• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Alibeaj nuk e rrahu…, për nder?!

by Frrok Çupi
22/04/2022 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kur Sali Berisha e shtyu Enkeled Alibeajn në foltoren e Kuvendit, kjo nuk mund të mbetej pa ndëshkim. Gjithë bota për këtë po flet, po çë!?  Alibeaj mund ta kishte rrahur mirë e mirë Sali Berishën, mu aty para popullit.

Ndodhemi para një situate të re, edhe pse duket si kanunore.

Sali Berisha ka nisur t’i rrahë vetë njerëzit; pse?

Dikush thotë se ish- presidenti i Republikës dhe ish kryeministri, tani nuk ka armë në dorë, ndryshe do ta kishte vrarë tjetrin… Edhe mundet të kishte ndodhur kështu. Kur kishte armë Berisha e luajti fort dhe vrau. Vetë ka thënë se në zyrën e kryeministrit mbante në dorë një snajper drejtuar në kokën e kryetarit të opozitës. Vrau katër qytetarë që protestonin kundër korrupsionit, vrau 26 në Gërdec, vrau e zhduku Remzi Hoxhën, mbyti 180 në Otranto, vrau 3000 në luftën e tij ‘civile’. Bobo!, sa shumë, më shumë se në Kullat Binjake

Mirëpo nuk shtrohet çështja kështu: ‘Sikur të kishte armë në dorë…’. Berisha nuk vret me dëshmi; futet në shpellë dhe urdhëron të afërmit që të vrasin. Kësaj here Berisha e shtyu Alibeajn jo me vesin e shpellës, por me instinktin e kanunit: E turpëroi Alibeajn ‘faqe të tanëve’, siç thotë Kanuni. Berisha ka shkuar deri në zgripin mental saqë i thotë truri se ‘nuk shkele ligjin, ndërsa Kanuni nuk punon më’.

Po ta kishte rrahur Alibeaj, do të kishim një epokë të re tani:

Nuk po flas vetëm për hundën e fashuar të Berishës, por po flas për një ‘epokë kanunore’ që do të kishte hyrë në mes palëve të PD. Alibeaj është burrë më i fuqishëm, me një fëmijëri në punë krahu…, dhe, do ta kishte bërë… (ashtu!) Berishën. Nami u bëftë, Enkeled!; një herë burri e lanë veten. Por po kthehemi te epoka: Alibeaj është një djalë i ndrojtur, aq më shumë para Berishës. Kur Saliut i vriste e priste shpata në diktaturë, Enkeledi i shikonte nga poshtë, plot frikë, xhelatët e diktaturës. Edhe sot e ka atë frikë para Saliut. Ta kishte hedhur peshk në dysheme, atëherë ta shikonte Saliu ‘hundëleshin’ e vuajtur sipër vetes. Dhe ndërkohë klasa e vuajtur, e përfaqësuar nga Enkeledi, do të merrte një herë hak ‘faqe të tanëve’; nami i bëftë!. Do ta kishin sulmuar këta lakenjtë e Berishës në Kuvend?… Sigurisht që po. Por as kështu nuk shpëton Alibeaj… Kjo pra është epoka.

Pse Berisha provokon Kanunin dhe shkel ligjin?

Ligjin nuk e ka njohur kurrë Berisha; ky është një ves që i vjen që nga Byroja Politike. Për t’u dëshmuar ‘burrë i ndershëm’ i është kthyer Kanunit: Besa, pabesia, zakonet, ‘nanën e këtij e nanën e atij’, ‘jashtë Amerika nga shtëpia jonë”… Kështu mërmërit Saliu.

Këto i bën me qëllim që të sigurojë mbrojtje kanunore, si ‘burrë i ndershëm’. Se ndryshe nuk mund ta shtynte tjetrin ‘faqe të tanëve’. Ka një normë, si katundi i Salës, si katundi im e çdo katund në Veri: ‘Burri nuk shtyhet, as pështyhet…’. Mirëpo Berisha ka siguri se Enkeledi nuk do t’i kthehej dhe kështu Saliu do ta linte të ‘pa nderë’; dhe kaq.

Saliu, siç ka një lidhje të tmerrshme me ligjin, po kështu e ka edhe me Kanunin. Kanunin e ka ‘state of mind’. Qysh të parët e tij e kishin shkelur keq Kanunin, kishin dhunuar priftin e fshatit, por atëherë kishte dalë ‘Hundëleshi’.

‘Kisha shpatë e konop, s’ka!’, thotë Kanuni, por hakun e Kishës e merr famullija. Famullija vendosi me u djeg shtëpinë, me u pre pemët dhe me i nxjerr nga katundi të parët e Berishës… Janë shkruar rreth kësaj historie mijëra faqe e dëshmi.

Vesi i prekjes së tjetrit në nder u përsërit në Kuvend. Por Alibeajn nuk e mbron famulija.

A do të ishte një nder apo detyrim i Alibeajt…?

Detyrimi i Alibeaj, së pari është ndaj vetes; pastaj ndaj popullit. Deri më tani ‘ligji i shtetit’ nuk po vepron mbi Berishën; ndërsa turpi i Berishës po rëndon mbi të gjithë popullin. Enkeledit ia ka ba ballin ‘të vrugnuem’. Ish presidenti i Partisë dhe i vendit i erdhi Enkeledit në foltore me perlimin ‘me ia lënë turpin në ballë’. Mund t’i kishte shkuar edhe në kafe, edhe në shtëpi, e kudo. E pse kështu? Se Berisha kanunor qenka ‘burrë më i mirë se tjetri!’.

Atëherë Alibeaj duhet t’i tregonte ‘para tanëve’ se kjo nuk është e vërtetë.

‘Kanuni i Maleve të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. “Shpirt per shpirt, sè duken e falë Zoti. I koritmi e ka derën çilë për nga nderi”, thotë Kanuni. Edhe Enkeledi.

Paragrafi 594: ‘I miri e i keqi kàn nji çmim”. ‘Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte ma mirë laje ballin e vrugnuem’.

Puna është se pas kësaj me Alibeajn, Saliu nuk mund të rrahë krejt popullin, një për një.

Next Post
FOTOT/ Rama nga Lezha: Së shpejti, gati 80 apartamente të tjera për familjet e prekura nga tërmeti

FOTOT/ Rama nga Lezha: Së shpejti, gati 80 apartamente të tjera për familjet e prekura nga tërmeti

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Më vjen shumë keq për ty,o Flokë,jo Frrok.Je i vetmi mirditor bukëshkalë.Në komunizëm ajo parti të bëri të njohur dhe të respektuar dhe pse vike nga hiçi.Sala.i keq të bëri kryeredaktor të gazetës se parë.opozitare,ku ti e justifikohet punën tënde.Çfarë nuk të dha Sala që i je përveshur për 25 vite me radhë? Të kam respektuar dhe pse ishim në kahe të kundërta politike.Ti i djathtë ekstrem,unë pak nga jeta dhe pak nga misioni edukativ i mësuesit duhet të mbroja dhe mbroj shtresat më në nevojë.E them… Vike nga asgjëja.Partia e punës të dha shkollë,ti u martove me vajzën e sekretarit të kom.të partisë.Mirditë,erdhe në Tiranë,ra komunizmi shkove në PD ,të tjerat dihen.Ndjehem e fyer kur mendoj që ke rënë kaq poshtë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

August 28, 2026
Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com