• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

by A R
11/02/2026 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U mblodh këtë të mërkurë, Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrativo-Territoriale, pas javësh debatesh, mungesash dhe përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës. Pas protestës së një dite më parë në bulevard, ku demokratët kërkuan largimin e qeverisë Rama, opozita është rikthyer në tryezën e dialogut për të diskutuar reformën territoriale.

Në rendin e ditës së mbledhjes është miratimi i kalendarit të punës, i cili parashikon që deri në qershor 2026 të depozitohet në Kuvend projekti final për ndarjen e re territoriale. Sipas këtij plani, në muajt në vijim do të zhvillohen konsultime publike në 12 qarqe, takime me aktorë ndërkombëtarë dhe grupe interesi, si dhe një sondazh për të matur opinionin publik. Në prill pritet të prezantohen dy deri në tre variante të ndarjes së re, ndërsa në maj do të përgatitet paketa ligjore përkatëse.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të arrihet konsensus politik. Socialistët janë shprehur për uljen e numrit të bashkive, ndërsa demokratët kërkojnë rritjen e tyre. Përplasjet e mëparshme për përbërjen e komisionit tregojnë se rruga drejt një dakordësie do të jetë e vështirë, në një klimë politike ende të tensionuar.

“Duhet të jemi të bindur që nuk ka një paracaktim të produktit të këtij komisioni”, deklaroi në nisje të mbledhjes, bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi.

“Nëse rruga jonë kalon pjesërisht nëpërmjet konsensusit, për raporte apo vendime të caktuara dhe në fund fare del me variant të personalizuar politik, atëherë çfarë kuptimi ka komisioni?! Ne duhet të kemi një produkt të përbashkët!”, tha Boçi, duke shtuar se çdo lloj opsioni ndryshe nga se PD-ja kërkon në vazhdim, përbën hipokrizi.

“Të vendosim këtë bazë të rëndësishme politike dhe të vazhdojmë punën”, u tha ai socialistëve.

Në rend dite parashikohen pikat si më poshtë:

– Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 11 nëntor 2025

– Shqyrtimi i projektvendimit për caktimin e sekretarit të Komisionit

– Miratimi i planit të punës dhe i kalendarit të Komisionit, në përputhje me afatet e reja

-Shqyrtimi i projektvendimit për miratimin e emrave të ekspertëve pranë Komisionit

Next Post
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Comments 1

  1. Opionisti says:
    6 months ago

    Amund te hetohete teritorjale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com