• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Belind Këlliçi s’foli për Arben Dervishin në Komision Hetimor për inceneratorët?

by Java News
15/07/2022 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belind Këlliçi doli sot në një konferencë për shtyp dhe akuzoi, pa asnjë fakt ose provë, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për lidhje me Arben Dervishin, supervizorin e landfillit të Sharrës, i cili u kontraktua nga kompania koncensionare për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e projektit.

Por, me sa duket, Këlliçi ose nuk e mban mend se ka qenë pjesë e një komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët, kur dëgjoi me veshët e tij se ç’mendon Veliaj për Arben Dervishin, njeriun e besuar të Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, ose për fat të keq edhe sot lexoi dhe recitoi si një papagall, atë që në fakt i ka vënë në gojë Sali Berisha.

Gjatë atij komisioni hetimor, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishi, nuk u thirr kurrë të dëshmonte, edhe pse kryebashkiaku Veliaj i kërkoi disa herë kryetares së komisionit hetimor, Jorida Tabaku, dhe deputetit të PD Belind Këlliçi, që Dervishi të thirrej për të dëshmuar, si gjithë të tjerët, në cilësinë e supervizorit të projektit.

Arsyeja pse as Tabaku dhe as Këlliçi nuk e thirrën Dervishin të dëshmojë para komisionit nuk dihet, por sot ky veprim i tyre ngre disa pikëpyetje të tjera.

Ndërkohë, në atë komision Veliaj ka kërkuar që Arben Dervishi të dëshmojë si person me detyrën e supervizorit të punimeve dhe të mos bridhte qytet më qytet për të vjedhur votat e FSHF për llogari të Armando Dukës.

“Çdo punë publike ka një supervizor. Supervizori i kësaj pune publike quhet Arben Dervishi. Është ky i FSHF-së, që vjedh zgjedhjet në Gjirokastër. Shyqyr zgjedhjet u pezulluan. Unë nuk jam tekniku i lavatriçes, që të merrem me bullona e furrnalta. Unë jam kryetari i Bashkisë. Kam një detyrim që ta çoj mbeturinën deri te dera, të peshohet, ndërkohë që ai po merr pa fund para, por ju s’flisni.

Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Sepse ky njeri është supervizori. Tani që gara për FSHF-në është pezulluar, ka kohë të përgjigjet edhe për këtë. Paguhet sa frëngu pulën, të japë llogari ku shkojnë lekët e supervizorit. Të vijë këtu si burrat e të mos shkojë koteceve, të vjedhë votat e FSHF”, ka thënë Veliaj në mbledhjen e komisionit në fjalë.

Pyetja që lind është: Pse s’foli Belind Këlliçi në Komisionin Hetimor për Arben Dervishin e Dukës?/m.j

Next Post
“Ka fituar 97 tendera”/ Ish kreu i PD-Berishës: Meqë ai kërkon provat për korrupsion si “non grata” nga amerikanët, të nxjerrë fakte për mua

Sherri/ Kapllanaj nuk i "ndahet": Opozita shpëton me largimin e Berishës, prania e tij favorizon Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In