• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS, Kongresi planifikohet për në mars

by A R
12/01/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i punës për strategjinë elektorale dhe koordinatorët e kanë zyrtarizuar tashmë shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste, por ende nuk është caktuar një datë e saktë, shkruan Gazeta Shqiptare. Sipas rregullave, statutore të PS-së, datën e Kongresit e përcakton Asambleja Kombëtare, për të cilën gjithashtu nuk ka ndonjë thirrje.

Kryetari i asamblesë e njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i pyetur dje nga Gazeta Shqiptare, se a ka një datë për Kongresin tha: “Do të ketë njoftim në kohën e duhur”. Dje, ka pasur dy takime të anëtarëve të grupeve të punës që po merren me përgatitjen e zgjedhjeve brenda partisë dhe përgatitjen e kongresit.

Në takimin e parë është konfirmuar shtyrja e kongresit, për shkak të vonesave që ka pasur në afatet e realizimit të zgjedhjeve në strukturat e partisë në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka shkuar dy herë dje në selinë e PS-së për të kaluar disa nga çështjet që kanë sjellë ngecjen e procesit zgjedhor.

Nga ana tjetër, ende nuk ka një produkt as nga grupi i punës për ndryshimet në statutin e partisë. Secili prej nëngrupeve ka dorëzuar produktin e punës së tij. Janë marrë modelet e partive simotra në Evropë, PS franceze, socialdemokratëve gjermanë, laburistëve anglezë të Toni Blair janë përkthyer në shqip, por ende nuk ka një projekt, i cili duhet të ishte dërguar në bazë, për të thithur edhe mendimin e bazës së partisë.

Një nga pikat që mendohet se do të propozohet dhe për të cilën është debatuar më së shumti, është ajo e modelit laburist që kur partia fiton zgjedhjet, kryetari i saj nuk ka nevojë t’u nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë. Të premten e shkuar, kryeministri Rama mblodhi sërish koordinatorët, prej të cilëve ai u njoh me ecurinë e procesit e zgjedhjeve në qarqe të ndryshme. Kryetari i PS-së, Rama, ka kërkuar që të mbyllen zgjedhjet e krerëve të organizatave socialiste, në ato qarqe, ku ende ka problem brenda muajit janar.

Të gjithë koordinatorët e qarqeve kanë dhënë informacionet e tyre për ecurinë e këtij procesi, por është vënë re se vonesa ka në disa bashki të jugut, si në disa bashki të qarkut të Vlorës, pjesërisht puna është mbyllur në qarkun e Durrësit. Të parët që kanë mbyllur procesin janë bashkitë e qarkut të Tiranës dhe ato të Fierit. Ka edhe disa bashki të vogla, por pjesa më e madhe është ende në fazën e parë, atë të zgjedhjes së krerëve të organizatave socialiste, proces ky që duhet të ishte mbyllur që prej datës 10 nëntor.

E kështu rrjedhimisht të gjitha afatet për zgjedhjet e tjera brenda strukturave kanë ardhur në shtyrje, pikërisht prej varësisë që ato kanë nga zgjedhja e njëra-tjetrës. Një tjetër sfidë e socialistëve është edhe shtimi i numrit të anëtarësisë deri më 12 qershor, datë kur PS mbush 25 vjet nga themelimi i saj.

Burimet bëjnë me dije se është tepër i vështirë për t’u përmbushur objektivi i vënë nga kryetari për një numër 150 mijë anëtarësh. Listat e anëtarëve tashmë janë duke u dixhitalizuar, por edhe duke u pastruar nga emrat fiktivë. E gjitha kjo po bëhet që PS të ketë një pasqyrë të plotë të anëtarësisë, për të ditur paraprakisht mbështetjen për PS në zgjedhjet e 2017.

 

Next Post

"Pasioni i Nanos për xhinin, Berisha, Mejdani dhe atentati ndaj Azem Hajdarit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In