• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

by A R
25/06/2026 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Tatimore ka nisur identifikimin dhe njoftimin zyrtar të tatimpaguesve që nuk përfitojnë nga masat lehtësuese të parashikuara në kuadrin e ri ligjor për fshirjen e detyrimeve. Ky proces bazohet në zbatimin e ligjit të ri për rregullimin e detyrimeve tatimore dhe doganore të prapambetura.

“Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, janë identifikuar dhe njoftuar tatimpaguesit që nuk përfitojnë nga masat lehtësuese të parashikuara në këtë ligj.”, thuhet në njoftim.

Kategoritë që përjashtohen nga përfitimet e ligjit

Njoftimi specifikon dy raste kryesore ligjore ku subjektet skualifikohen automatikisht nga skema e fshirjes ose shuarjes së borxheve operative. Rasti i parë lidhet me procedimet penale apo hetimet aktive në fushën fiskale.

“Neni 4 i ligjit parashikon se nga fshirja/shuarja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji nuk përfitojnë tatimpaguesit/subjektet që kanë detyrime tatimore/detyrime të pagueshme në doganë, të cilët/të cilat janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore.”, informon Administrata Tatimore.

Kategoria e dytë e ndalimit lidhet me ekzistencën e vendimeve të formës së prerë nga gjykatat, ku procesi ka përfunduar në favor të institucioneve shtetërore.

“Pika 1 e nenit 11 të ligjit parashikon se nga fshirja/shuarja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji nuk përfitojnë tatimpaguesit/subjektet që kanë detyrime tatimore/detyrime të pagueshme në doganë, për të cilët ka vendim gjyqësor të formës së prerë për këto detyrime me palë fituese administratën doganore/tatimore.”, thuhet në njoftim.

Dokumentacioni dhe hapat për kontestimin e njoftimit

Për tatimpaguesit që vlerësojnë se përjashtimi i tyre është bërë në mënyrë të pasaktë, është përcaktuar një procedurë ankimimi pranë Drejtorive Rajonale, e cila duhet të shoqërohet me prova shkresore sipas nenit përkatës të penalizimit.

Për pretendimet që lidhen me procedimet ose hetimet penale (Neni 4), subjektet duhet të dorëzojnë:

  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
  • Vërtetimin e prokurorisë;
  • Vërtetimin e gjykatës;
  • Çdo dokument tjetër provues të lëshuar nga autoritetet kompetente.

Për rastet që lidhen me vendimet gjyqësore të formës së prerë (Neni 11), kërkohet:

  • Çdo dokument provues, përfshirë vendim gjyqësor apo akt tjetër zyrtar që provon se për detyrimet e papaguara nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë dhënë në favor të administratës tatimore.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se subjektet duhet të depozitojnë edhe provat e heqjes dorë nga paditë aktive në gjykatë nëse kërkojnë të përfshihen në ligj. Pas vlerësimit të këtyre ankesave, nëse konstatohet e drejta e subjektit, institucioni do të ndryshojë qëndrim.

“Në rast se konstatohet se tatimpaguesi plotëson kushtet e përcaktuara në ligj, do të merren masat e nevojshme për sigurimin e përfitimit të lehtësive përkatëse, duke garantuar zbatimin e drejtë, transparent dhe të njëtrajtshëm të ligjit.”, mbyllet njoftimi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In