• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha nuk e do hapjen e dosjeve të Sigurimit?!

by A R
09/09/2022 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nebil Çika

Deputetët e Berishës nuk e kanë firmosur kërkesën e PD për hapjen e plotë të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit ndërkohë që njerëzit e nxjerrë prej tij në media janë shprehur kundër hapjes duke e konsideruar si në kundërshtim me Kushtetutën dhe konventave ndërkombëtare.

Berisha vet nuk është prononcuar qartë për këtë çështje, përveç përpjekjes së dëshpëruar për të mbrojtur Ilir Metaj e duke akuzuar disa persona të tjerë e duke dekonspiruar kështu, jo pa qëllim, faktin që ai i ka në shtëpi këto dosje që është edhe arsyeja kryesore pse ai nuk do që ato të hapen.

Tani të gjithë po bien dakord se arsyeja kryesore e hapjes së dosjeve të Sigurimit është shantazhimi që u bëhet nëpërmjet këyre njerëzve, veçanërisht zyrtarëve të shtetit, politikanëve , gazetarëve tje.

Por kush e ka mundësinë e këtij shantazhimi?

Pa dyshim ata që kanë informacion mbi dosjet që janë kryesisht drejtues e pjestarë të sigurimit të shtetit, shërbimit informativ shtetëror, por edhe drejtues të lartë të qeverisë e shtetit që i kanë marrë ato në mënyrë të pa ligjshme dhe në mënyrë kriminale përdorin për qëllime pushteti dhe interesa të tjera të paligjshme.

Berisha është njëri prej tyre pasi për shkak të pozitave të larta shtetërore si president dhe kryeministër i ka ato, fakt që e demonstroi vetë në konferencë shtypi në për përpjekje për të mbrojtur Ilir Metaj.

Hapja për publikun e dosjeve të Sigrimit të Shtetit do tiu hiqte një armë të fortë pushteti të gjitha atyre që kanë dijeni për to dhe i përdorin për shantazh e për kontroll të njerëzve pjesë e këtyre dosjeve.

Në se hapen dhe i dinë të gjithë mundësia e shantazhit bie gjithashtu dhe dosjet si armë pushteti nuk funksionojnë më.

Ky është halli i Berishës, ai i ka përdorur dhe i përdor këto dosje për të mbajtur të lidhur rreth vetes shumë ish bashkëpunëtorë të sigurimit duke përdorur shantazhin por edhe egon e tyre për pushtet.

Në se dosjet hapen dhe punëtorët e bashkëpunëtorët e Sigurimit ndalohen me ligj të jenë në politikë, pushtet e administratë shtërore ” armata e spiunëve” në mbështetje të tij rrudhet e shpërbëhet pasi, së pari nuk shanazhohet dot më dhe së dyti nuk do të joshen më me premtimet për pushtet e punë shteti, se do tiu ndalohet me ligj. Në këto kushte detyrimi dhe interesi për të qenë pas Breshës, për shkak dosjeve të Sigurimit, bie dhe kuptohen vetë pasojat politike e elektorale të sajë për Berishën.

Në se ligji, siç janë gjasat do të miratohet në Kuvend, pritet të shohim një rrudhje politike e elektorale drastike të mbështetjes së Berishës, jo vetëm prej largimit të atyre që mbahen peng nga dosjet e sigurimit prej tij por edhe nga zbritja me këmbë në tokë të idealistëve e militantëve, sidimos nga radhët e viktimave të kumunizmit, që do të “shokohen” nga dosjet e një pjesë të mirë të atyre me të cilët Berisha ka ndarë pushtetin dhe i ka detyruar ata ti mbështesin e votojnë, por edhe nga ata që i ka sot në krye të strukturës politike të tij.

Do të shohin qe pushtetin në PD nuk e kanë pas kurrë ata, por komunistët dhe Sigurimi i Shtetit.

Ai i e di mirë këtë, prandaj reziston e i udhëzon njerëzit e tij të kundërshtojnë këtë nismë ligjore që PD e ka pas detyrim politik moral e ligjor që kur erdhi në pushtet në 1992 por Berisha nuk e ka lejuar për arsyet që thamë më lartë. Mos hapja e dosjeve të Sigurimit dhe mos largimi nga pushteti i njerëzve me to ka bërë dëm të madh pasi vlerësohet si faktori kryesor i vazhdimësisë së pushtetit të komunistëve në Shqipëri, përfshi edhe Sali Berishën.

Duke përdoruar njerëzit me mëkatet e Sigurimit në PD parlament, gjyqësor, administratën shtetërore e media ai ka garantuar për 32 vjet qenien në krye të djathtës zyrtare shqiptare edhe pse vjen politikisht nga partia komuniste si ish- drejtues i saj.

Janë këta njerëz që i kanë garantuar atij jo vetëm qenien në krye të PD por edhe miratimin e ligjeve e rregullave të shtetit për të garantuar pushtetin e tij . Berisha ka përdorur informacionin e dosjeve dhe është kujdesur që në postet kyçe të partisë e pushtetit të vendos njerëzit që ka gjetur në to duke sabotuar çdo përpjekje e mundësi të të djathtës antikomuniste për përfaqësim politik e pushtet në mënyrë të lirë e të ndershme.

Mbajtja peng e PD dhe të djathtës nga komunistët nëpërmjet dosjeve të Sigurimit ka qenë një strategji e planifikuar që në në fillim të pluralizmit politk në Shqipëri dhe Berisha është autori dhe përgjegjësi kryesor i zbatimit të kësaj strategjie komuniste që fatkeqësisht ka funksionuar e funksionon.

Kjo përpjekje për ti dhënë fund kontrollit të pushtetit me dosjet e Sigirimit nuk i zhbën dot demet e shkaktuara ne 32 vjet e që janë të mëdha por të paktën ndërpret këtë mënyrë kriminale të mbajtjes dhe ushtrimit të pushtetit.

Kjo ka edhe një zhvillim tjetër pozitiv për vetë viktimat e këtij fenomeni që janë ish bashkëpunëtorët e Sigurimit, veçanërisht ata që janë bërë me dhunë.

Është mundësia e vetme për ti çliruar ata nga përdorimi në shërbim të pushtetit të komunistëve edhe 32 vjet pas rënies , de jure, të diktaturës së tyre. Përdorimi i tyre sot është po aq kriminal sa rekrutimi me dhunë e përdorimi dhe në dikaturë.

Në fund të fundit, pavarsisht mëkateve, kanë edhe ata të drejtën të jenë të lirë dhe mundësia e vetme për këtë është tiu heqësh pengmarrësve komunistë të tyre mundësinë dhe mjetin për ti mbajtur peng, sekretet e dosjeve të Sigurimit të Shtetit!

Next Post
Qëllohet me armë 60-vjeçari në dyqanin e fruta-perimeve, Policia kap autorin e dyshuar

Plagosja e dyfishtë, 50-vjeçarja u godit të paktën 8 herë me thikë nga bashkëshorti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In