• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse 25 qershori rrezikon Bashën, PD 6 disfata në 6 vjet 

by Java News
25/06/2017 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot 3.4 milionë shqiptarë kanë të drejtën themelore kushtetuese për të diktuar qeverisjen e ardhshme. Kjo betejë, më e çuditshmja në historinë e pluralizmit shqiptar, më shumë se mbi këto tjetër, rëndon mbi kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Partia Demokratike pret sot verdiktin e shqiptarëve për të qeverisur vendin pas gjashtë disfatave të njëpasnjëshme në harkun kohor të gjashtë viteve të fundit. Humbjet e Partisë Demokratike nisën që në zgjedhjet lokale të vitit 2011, dy vjet pasi u konfirmuar në pushtet, jo me votat e shqiptarëve, por me anë të një aleance paszgjedhore me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në zgjedhjet lokale të 2011, edhe pse në koalicion me LSI, Partia Demokratike humbi të gjitha qendrat e mëdha urbane përballë Partisë Socialiste, duke përjashtuar Shkodrën.

Madje, PD humbi edhe në Tiranë përballë Edi Ramës, me 9 vota, ndonëse sajoi manovrën e votave të gabuara, me anë të Arben Ristanit dhe Kolegjit Zgjedhor, duke shpallur humbësin fitues. Dy vjet më vonë, në zgjedhjet parlamentare të 2013, Partia Demokratike pësoi një humbje të paralajmëruar, e cila jo vetëm prodhoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti, por diktoi edhe dorëheqjen e tij si kryetar i PD.

Në këto zgjedhje, koalicion i drejtuar nga PD mori rreth 300 mijë vota më pak në rang kombëtar se sa koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste. Një rol përcaktues luajti edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ishte pjesë e koalicionit të PS.

Humbjet e Bashës

Nën drejtimin e Lulzim Bashës, Partia Demokratike, ka njohur katër disfata, ndër më të rëndat që nga themelimi i saj. Dy vjet pas zgjedhjes në krye të PD, Lulzim Basha shënoi humbjen më të thellë në historinë e PD. Opozita humbi 45 bashki nga 61 të tilla në zgjedhjet lokale të 2015. Humbi 98 për qind e këshillave bashkiake në të gjithë vendin. Sa i takon votës politike, pra për këshilltarë, koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste mori rreth 500 mijë vota më shumë se sa koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike. Po nën drejtimin e Lulzim Bashës, Partia Demokratike ka humbur edhe tre palë zgjedhje të pjesshme, në Korçë, Kolonjë dhe Dibër. Në Bashkinë e Dibrës, e drejtuar nga PD që pas shembjes së regjimit komunist, opozita pësoi një humbje shokuese me rreth 4 mijë vota. Përfaqësuesit e PD pretenduan për blerje votash. Nuk pati prova konkrete, por thjeshtë zëra se të dy kampet u angazhuan në rrugë të paligjshme për maksimalizimin e votave. Gjithsesi, Partia Demokratike e përjetoi dramatikisht humbjen në Dibër, e cila ishte edhe shkaku i ngritjes së çadrës së ngujimit.

Fati i Lulzim Bashës

Referuar kësaj panorame humbjesh, gjithnjë duke u bazuar në shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sfida e sotme, pritet të jetë vendimtare për fatin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Beteja e Bashës do të jetë e shumëfishtë. Është një sfidë jo vetëm për të sjellë forcën që drejton në pushtet, por edhe për t’u konsoliduar si kryetari i Partisë Demokratike, për të fituar luftën me gardën e vjetër të partisë, së cilës i ndërpreu karrierën politike, për të marrë një rezultat më të mirë se gjatë kohës kur partia drejtohej nga Sali Berisha etj. Ndërkaq, në rast të një humbjeje të mundshme, pozitat e Bashës janë më të rrezikuara pas paktit politik me kryeministrin Edi Rama. Me hyrjen në çadrën e qeverisë, duke drejtuar të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha është zhveshur nga çdolloj alibie e mundshme për të justifikuar një humbje të mundshme. Nëse duke bojkotuar zgjedhjet apo duke i humbur, pa marrë pjesë në menaxhimin e tyre, Lulzim Basha mund të konfirmoj për një mandat të dytë në krye të PD, me firmosjen e paktit politik, Basha nuk ka asnjë hapësirë për të justifikuar një rezultat të mundshëm negativ.

Humbjet e PD, sipas të dhënave të KQZ

Zgjedhjet lokale të 2011, vota politike

Partia Socialiste, 432.823 vota, 27,55 %

Partia Demokratike, 330.950 vota, 21,06 %

Lëvizja Socialiste për Integrim, 117.707 vota, 7,49%

Koalicioni i drejtuar nga PD, 813.335 vota, 51,77%

Koalicioni i drejtuar nga PS, 671.612 vota, 42,75%

Koalicioni PD-LSI, humbi të gjitha qendrat e mëdha urbane, fitoi më shumë komuna

Zgjedhjet parlamentare të 2013

PS-LSI, 991.118 vota, 57.6%

PD dhe aleatët, 680 677 vota, 39,46 %

Partia Socialiste, 713 407 vota, 41, 36 %

LSI si parti, 180 470 10,46 %

Partia Demokratike, 528 373 vota, 30,63 %

Zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, vota politike

E majta, 991.175 vota, 63.45 %

E djathta, 507.545 vota, 32.49 %

PS, 402.036 vota, 25,73 %

PD, 317.471 vota, 20,32 %

LSI, 259.302, 16,60 %

Zgjedhjet e pjesshme në Korçë

Kandidati i Partisë Socialiste, 15 953 vota

Kandidati i Partisë Demokratike, 5 283 vota

Zgjedhjet e pjesshme në Dibër

Kandidati i Partisë Socialiste, 18 603 vota,

Kandidati i Partisë Demokratike, 14 435 vota

Zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë

Kandidati i Partisë Socialiste, 5136 vota, 62.86%

Kandidati i Partisë Demokratike, 3053 vota, 37.14%

Statusi i PD nuk flet për humbjen e zgjedhjeve

Neni 8 i Statutit të PD

Bazat e funksionimit

1- Funksionimi i PD bazohet në demokracinë e brendshme, e shprehur përmes votës së anëtarëve të saj. Vota e përfaqësuar u njihet vetëm përfaqësuesve të mandatuar prej anëtarëve.

2- Zgjatja e mandatit në PD është për katër vjet.

3- Rregullat e funksionimit të demokracisë në parti përcaktohen me akte të nxjerra nga organet qendrore të saj sipas parashikimeve të këtij Statuti.

4- Demokracia zbatohet edhe në nxjerrjen e kandidaturave elektorale të partisë. Anëtarët e partisë propozimin e kandidaturave elektorale e bëjnë sipas kushteve që përcakton rregullorja e brendshme e partisë dhe/ose udhëzimet e Kryesisë së PDSH-së.

Neni 35 i Statutit të PD

Kompetencat e Kuvendit Kombëtar

Kuvendi Kombetar:

4- Vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Neni 38 i Statutit të PD

Kryetari i Partisë

1- Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare. Ai emëron zëdhënësin e shtypit të Partisë, si dhe sekretarin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

2- Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kryetari i Partisë në varësi të problematikave apo çështjeve specifike mund të ngrejë struktura ndihmëse apo të caktojë koordinatorë të cilat merren me shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre.

3- Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga rregullorja e brendshme e PDSH. shqiptarja.com

Next Post
Zgjedhjet, PD akuzon për blerje vote me lekë dhe miell

Zgjedhjet pas viteve ’90-të, kronologjia dhe fituesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një protestë pa liderë, çfarë pjese të popullit përfaqëson? Një referendum mund ta sqaronte këtë pikëpyetje

June 9, 2026
Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e kërkesave qytetare, ja çfarë i i propozojnë Kuvendit

Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e kërkesave qytetare, ja çfarë i i propozojnë Kuvendit

June 9, 2026
Osmani: Jemi gati të bisedojmë me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe

Osmani: Jemi gati të bisedojmë me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe

June 9, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk është më protestë por status social!

June 9, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington

June 9, 2026
EMRAT/ Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor

EMRAT/ Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor

June 9, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

June 9, 2026
“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

“Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh”, dedikimi i Ramës për gazetaren: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë!

June 9, 2026
“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

“Ik o pis, po turp nuk ke!”, qytetarja i kthehet Berishës, kreu i PD nuk përmbahet: Gjuha e të përdalurës të turpëron!

June 9, 2026
Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In