• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pse Berisha dhe Meta s’do jenë bashkë në opozitë’/ Mustafa Nano: S’besoj se Saliu ka në dorë të bëj diçka të madhe

by Java News
13/07/2022 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano komentoi zhvillimet e fundit politike. Duke folur mbi presionin që Dhoma e Avokatëve po ushtron mbi qeverinë, ai tha se mendon që kjo është një lajm i bukur, pasi ekzekutivi duhet të konsultohet me grupet e interesit për vendimet që merr:

“Shoqata të krijon idenë e një organizimi militar, ushtarak. Presioni që Dhoma e Avokatëve ushtron mbi qeverinë më duket një gjë e bukur e këtyre ditëve, mendoj që janë grup interesi, duhet të dëgjohen. Nuk është një pjesë e vogël, por janë të tërë. Sepse logjika ua thotë të gjithëve që këtu ka diçka që s’shkon. Kemi njerëz që banojnë edhe në male. Ky problem ekziston. Por është lajm i bukur që janë ulur bashkë qeveria dhe grupet e interesit. Qeveria ose është e bindur te projekti i tyre dhe është bërë një analizë e plotë e situatë.

Por kur shoh avokatët që janë bashkë, më impresionon ky grup tjetër. Ndërsa qeveria nuk përjashtohet që të ketë disa njerëz që duan ta bëjnë këtë gjë për arsye jo shumë bindëse. Lajmi i mirë është që qeveria mori një sinjal që për vendime të mëdha duhet të konsiderojë disa aktorë të tjerë në këtë mes. Partia që fiton shumicën nuk fiton licensën për të bërë çdo gjë, por për të qeverisur vendin”.

Lidhur me takimin Rama-Stoltenberg dhe krijimin e një baze të NATO-s në Durrës, Nano theksoi se i sheh këto përpjekje si pozitive, duke shtuar se prania e aleancës ushtarake në vendin tonë sjell vetëm të mira:

“Ky është një lloj protagonizmi që s’besoj se ka arsye të bezdiset askush. Do doja që çdo kryeministër ta bënte. Nëse e keni fjalën për përpjekjet e Ramës për ta NATO-ziuar Shqipërinë, unë e shoh si pozitive. Forcimi i lidhjeve me NATO-n dhe rritja e pranisë së NATO-s në Shqipëri vetëm të mira ka. Rama s’ka dhënë asnjë sinjal që të ketë qenë anti-NATO apo anti-Perëndimor. Këtë dinamikë ai s’e ka parashikuar. Jam i sigurt që edhe ai tani është i befasuar nga vendi që ka në NATO.

Askush se priste që Ballkani Perëndimor të kishte këtë rol.  Sot të gjithë do donin që Serbia të ishte pjesë e NATO-s dhe botës perëndimore. Por Vuçiç po luan në mënyrë diplomatike. Perëndimi e do Serbinë këtej. Që Serbia të kontrollohet nga rusët, që janë armiq të Perëndimit, edhe kinezët, është një ide që bezdis shumë njerëz. Unë mendoj që edhe Kosova s’ka humbje nëse Serbia forcon lidhjet me NATO-n, sepse do të jetë më shumë nën kontroll”.

I pyetur mbi faktin që Berisha s’po e akuzon më Ramën për tradhti, Nano tha:

“Po bën mirë më në fund.  Kur shoh që përdorimi i damkës tradhtar bëhet në mënyrë të kollajtë, më duket absurde, ose budallaqe. S’ka tradhtarë në botën moderne. Njerëzit duhen gjykuar që marrin vendime të gabuara”.

Analisti u shpreh se nuk beson që Meta dhe Berisha do të jenë bashkë në opozitë:

“Berisha i ka ndezur motorët mirë. Të gjithë janë bindur që PD është e tij. Tani kemi edicionin e tretë. Por është i njëjti me protesta, me akuza për tradhtarë, me mobilizimin e njerëzve që bën, me tentative që kryetarët e degëve t’i trajtojë si ushtarakë. Nuk besoj se ka në dorë të bëj diçka të madhe.

Në fund do mbledhë atë partinë grupin e vet. Meta s’ka ndërmend të bëhet shtojcë e Berishës. Berisha tha që kemi primaret, kur iu bë pyetja që Meta të jetë kandidat për kryetar bashkie. Do jenë në opozitë si dy botë paralele, s’do jenë bashkë”.

Next Post
Kriza energjetike/ Hungaria shpall ‘gjendjen e jashtëzakonshme’, harton planin me 7 pika të shpëtimit

Kriza energjetike/ Hungaria shpall ‘gjendjen e jashtëzakonshme’, harton planin me 7 pika të shpëtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Deklaratat e Koçekut për kërcënime nga një grup kriminal/ Klosi: Duhet denoncim në organet ligjzbatuese

June 17, 2026
“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

June 17, 2026
Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

June 17, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

June 17, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

June 17, 2026
“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

June 17, 2026
“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

June 17, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In