• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ashpërsohet gjuha e ambasadorëve të SHBA në fund-mandat?

by Ben Andoni
03/10/2017 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të gjithë zyrtarët diplomatikë amerikanë që caktohen në Shqipëri, ashtu si kolegët e tyre të vendeve të tjera, afërmendsh bëjnë trajnim për vendin e ri të shërbimit ku do shërbejnë. Ndryshe nga diplomacia e re shqiptare (e përcaktojmë e re), sepse Shqipëria në zakonin e zakonshëm të saj e hedh poshtë trashëgiminë e shkuar, diplomatët amerikanë në të gjithë rastet kanë qenë të mirë-informuar për vendin tonë.

Madje, emërimi i zotit Donald Lu në Tiranë, shënoi një rritje cilësore të këtij pozicionimi sepse ky diplomat është edhe njohës i mirë i gjuhës shqipe, që presupozon indirekt se është i mirënjohur edhe me stereotipin antropologjik shqiptar. Megjithatë, edhe ai, njësoj si kolegët e tij paraardhës sipas një kurbe gati të ngjashme, në fund mandat shpalos një qëndrim tejet të ashpër ndaj Shqipërisë.

Që Shqipëria e ka të dukshme problematikën me politikanët e saj, kjo sot, nuk përbën çudi. Çudi përbën qëndrimi amerikan dhe ashpërsimi i zërit, përmes diplomatëve të saj sidomos në momentet e fundit të mandatit të tyre. Për ata që e kanë harruar, një nga diplomatët shqiptarë, që SHBA me shumë shpirtmadhësi e mbajti, kur vendi ynë u okupua prej Italisë, Faik Konica, i krijoi një epitaf të gjallë vendit më 11 nëntor 1924 në gazetën “Dielli”: U ngjall nga idealistët/ U ruajt nga rastësia/ U vra nga politikanët.

Të pakët janë ata që nuk e dinë dhe më të pakët ata që nuk e ndjejnë këtë fabul. Por, e habitshme është sesi diplomatët amerikanë mbështesin në pjesën më të madhe politikanët shqiptarë, gjatë pjesës më të madhe të kohës në mandatet e tyre për të shpërthyer vetëm në fund. Kujtojmë Gërdecin dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kujtojmë etiketimin e Berishës si “burrë shteti” pas ngjarjeve të 2011, kujtojmë investimin e madh të diplomatit të radhës për reformën së tanishme për Drejtësinë etj.

A e njohin vallë si duhet diplomatët Shqipërinë dhe arealin shqiptar? Pa asnjë mëdyshje që e njohin, falë strukturave që kanë dhe seriozitetin e diplomacisë së tyre. Vetë Amerika ka vite që është e ndërgjegjshme për krimin shqiptar.  Aqsa stereotipi shqiptar i kriminelit ka zëvendësuar atë të italianit dhe ato të kriminelëve vendas në kinematografinë hollivudiane. Vite më parë, Kris Sueker, atëherë Asistent Drejtori i ri i FBI për Hetimet Kriminale dha një alarm për krimin e organizuar shqiptar. Referuar televizionit CNN (viti 2004), pas goditjes së atyre viteve ndaj familjeve mafioze, shqiptarët kërcënonin zëvendësimin e plotë të “La Cosa Nostra”, si kryemafioze e SHBA-së. Ai madje precizonte se ky formacion duke vepruar në Nju Jork dhe qytetet lindore të SHBA-së, kjo e ashtuquajtur “Mafia e re” konsiderohej më pak e sofistikuar, por ishte shumë më e dhunshme se mafia ruse “dhe se përfaqësonte një sfidë madhore për agjentët federalë, si rrjedhojë e dhunës dhe brutalitetit të tyre”, – referonin kolegët e tjerë.

Të llogarisësh sesa është sofistikuar dhe premisat që krimi ka marrë në Shqipëri më 2017, me zotësinë për ta mbërthyer krejt politikën e anasjelltas, sepse jo rrallë faktet kanë treguar se politika i paraprin krimit, por edhe ndikimin në Ballkan e më tutje të krimit të organizuar, alarmi i diplomatëve amerikan e bën thjesht krimin e sotëm ushqim për scoop-in. Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë të alarmohet sistematikisht prej diplomatëve, kurse politikanëve shqiptarë, që e përdorin këtë mbështetje pa asnjë kusht të SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë u duhet treguar udha e vërtetë.

Mu ajo që e gjejnë të mbyllur njerëzit e thjeshtë dhe që në dëshpërimin absolut, shpesh shprehen: Do të ankohemi te ambasadori amerikan! Por ky i fundit, ashtu si ia do tagri i tregon dyert e shtetit shqiptar, ato që i qëndrojnë të mbyllura individit shqiptar, sepse ka të çelur vetëm natyrën e hapur, atje ku e pret varfëria e natyrshme organike.

Këtë e shohin mirë diplomatët amerikanë, por fatkeqësisht, megjithë kontributet e mëdha, e shpalosin në fund, për ta trandur qeverinë. E ndodh që ambasadori ikën dhe pas tij vjen kolegu, që kohët e para i çon në mësimin e arealit shqiptar dhe përpjekjen për ta shtyrë me optimizëm me qeveritarët shqiptarë, kurse procesi i demokratizimit, që ka kohë që mezi ecën për shqiptarët, të zvarritet e të zvarritet pafund. (Javanews)

 

 

 

Next Post
Parandalohet krimi në familje, policia sekuestron arsenal armësh

Parandalohet krimi në familje, policia sekuestron arsenal armësh

Comments 1

  1. Skender Zogu says:
    9 years ago

    Ambasqdoret nuké kané te drejten mé hyre ne punet e mbrenshme shqiptre.Kush ka guzim me i thane haptas??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

October 2, 2026
VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

October 2, 2026
Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

October 2, 2026
Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com