejtmotiv të fushatës së tij elektorale “problemin e inceneratorëve”, aq sa po kërcënon me ndjekje penale, ministra, kryeministrin, deputetë dhe kryetarë bashkish. Çdo ditë nga qytetet dhe bashkitë ku janë ndërtuar inceneratorët, po dalin deklarata dhe kronika filmike, me zë dhe figurë që përgënjeshtrojnë akuzat e Lulzimit dhe kandidatëve të “rinj”, por duket se edhe kjo nuk bën efekt tek postimet e gënjeshtërta, që janë të denja vetëm për elektoratin e mbetur të Partisë Demokratike. Nga Elbasani, bashkia, dhe drejtuesit e kompanisë që administrojnë inceneratorin, vijnë reagimet e para, të cilat përgënjeshtrojnë deklaratat dhe “ekonomistët” e SHQUP-it. Kjo për faktin sepse në Elbasan, investimi i qeverisë për inceneratorin, mbetet më madhori, që përpunon plehrat e një qyteti dhe bashkie të madhe në mënyrë perfekte, por edhe duke prodhuar energji të pastër nga djegie dhe përpunimi i tyre. Po ashtu, reagime zyrtare vijnë edhe nga Fieri dhe Tirana, ku bashkitë respektive, përgënjeshtrojnë “kauzën” e analistëve  dhe kandidatëve të  SHQUP-it. Por në fund të ditës, lind pyetja e natyrshme, pse inceneratorët, (që janë para e investuar dhe e prekshme me vlera të jashtëzakonshme në mjedis dhe jetët e qytetarëve) dhe jo Rruga e Kombit, ku u vodhën hapur fare mbi 230 milion dollarë, të cilat u zhdukën pa “nam e nishan” ? Pse nuk ndjehet asnjë “analisto-progresist” dhe asnjë kandidat nga Partia Demokratike për skandalin më të padëgjuar të një rruge e cila u ndërtua gjysmake, u inagurua gjysmake, (ashtu si rruga Elbasan-Tiranë)për të cilën qeveria e Edi Ramës, punoi, investoi dhe rehabilitoi pothuajse gjithë aksin dhe veprat e artit të ndërtuara në mënyrën më skandaloze ? Inceneratorët, në fakt janë  “gozhda” e Nastradinit, nga ku Partia Demokratike është kapur dhe po i bie, me sa fuqi ka, me shpresën se do të mbledhë  vota nga shqiptarët. Por qytetarët e Elbasanit, (Fierit dhe Tiranës) e dinë fare mirë si jetonin 7 vite e gjysëm më parë, mes malit me plehra që digjej çdo ditë,mes tymit dhe smogut që mbulonte qytetin, dhe që sot pas ndërtimit të inceneratorit, vendi i dikurshëm është kthyer në park dhe lulishte e gjelbëruar. Si mund të kërkosh rikthimin në “fushat e vjetra të plehrave”, kur qytetet po zbukurohen, duke thithur investime në miliona euro për infrastrukturën, rrjetin e ujit të pijshëm, kanalizimet, për mjedisin e pastër, dhe kur jeta e banorëve të ka pësuar rritje cilësore. Si mund të dalësh dhe të bësh fushatë me “inceneratorët” (si dikur PD bënte duke mbrojtur Lazaratin e hashashit) dhe nuk kapesh nga pozitiviteti, edhe pse banorët e Elbasanit, Fierit apo Tiranës, po injorojnë tymnajën e Lulzimit, pasi  ndjehen sot më të lehtësuar se kurrë në mjedisin e pastër. Dihet se “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Dhe këtë askush më mirë se Lulzimi nuk e ka kuptuar dhe zbatuar në praktikë,si “platformë e një fushate të dështuar elektorale”. Dalja e “sekreteve” dhe historive me vila, makina të shtrenjta dhe pasuri të tjera, duket se janë shtysa e vetme që Lulzim Basha ka zgjedhur të merret me “inceneratorët”, ndërkohë që Rruga e Kombit (apo dhe 21 Janari) mbetet arsyeja e vetme që i prish prej kohësh atij  gjumin e natës.

Next Post
Çuçi: Në fund të muajit nisin aplikimet për Skemën Kombëtare, shumica e fondeve për blegtorinë

Ministri Çuçi shpjegon heqjen e akcizës së naftës për fermerët: Kemi skemë për të shmangur abuzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com