• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse e duam të zezën?!

by A R
12/01/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dinjitozë, impresivë, por jo edhe që bien në sy, adhuruesit e ngjyrës së zezë dëshirojnë të tregohen misteriozë, por po ashtu mund të tregojnë në ndrydhje të dëshirave dhe të synimeve, çka tregon për dëshira të mëdha të brendshme të fshehura thellë. E zeza është autoritare dhe e fuqishme, sepse mund të nxisë emocione të forta.

Prestigji dhe fuqia janë të rëndësishme për adhuruesit e kësaj ngjyre. Ata janë të pavarur, me vullnet të fortë dhe të vendosur të kontrollojnë veten dhe situatën.

Mund të jenë konservatorë dhe konvencionalë. Janë shumë besnikë, të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre dhe veçanërisht të disiplinuar në arritjen e qëllimeve.

Adhuruesit e së zezës kohë pas kohe mund të duken si joemocionalë, si dhe sikur tërësisht e kontrollojnë situatën. Por nganjëherë në fakt ndihen shumë të pasigurt. I mbajnë njerëzit larg nga intimiteti i tyre duke krijuar barrierë mes vetes dhe njerëzve të tjerë. Kujdesen për detaje dhe verifikojnë gjithçka deri në detajin e fundit. Ata janë intensivë dhe të drejtpërdrejtë, rrallë bëjnë shaka apo tregojnë lojë. Në psikologji e zeza paraqet mbrojtjen nga streset e jashtme emocionale, fuqi dhe kontroll. Krijon barrierë mes vetes dhe botës së jashtme. Në atë mënyrë mbron emocionet e veta, fsheh të metat, pasiguritë dhe dobësitë nga të tjerët. E zeza është e frikshme, armiqësore dhe e paarritshme për shkak të forcës të cilën e rrezaton. Ajo mund të pengojë komunikimin në dy drejtime për shkak të fuqisë së vet të frikësimit. E zeza nënkupton vetëkontroll dhe disiplinë, pavarësi dhe vullnet të fortë, jep përshtypjen e autoritetit dhe pushtetit.

E zeza thith energjinë negative. Njerëzit të cilët pëlqejnë ngjyrën e zezë mund të jenë konvencionalë, konservatorë dhe seriozë. E zeza shpesh përjetohet si ngjyrë e sofisticitetit. Shpesh zgjedhim të zezën nëse dëshirojmë të lëmë përshtypjen e elegancës, sofisticitetit dhe besimit. E zeza është e lidhur me joshjen, si femrat joshëse me të brendshme të zeza të cilat krijojnë përshtypjen e misterit dhe intrigës. E zeza është fundi, por fundi gjithmonë nënkupton një fillim të ri. Kur paraqitet drita, e zeza bëhet e bardhë, ngjyra e fillimeve të reja.

Adoleshentët shpesh kanë nevojë psikologjike të veshin të zezën në fazën kalimtare nga fëmijëria e pafajshme tek sofisiticiteti i personit të rritur. Ajo shënon fundin e një pjesë të jetës dhe fillimin e tjetrës, duke u lejuar të fshihen nga bota, derisa ta zbulojnë identitetin e tyre unik.

Për së tepërmi zi mund të shkaktojë depresion, ndryshime të disponimit dhe të krijojë ambient negativ.

Next Post

PS, Kongresi planifikohet për në mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat dua dënim përjetë

“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

February 11, 2026
“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
Sot dua të flas italisht…

Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë…?

February 11, 2026
Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In