• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Donald Trump i mori me vete në shtëpi dokumentet e klasifikuara?

by
19/08/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Timothy L. O’Brien

Tashmë e dimë se arsyeja pse Byroja Federale e Hetimit (FBI) kontrolloi rezidencën e DonaldTrump në Palm Beach javën e kaluar, është sepse presidenti i 45-të i SHBA-së është nën hetim për grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore dhe ndoshta edhe shkeljes së Aktit të Spiunazhit.

Po ashtu, ai mund të ketë gënjyer edhe zyrtarët federalë mbi këto dokumente, dhe të ketë penguar punën e organeve të drejtësisë. Pjesa më e madhe e zhurmës që pasoi lajmet e kontrollit të FBI-së, u përqendrua tek motivet e hetuesve për zbatimin e një urdhri të tillë në Mar-a-Lago.

Kjo kryesisht sepse Trump e fokusoi vëmendjen tek akti në vetvete, duke shfrytëzuar një boshllëk komunikimi të krijuar nga Departamenti i Drejtësisë, që në fillim nuk sqaroi si duhet publikun rreth hetimit mbi ish-presidentin. Trump nuk është i sofistikuar apo shumë i zgjuar, por mesazhet janë një nga “superfuqitë” e tij.

Sapo e clësoi kontrollin e FBI-së në rezidencën e tij, si një akt të motivuar politikisht dhe të denjë për “vendet e botës së tretë”, avokatët e tij në Partinë Republikane dhe mbështetësit e tij mediatikë në Fox Neës, shkuan në punë duke përsëritur të njëjtat gënjeshtra.

Mosfunksionimi i mundshëm i FBI-së, u bë një temë qendrore e debatit rreth kontrollit tëbanesës së Trump. Edhe analistët me të paanshëm nisën të kenë dyshime:“Hmm… Ndoshta FBI-ja ka dalë nga binarët!”. Por zhvillimet e mëvonshme, dhe një konferencë shtypi e Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland, e ripërqendruan siç duhet vëmendjen te autori i dyshuar – Trump – dhe kanë zbehur disa nga trillimet që synojnë të përbaltin FBI-në.

Shumëkush ka të drejtë të vazhdojë të shqetësohet mbi tejkalimin e mundshëm tëkompetencave nga FBI. Por nevojiten përgjigje më të ngutshme se pse Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë duke marrë me vete dokumentet sekrete. Unë mendoj se ekzistojnë 3 arsye të mundshme, pse Trump donte t’i mbante me vete të gjitha ato dokumente tepër sekrete dhe të klasifikuara.

Arsyeja e parë duket relativisht e padëmshme. Trump është si një “7-vjeçar i rritur”, dhe atij i pëlqyen disa nga mjetet që që ke në dorë kur je president. Thuhet se ai donte të mbante me vete një model në miniaturë të “Air Force One”. Ndër dokumentet e diskutueshme që u gjet në Mar-a-Lago ishte një hartë meteorologjike e uraganit Dorian.

Pse ajo hartë ishte kaq e rëndësishme për të? Kujt i interesonte ajo? Arsyet e dyta dhe të treta nuk janë aspak të padëmshme. Ato janë thellësisht të dëmshme dhe shqetësuese. Arsyeja e dytë:paratë. Lakmia e pakufizuar e ka motivuar gjithë jetën Donald Trumpin. Ai nuk u bëpjesë e biznesit të kazinove, vetëm për të zbukuruar Atlantic City.

Ai nuk propozoi një mega-zhvillim në zonën Ëest Side të Manhattan, vetëm sepse donte ta bënte Nju Jorkun më të jetueshëm. Ai nuk themeloi Universitetin Trump për të edukuar studentët, dhe nuk drejtoi reality shoë “The Apprentice”, vetëm për t’u mësuar të rinjve si të bëhen sipërmarrës të sukseshëm.

Dhe nuk garoi për president për ta rigjallëruar demokracinë amerikane. Arsyeja ishin paratëdhe vetëm paratë. Edhe ish-zyrtarë e tjerë të administratës Trump kanë fituar para në mënyra që duhet të ngrenë shqetësime për sigurinë kombëtare. Kështu ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner (dhëndri i Trump), dhe ish-Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, kanë marrë miliarda dollarë nga Arabia Saudite për të krijuar kompanitë e tyre të menaxhimit të parave.

Këto marrëveshje duken ende si shitje e ndikimit, por për Trump ato dukeshin padyshim si mjete për përfitime të mëdha. Mos harroni se bizneset e Trump kanë qenë në vështirësiserioze. Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ato kishin rreth 1 miliard dollarë borxh, 900 milionë nga të cilat duhet të paguhen relativisht shpejt.

Ai garantoi personalisht shlyerjen e rreth 421 milionë dollarëve të atij borxhi. Dhe bizneset e tij – të përqendruara tek pasuritë e patundshme urbane dhe industria e argëtimit – u goditën nga rënia ekonomike që solli pandemia e Covid-19. Po ashtu Trump dhe kompania e tij, Organizata Trump, përballen me hetime për mashtrim në Nju Jork, që mund ta nxjerrin atë jashtë biznesit.

Ky është një presion i madh financiar, sidomos për dikë që është tashmë i prirur të jetë një grumbullues parash. Kjo duhet të ngrejë alarmin për çdo analist racional, që shqetësohet se Trump mund të jetë frymëzuar për të përdorur kompetencat dhe aksesin në të dhënat që isiguroi presidenca për të fituar para duke shpërndarë informacione të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ndoshta nuk do të jetë kështu – dhe unë e shpresoj – por është e këshillueshme një vigjilencë ekstreme rreth këtij problemi të veçantë.

Arsyeja e tretë:Dëmtimi i reputacionit. Thuhet se Trump i mori me vete letrat që shkëmbeu me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ndoshta ky veprim u frymëzua nga vaniteti i tij, sepse Trump e ka cilësuar një korrespondencë të tillë si “letra dashurie”. Por çfarë komunikimesh të tjera përmbajnë dokumentet që mbante Trump në shtëpinë e tij?

A ka ndonjë gjë me presidentin rus Vladimir Putin apo presidentin kinez Xi Jinping? Po në lidhje me dokumentet që kanë të bëjnë me bisedat telefonike të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në kohën kur Trump po përpiqej të ushtronte presion ndaj tij për të gjetur fakte komprometuese mbi kundërshtarin e tij politik, Joe Biden.

Ishin këto komunikime që çuan në të parën nga dy procedurat e shkarkimit të Trump. Sërish,ndoshta nuk ka asgjë të tillë, dhe as në dokumentet që mban Trump me vete. Por nuk është e paarsyeshme të shqetësohemi se komunikimet e tij me liderët e huaj – dhe çdo gjë e pandershme ose ndoshta e paligjshme që ka ndodhur në lidhje me to – mund të kenë pasur elementë të tillë që ai ndihet i detyruar t’i fshehë.

Ritmi i furishëm me të cilin Trump ka mbjellë gënjeshtra pas kontrollit të FBI-së në Mar-a-Lago, sugjeron se ai ka diçka për të fshehur, dhe se është i shqetësuar për hetimin. Tek e fundit ai ka pohuar, pa asnjë fakt, se FBI fabrikoi prova në Mar-a-Lago.

Po ashtu tha se nuk ishte presidenti i parë që merrte me vete informacione të klasifikuar, dhe se ish-presidenti Barack Obama mban ende 33 milionë faqe dokumente “shumica prej tyre të klasifikuara”. Arkivi Kombëtar që kontrollon të gjitha letrat e Obamës, e hodhi poshtë atëpretendim.

Ndërkaq, përmes një ndërmjetësi Trump e paralajmëroi Garland përpara konferencës së tij për shtyp javën e kaluar, se njerëzit ishin shumë të zemërua nga kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago. Që nga ai moment, mbështetësit e armatosur të Trump kanë marshuar jashtë zyrave të FBI-së në Feniks.

Një person i armatosur që sulmoi një zyrë të FBI-së në Cincinnati të enjten e kaluar u qëlluapër vdekje. Gjyqtari federal që miratoi urdhrin e kontrollit të FBI-së i është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve antisemite në internet. Disa nga ato sulme ndodhën edhe në sinagogën e tij. Përfundimi me shpejtësi i këtij hetimi, përpara se dhuna të përshkallëzohet më tej, duhet të jetë një prioritet për organet e zbatimit të ligjit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In