• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS tërheq ligjin për Presidentin, ulen ‘gjakrat’ mes Ramës e Metës

by Java News
02/12/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinjale paqeje mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas një stine konfliktuale dhe të përndezur politike, e mbushur me akuza të forta nga ana e LSI, kërcënime dhe sulme të ndërsjella, përfshirë edhe prishjen e koalicionit, daljen më vete në zgjedhje dhe shkarkimin e disa drejtorëve të LSI nga ana e PS, mes dy forcave politike ka shkrirje akujsh.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur në prapaskenë, por shumica parlamentare ka hequr nga axhenda e punimeve të Kuvendit projektligjin për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë se kjo nismë ligjore nuk mund të votohet nga Parlamenti për të paktën gjashtë muaj.

Projektligji që rregullon veprimtarinë e Presidencës u përfshi në axhendën e punimeve të Kuvendit, për këtë sesion të ri parlamentar, në mesin e muajt shtator.

Ndërkaq, këtë të enjte, u mblodh Konferenca e Kryetrarëve për të përcaktuar programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në 22 dhjetor të këtij muaj. Projektligji për Presidentin e Republikës së Shqipërisë nuk figuron as në programin e punës dhe as në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Projektligji për Presidentin figuron me statusin ‘i tërhequr’ edhe në arkivin e projektligjeve dhe ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Projektligji për Presidentin ishte depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Ulsi Manja, që në fund të viti 2016. Por, nga verifikimet, nisma është tërhequr përfundimisht ditët e fundit.

Lëvizja tjetër

Në të njëjtën kohë, shumica në pushtet është tërhequr, të paktën përkohësisht, edhe nga shkarkimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla si dhe nga shkarkimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Siç dihet, përpos Partisë Demokratike, kryeprokurori Adriatik Llalla është votuar dhe mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Krahas tërheqjes nga nismat në fjalë, kryeministri Edi Rama, gjatë seancës së fundit plenare, ftoi opozitën për dialog.

Po gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta u shfaqën sëbashku në kremtimin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. Përpos precedencës së përbashkët në ceremonitë për 28-29 Nëntorin, mes Ramës dhe Metës nuk munguan as batutat. Nga ana tjetër, kryetarja LSI, Monika Kryemadhi, ishte në krah të kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ditën Çlirimit.

http://shqiptarja.com/politike/2732/rama-meta-sinjale-paqejeps-t-rheq-ligjin-p-r-presidentin-456675.html?pos_12

Next Post
FOTO/ Rama takon trupat e FA, flet i emocionuar: ‘Djema, jeni heronj, s’di si t’u falenderoj’

FOTO/ Rama takon trupat e FA, flet i emocionuar: ‘Djema, jeni heronj, s’di si t’u falenderoj’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

October 22, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In