• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Edi Rama nuk bën betejë kundër ministrave “teknikë” të opozitës së re?

by Mero Baze
29/06/2017 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze/ 

Marrëveshja e Edi Ramës me Lulzim Bashën për t’i dhuruar opozitës postet kyçe të qeverisë deri në zgjedhje, si një garanci për mospërfshirjen e qeverisë në zgjedhje ka mbaruar. Formalisht qeveria po rikthen në detyrë ish zyrtarët që drejtonin agjensitë më të rëndësishme shtetërore, dhe mund ta përmbyllë shpejt këtë proces. Por ligjërisht, procedura është thuajse e pamundur për të hequr ministrat teknikë. Ata duhet t’i shkarkojë Edi Rama, të bëjë dekret shkarkimi Presidenti dhe të mblidhet Parlamenti i vjetër, t’i miratojë shkarkimin.

E gjitha kjo është një humbje energjie, për të cilën duket se Edi Rama nuk ka as nerva dhe as ndonjë dëshirë ta bëjë. Ajo që i shijon atij më shumë, me sa duket është të shikojë se LSI tre muaj më parë vinte në dispozicion mandatet e ministrave të saj, për të zgjidhur krizën e çadrës dhe si tani as ministrat e LSI dhe as ata teknikët e Lulzim Bashës, që do vinin për të shpëtuar zgjedhjet, jo vetëm nuk ikin nga zyrat, por tentojnë të sillen dhe si ministra fuqiplotë.

Ky është një debat moral, që e rëndon opozitën e re, dhe e bën më të besueshme tezën e “tepsisë” që Edi Rama shpiku gjatë fushatës për ta, dhe që me sa duket tani po përpiqet ta ekspozojë përsëri, duke i bërë ata objekt debatesh banale.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e ka ndarë mendjen për një opozitë të fortë dhe besoj do të jetë opozita më e ashpër, që ka pasur ndonjëherë pas vitit 1997 në Shqipëri. Me ndryshimet e fundit të saj, duket se ajo është e përgatitur për këtë betejë afatgjatë. Dhe do të ishte mirë që bashkë me ndryshimet në lidership, të bënte dhe gjestin e largimit nga pushteti, duke prerë marrëdhëniet me qeverinë e Edi Ramës dhe për t’ua dëshmuar të gjithëve që ajo nuk është një parti borderosh, por një parti me nerv politik, që di t’i rezistojë. Dy muaj më shumë, apo më pak, për disa ministra dhe disa drejtorë, nuk janë asgjë për LSI, por janë një argument më shumë për fuqinë e saj, nëse ajo e injoron këtë pjesë të pushtetit.

Edi Rama përkundër thirrjeve për revansh, që ka nga brenda PS, duket se po argëtohet me këtë situatë, dhe po bën si “viktimë”, sikur i kanë zënë derën.

Në fakt ai po përpiqet të bëjë politikë me ta.

Ministrat teknikë të Lulzim Bashës, ai jo vetëm që nuk po i shkarkon, por përpiqet të krijojë idenë se bashkëpunimi me Lulzim Bashën do të vazhdojë, duke i dhënë kështu dhe një dorë në rizgjedhjen e tij puniste, pasi e ka kundërshtar perfekt të modeluar siç e do ai. Edhe pse disa zyrtarë të tij, si Sekretarë të Përgjithshëm, ai i Arsimit, i Punës, apo zëvendësministrja e Financave, i kanë drejtuar atij thirrje publike për problemet që kanë me ministrat teknikë, që nuk lidhen më me zgjedhjet, ai po argëtohet, duke lënë të kuptohet, se ministrat i duhen Bashës të konsolidojë pozitat në parti, për të bashkëpunuar pas shtatorit për reformat e premtuara.

Kjo është shumë cinike dhe një teprim ekstrem, pasi është duke ndërhyrë në një garë brenda PD me diversion, përmes ministrave teknikë, të cilët i zbukuruan fitoren e zgjedhjeve.

Kur ia bashkon këtë pjesë dhe ministrat e LSI, kjo tablo bëhet dhe më cinike, pasi tashmë i bie që Edi Rama të drejtojë deri në shtator një qeveri, shumica e të cilës, i përket opozitës së re të dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

Edi Ramës i duhet kjo për të treguar se çfarë ka fituar, dhe sidomos për të provuar faktin, përse përmendte vazhdimisht “tepsinë”, por nuk e di çfarë i duhet Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, rroga dy mujore e ca ministrave dhe shëtitjet e tyre me makina qeveritare, ndërkohë që po përgatiten për një opozitë afatgjatë. Dhe pastaj thonë që Edi Rama bëri një fushatë gjithë gallata. Këto kanë nisur opozitën me gallatë!

Next Post
Prangoset një avokat në Tiranë, i mori 8 mijë euro ryshfet një qytetari

Prangoset një avokat në Tiranë, i mori 8 mijë euro ryshfet një qytetari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com