• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

by A R
25/06/2026 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë muajit Maj 2026, lëvizjet e shtetasve në pikat kufitare të Republikës së Shqipërisë kanë shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në vend i afrohet pragut prej dy milionë personash.

“Gjatë muajit Maj 2026, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.880.161 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 12,2 %, krahasuar me Maj 2025. Gjithashtu, 1.802.626 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori duke shënuar një rritje me 8,9 %, krahasuar metë njëjtën periudhë të një viti më parë.”, thuhet në raport.

Bilanci i hyrje-daljeve sipas shtetësisë

Analiza e flukseve hyrëse tregon se rritja më e lartë është regjistruar te shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë, ndërsa lëvizjet e shtetasve vendas paraqiten më të stabilizuara.

“Hyrjet në Shqipëri: • Shtetas shqiptarë: 736.566 (rritje me 6,9 %) • Shtetas të huaj: 1.143.595 (rritje me 15,9 %) Daljet nga Shqipëria: • Shtetas shqiptarë: 735.795 (rritje me 3,6 %) • Shtetas të huaj: 1.066.831 (rritje me 12,9 %)” theksohet në raportin e INSTAT.

Në terma pesëmujorë (Janar-Maj 2026), numri total i hyrjeve ka arritur në 7.084.701 shtetas, krahasuar me 6.535.172 që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Gjeografia e vizitorëve të huaj dhe qëllimi i udhëtimit

Rajoni i Evropës mbetet burimi kryesor i fluksit të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin shqiptar, ku pjesën më të madhe e zënë vendet e Evropës Jugore.

“Evropa Jugore kontribuon me 70 % dhe Evropa Perëndimore me 12 % të hyrjeve nga Evropa.”, evidenton raporti.

Sipas tabelës statistikore të rajoneve, nga 1.143.595 shtetas të huaj gjithsej në Maj 2026, 1.070.033 prej tyre ishin nga Evropa (nga të cilët 749.328 nga Evropa Jugore dhe 129.340 nga Evropa Perëndimore). Rajonet e tjera përfshijnë Amerikën me 39.039 hyrje dhe Azinë e Jugut me 10.627 hyrje.

Lidhur me motivet e udhëtimit, raporti specifikon se vizitat kryhen kryesisht për arsye joprofesionale, ndërkohë që fluksi për motive pune ka shënuar rënie.

“Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve, është për qëllime personale. Në Maj 2026, ky tregues ka shënuar një rritje me 16,4 %, krahasuar me Maj 2025. Hyrjet e shtetasve të huaj, për qëllime biznesi dhe profesionale, kanë rënë me 5,6 %.”, theksohet në raportin e INSTAT.

Next Post
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

"S'ka më shtigje dialogu", Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com