• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

by A R
17/03/2026 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Skela, një prej emrave legjendarë që ka veshur fanellën kuqezi të kombëtares, nuk e mohon dëshirën e tij për të qenë një ditë trajner i Shqipërisë. Edhe pse pranon se kjo ditë mund të jetë e largët, ai u shpreh se do të vinte edhe me biçikletë që ta pranonte një detyrë të tillë.

“Ëndrra e çdo ish-futbollisti të Kombëtares që pretendon të jetë trajner, nuk diskutohet që është për të qenë një herë trajneri i Kombëtare. Për mua do ishte një ëndërr. Nëse një ditë do më kërkonte kombëtarja e Shqipërisë, për të cilën mendoj se është ende larg, në mënyrë absolute që do pranoja, do vija me biçikletë është një shprehje këtu në Gjermani. Do nisesha që tani, direkt”, tha ai në një intervistë së fundmi për FSHF TV.

Skela nënvizoi se në vitet e fundit si lojtar i ofruan të bashkohej me Skënderbeun ndërsa si trajner nuk ka pasur oferta.

“Në vitet e fundit si lojtar, ka qenë Agim Zeqo, president i Skënderbeut asokohe, më ka ofruar që të bashkohesha me skuadrën korçare. Po bënin një ekip që donte të shkonte në Champions. Si trajner nuk kam pasur oferta, pasoi njerëzit mendojnë se unë nuk kthehem në Shqipëri, pasi jam në Gjermani e këtu ndihem shumë mirë”, tha ai.

49-vjeçari mban rolin e teknikut tek skuadra U19 e akademisë së Eintracht Frankfurt, ku ka shkëlqyer pasi së bashku me skuadrën bardhezi ka shkuar deri në 1/8 e Youth League.

Next Post
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com