• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse 1967 është viti më paranormal në historinë e njerëzimit

by
21/09/2015 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur të lexoni se çfarë ka ndodhur në këtë vit, na vjen të lutemi që ai kurrë të mos përsëritet.

Mothmani

Numri i njerëzve nga Point Pleasant, Virxhinia Perëndimore, që thonin se kishin parë krijesën e quajtur mothman, me sy të kuq të frikshëm, arriti kulmin në vitin 1967. Po ashtu, njerëzit raportuan një numër më të madh të UFO-ve që kishin parë në qiell. Ka njerëz që mendojnë se rrëzimi i “Urës së argjendtë” në dhjetor të vitit 1967 kishte disi lidhje me paraqitjen e mothmanit.

Djalli nga Xhersi

Lindalou Dunphy kishte deklaruar se një krijesë më e gjatë se tri metra i kishte dalë përpara veturës në vitin 1967, teksa ajo me të ëmën ishin duke udhëtuar për në Qarkun Oshën.

Pamja masive e UFO-ve në Indiana

Ngjarja që ndodhi më 3 janar të vitit 1967 në Riçmond të Indianës, paraqiti fillimin e pamjes së UFO-ve në këtë shtet të SHBA-së. Në orën 2:00 të natës, një objekt me formë të kërpudhës së kthyer mbrapsht ishte parë duke qëndruar pezull mbi një veturë për 10-15 minuta. Shoferi i veturës në fjalë pa se nuk mund ta shpejtonte më shumë veturën, pasi ajo nuk merrte gaz. Më pas, po në janar të këtij viti, policia komunale, ajo e qytetit dhe e shtetit ishin dërguar në një zonë në perëndim të Galesburgut, Illinoi, pas raportimeve se ishte parë një UFO më e madhe se një rimorkio, me drita të kaltra dhe me një gyp përmbi. Këtë vit pati edhe shumë pohime të njerëzve, që ankoheshin se ishin rrëmbyer nga alienët.

Vdekjet bizare në vitin 1967

Kur të analizohet ky vit, shihet se gjatë tij pati shumë vdekje bizare. Në “Tomorrowland” të “Disneyland”-it një adoleshent kishte tentuar që të kërcente nga një veturë në tjetrën, por ishte tërhequr zvarrë dhe kishte vdekur. Shpirti i tij edhe sot e kësaj dite shihet herë pas here.

Këtë vit vdiqën edhe shumë të famshëm, si: Edward Hopper, Rene Magritte, J. Robert Oppenheimer, Che Guevara, Otis Redding, Langston Hughes, Jane Mansfield, Jack Ruby, Carson McCullers, Gregory Pincus, Claude Rains, Brian Epstein, Spencer Tracy, Billy Strayhorn, Carl Sandburg, Dorothy Parker, Francis Ouimet, Joe Orton, Paul Muni, Vivien Leigh, Henry Leigh, Henry J. Kaiser, Woody Guthrie, John Nance Garner, John Coltrane, Tommy Lucchese, Lawrence Beesley, Gus Grissom, Wolfgang Kohler, Ciro Alegria, Henry Allen, Henry R. Luce, Basil Rathbone, Jean Toomer, Rex Stewart.

Ja disa nga fatkeqësitë më të mëdha që ndodhën gjatë vitit 1967:

Shpërtheu anija kozmike “Apollo 1” me ç’rast vdiqën 3 pjesëtarë të ekuipazhit gjatë një lansimi provë. Stuhia e njohur me emrin Stuhia e Çikagos, në vitin 1967 goditi qytetin e Nju-Jorkut dhe Distrikti i Kolumbisë. Uragani Beulah shkaktoi 115 tornado në Teksas, me ç’rast vdiqën 688 njerëz.

Pse viti 1967 ishte kaq vit kaotik?

Gjatë vitit 1967 u vërejtën shumë shpërthime në Diell, gjë që rezultoi me rritje të aktivitetit gjeo-magnetik në Tokë. Si pasojë e kësaj, ky vit u bë viti rekord për aktivitete dhe dukuri paranormale. Mendohet se këto fenomene ndikojnë edhe në trurin e njeriut. Stuhitë gjeomagnetike mund ta çrregullojnë sistemin limbik dhe të veprojnë në lobet parietale dhe temporale të trurit, të cilat lidhen me aktivitetin “poltergeist” dhe me fenomenet e tjera të ngjashme. A thua stuhitë gjeomagnetike na e zgjojnë një shqisë të fjetur, të gjashtë, të cilën e kemi, por nuk e përdorim shpesh?

Next Post

Mitet që duhet të rrëzoni në lidhje me dhimbjen e shpinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

May 18, 2026
BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

May 18, 2026
Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

May 18, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Analisti: Rezoluta PD-PS bie ndesh me deklaratat e Berishës

May 18, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

May 18, 2026
Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

May 18, 2026
SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

May 18, 2026
Ministria e Arsimit jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri akademik 2026-2027 për arsimin e lartë

Ministria e Arsimit jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri akademik 2026-2027 për arsimin e lartë

May 18, 2026
Kroacia i përgjigjet Vuçiçit: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë dhe Kosovën!

Dy mafiozë, një kufomë dhe vëllai i Aleksandër Vuçiçit në Serbi

May 18, 2026
PD në referendum për Berishën më 23 maj, Kaso: 1 anëtar, 1 votë!

PD në referendum për Berishën më 23 maj, Kaso: 1 anëtar, 1 votë!

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In