• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

by A R
17/03/2026 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE, ka rifilluar nënshkrimin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike të krijuara deri më 31 dhjetor 2024, duke ofruar skema lehtësuese pagese për familjarët dhe bizneset.

Familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët, klientët familjarë, si dhe bizneset dhe institucionet, mund të përfitojnë nga skema pagese me këste mujore të përshtatura sipas kategorisë së çdo klienti.

Këstet mujore janë të përballueshme dhe shoqërohen me afate të qarta shlyerjeje, ndërsa në disa raste ofrohet edhe reduktim i kamatëvonesave, në varësi të mënyrës së pagesës së detyrimit.

Administratori i FSHU, Algert Luzi, bëri të ditur se periudha e shlyerjes së detyrimeve për klientët familjarë mund të shkojë deri në 20 vite.

Sipas tij, debitorët kanë mundësi të nënshkruajnë aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve, ku në marrëveshje përfshihen si principali, ashtu edhe kamatëvonesat.

“Abonentët debitorë mund të zgjedhin edhe shlyerjen e principalit me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të ndjeshëm të kamatëvonesave”, u shpreh Luzi.

Ai sqaroi se në rast se abonenti shlyen 100% të principalit me një këst të vetëm, përfiton reduktim deri në 70% të kamatëvonesës.

Ndërkohë, për biznesin e madh parashikohet reduktim deri në 50% të kamatëvonesës nëse shlyhet i gjithë principali me një këst të vetëm, ndërsa për biznesin e vogël aplikohet falje 100% e kamatëvonesës nëse paguhet i gjithë principali në një pagesë të vetme.

Autoritetet e FSHU theksojnë se kjo skemë synon të lehtësojë klientët debitorë dhe të krijojë mundësi reale për shlyerjen graduale të detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike.

Next Post
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com