• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse e komplekson 17 Nëntori- politikën?!

by Ben Andoni
18/11/2025 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ceremonia e vakët për kremtimin e 17 Nëntorit tregon mënyrën sesi lidhemi ne me çështjen kombëtare në të gjitha rrafshet. Për të nderuar ata që luftuan; për ata që ranë në betejën e atyre ditëve; për viktimat e pafajshme që prisnin të mbaronte lufta dhe t’i shërbenin vendit të tyre; për shpirtin e kryeqytetit që bëri betejën më të ashpër për cclirimin; për aleatët dhe identitetin e qytetit dhe më shumë akoma: Respektin ndaj vlerave tona antifashiste. Ka kohë që një pjesë njerëzish të lidhur me këtë datë në forma të ndryshme kërkojnë që ky cak të përfaqësojë edhe datën përbashkuese të çlirimit të vendit. Do të ishte zgjidhja më ideale. Por, PS dhe PD-ja, dy partitë kryesore politike që kanë ndërruar vend me rrotacion në drejtimin e vendit, asnjëherë nuk u ka volitur që kjo datë të jetë përbashkuese. Fryt i kësaj është që narracioni kundër 17 Nëntorit ka përfshirë edhe është shtrirë edhe mbi bazën e gjerë të kryeqytetarëve. Shumë syresh e kanë për turp, madje edhe të përmendin se Tirana luftoi dhe u çlirua më 17 Nëntor. Apo që të përmendin kohën kur ekipi emblematik i Shqipërisë me këtë emër arriti disa nga rezultatet më historike në vend. Ashtu, si është turp, që edhe sot pas kaq kohësh, nuk ka varr për shumë të vrarë të asaj dite, pushkatuar pa gjyq, shumë syresh nëpunës që do i duheshin aq shumë vendit të shkatërruar.

17 Nëntori duhet të ishte më shumë sesa një ditë kremtimi, por edhe përshpirtje. Për qytetarët që dhanë gjithçka nga shtëpitë e thjeshta dhe i lëshuan në barrikada; për ata që luftuan pa asnjë paragjykim ndaj gjermanëve; për viktimat e njohura, shumësyresh patriotë të vërtetë, për gjithçka. Por, ashtu si e vërejnë historianët e luftës, qasja e sotme militante është krejt ndryshe nga antifashizmi tradicional, ku u kërkua të luftohej nga të gjithë, narrativë që shkoi deri në mesin e shekullit të 20-të, shkruan një studiues tek “Fascism, Anti-Fascism and the British Left, 1919-1939”, duke referuar për rastin e vendit të tij. (Hodgson, 2007). Megjithatë, në këtë datë, në Tiranë duket se ka një përpjekje thjesht për të larë gojën nga zyrtarët me një kurorë dhe një dalje publike, por aspak kremtimin sublim që duhet të ketë realisht 17 Nëntori. Kjo datë e komplekson politikën sepse nuk diti t’i jepte vendin e duhur çlirimit, heronjve të saj, vetë qytetarëve të Tiranës, ekzekutimet e robërve, apo sepse nuk arriti të krijonte një ndjesë të madhe për të pushkatuarit prej listave famëkeqe. 17 Nëntori do të peshojë gjithnjë mbi ndërgjegjen dhe moralin e munguar bashkëkohor, ndaj ajo çdo vit kujton se jemi një shoqëri pa skrupuj dhe shpesh tinzare. E shpjeguar më mirë nga militanti politik i paraluftës së Dytë, Carlo Alberto Rosselli, që nuk arriti ta shihte se ku përfundoi vendi i tij Italia dhe ata që e ekzekutuan: “Ne jemi antifashistë sepse atdheu ynë nuk matet me kufij dhe topa, por përkon me botën tonë morale dhe atdheun e të gjithë njerëzve të lirë”.  Kjo e komplekson politikën tonë që nuk i honeps dot njerëzit e lirë. (Javanews)

Next Post
Rritet buxheti për përmbytjet, pushtetit vendor do t’u ndahen 1.1 mld lekë! Ja detajet

Moti i keq izolon disa fshatra në Kurbin, në Krujë raportohet për përmbytje! Prezenca e ujit në nivele alarmante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In