• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse GJKKO s’merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit, çfarë deklaroi Berisha e roli i Shkëlzenit?

by Java News
23/09/2023 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rihapja e çështjes Gërdeci përmes procesit gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka rikthyer sytë tek tragjedia e 15 marsit 2008 e cila u mori jetën 26 personave dhe qindra të tjerë u plagosën.

Familjarët e viktimave por dhe shqiptarët presin të dalin para drejtësisë i gjithë zinxhiri shtetëror dhe politikanëve të përfshirë në vendimmarrje që hodhën firmat për ngritjen e atij biznesi fitimprumës që u kthye në ‘krim shtetëror’

Pyetja që lind është pse Gjykata Speciale nuk merr si provë procesverbalin e mbledhjes së këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi një javë pas tragjedisë.

“Tragjedia e Gërdecit nuk mund të mbetet jetime. Ajo ka fajtorë dhe përgjegjës me emra dhe mbiemra” do të deklaronte presidenti në atë mbledhje duke renditur dështimin/implikimin e hallkave të të gjithë shtetit të cilët kishin mbyllur sytë para këtij krimi shtetëror

“Natyrisht nuk mund të mos tërheq vëmendjen pas ngjarjes së Gërdecit për zhgënjimin e madh që pësova kur pashë se në mes viktimave që punonin, shumica ishin njerëz të paspecializuar dhe të patrajnuar. Në një vend ku ka shumë ish ushtarakë të arsimuar dhe të papunë, është e pafalshme që proçese kaq teknike, njëkohësisht të vështira dhe delikate të bëhen nga civilë të cilët nuk kanë kryer as edhe një ditë shërbim ushtarak. Nuk mund të tolerojmë askënd të justifikohet duke thënë se ajo ishte një firmë private.

Si shpjegohet që askush nuk na kishte vënë në dijeni për këtë gjendje në terren? E kam fjalën për SHIU, SHISH, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, shërbimet e autoritetit fiskal, ato të punës dhe të autoriteteve monitoruese të shëndetit paraprak, prej te cilave nuk ka patur as edhe një rresht të vetëm informacion mbi atë që ndodhte në Gërdec. Është e pafalshme, askush nuk ka thënë asgjë, mbi një punishte të paligjshme dhe shumë të rrezikshme pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend dhe të autostradës kryesore të vendit.

Nuk e besoj se askujt nuk i kishte rënë në sy kjo situatë, ndaj kërkoj që me transparencë të nxjerrim përfundimet e duhura në lidhje me punën që institucionet dhe agjencitë e specializuara në vend nuk e kanë kryer. Ta konsiderojmë rastësi, paaftësi apo si një sjellje te papërgjegjshme ndaj një realiteti shqetësues?” deklaronte atëherë presidenti Topi

Procesverbali mban datën 21 mars 2008 dhe ka për objekt “Analizën e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i krizave të tilla në të ardhmen”. Ky procesverbal gjendet lehtësisht në arkivën e Presidencës.

Në këtë mbledhje presidenti Topi kërkoi zbardhjen e fajtorëve dhe përgjegjësve me emër dhe mbimër, si dhe një hetim serioz, rigoroz dhe transparent për atë ngjarje të paprecendetë. I bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë hetime të pavarura nga politika dhe kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e veta politike dhe ligjore.

Dëshmitë e të gjithë pjesëmarrësve do të ishin mjaft të vlefshme për gjykatën dhe hetimet në fazën e procesit gjyqësor ku ndodhen momentalisht.Vite më vonë Bamir Topi pat treguar më vonë se në atë mbledhje ka pasur debat të fortë ku dukej qartë një mungesë e zbatimit të ligjit nga një pjesë e mirë e institucioneve që lidhen me informacionin dhe sigurisë.

Kush mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Në këtë mbledhje të drejtuar nga Presidenti Topi, kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë: Kryetarja e Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, Kryeministri, z. Sali Berisha, ish-Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Bahri Shaqiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ahmet Prençi.

Ndërsa kanë qenë të ftuar Ministri i Shëndetësisë, z. Nard Ndoka, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, z. Leonard Demi, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, z. Petro Koçi, Prokurorja e Përgjithshme. Znj. Ina Rama, Drejtor i SHIU-t, z. Hysni Gjergji dhe Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Agim Lala.
Cfarë deklaroi Sali  Berisha për shpërëthimin?
Deri tani për masakrën e Gërdecit janë dënuar me gjykim të shkurtuar administratori i kompanisë së demontimit Mihal Delijorgji, drejtori i MEICO-s Ylli Pinari, dhe disa ushtarakë, sot të gjithë në liri.

Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti) Bamir Topi rrëfen dhe detaje nga kjo mbledhje.

“Sali Berisha, në fjalën e tij, e quajti shpërthimin një 11 shtator shqiptar, duke hedhur vështrimin në ngjarjet tragjike të 11 shtatorit në SHBA, me nënkuptimin që mund të ketë ndonjë dorë nga agjenturat e huaja të vendeve jomiqësore ndaj Shqipërisë” shkruan Bamir Topi

Roli i Shkëlzen Berishës

“Gërdeci, pranë Vorës, ishe vend ideal për përfituesit e këtij biznesi gjigant, ku ishin përfshirë sipas informacionit dhe medias edhe familjarë të Berishës, madje edhe baxhanaku i tij, Muhamed Hoxha, mbeti i vrarë. Përflitet që i biri kishte qenë aktiv qysh në procesin e vendimmarrjes, kur duhej të merreshin mendimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë; madje Ilir Rusmali që drejtonte këtë ministri, kishte dhënë mendim negativ, por çdo gjë u realizua në Këshillin e Ministrave” shkruan Bamir Topi në librin e tij.

Familjarët e viktimave

Zamira Durda e cila në këtë tragjedi humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në një intervistë për Report TV lajmëroi se në seancën e ardhshme do të kërkojë dhe dëshmitarë të tjerë.

“Vërtet ai (Shenim: Mediu)  thotë që unë vetëm shkresat kam firmosur dhe është pozicion politik por shkresat e tij nxorrën armatimet nga depot që ishin. I gjithë transporti i armatimit është bërë me mjetet e ushtrisë. Unë di që aty funksiononte ministria e Mbrojtjes që kishte detyrë ta në mbronte. Ditë për ditë rrugët ishin të bllokuara me kamionët e ushtrisë. Vendi që u përzgjodh ishte i gabuar. Emri që ka marrë aksident teknologjik ishte i gabuar, se vetëm teknologji nuk kishte aty. Ka shumë emra të tjerë që janë përfshirë. Do kërkoj në seancën e radhës të dëshmojnë.” tha Durda sot./m.j

Next Post
“Mjafton një kontakt në TikTok…”/ Tullumbacet me drogë, gazetarja blen në mes të Tiranës

"Mjafton një kontakt në TikTok..."/ Tullumbacet me drogë, gazetarja blen në mes të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

August 29, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

GJKKO e la në burg për 6 akuza, zbulohet vendi ku do izolohet biznesmeni Ergys Agasi!

August 29, 2026
U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

August 29, 2026
Monstra që pasi u vriste familjen fëmijëve të Srebrenicës u shpërndante çokollata

Funerali i “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç me shpenzime publike dhe nderime shtetërore nga Serbia, Kroacia reagon ashpër

August 29, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Drafti për “faturën” e BE-së, Qeveria nis përgatitjen e kuadrit ligjor! Nga TVSH te plastika, si do të financohet kontributi pas anëtarësimit

August 29, 2026
‘Plumbi i Artë’/ Rrëfimi i Dumanit, ‘RENEA’ dhe policia ‘zbarkojnë’ në Elbasan: Vihen në kërkim të të arratisurve

“Fshihet në një pallat në qytet”- RENEA zbarkon me urgjencë drejt Korçës, operacion për kapjen e një të dënuari me 18 vjet burg për vrasje!

August 29, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

Ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku del sot në GJKKO për masën e sigurisë, u kap me biznesmenin Ergys Agasi në makinë! Ja akuzat ndaj tij

August 29, 2026
Flakët vijojnë të djegin pyjet e Bulqizës, në Vajkal situatë kritike prej dy ditësh! Zjarri i afrohet banesave, luftë nga toka dhe ajri

Flakët vijojnë të djegin pyjet e Bulqizës, në Vajkal situatë kritike prej dy ditësh! Zjarri i afrohet banesave, luftë nga toka dhe ajri

August 29, 2026
“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

August 29, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama mbledh sot të deleguarit e PS dhe deputetët e Tiranës, në fokus Bashkia, “Besa”, “Prania Besnike” dhe puna në terren

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com