• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘PS sjell zhvillim, partitë e tjera vetëm rrëmujë’/ Rama: Kaosi e pengmarrja e Kuvendit bëhet për interesa personale, jo për qytetarët

by Java News
11/03/2024 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të turit të organizuar për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, ne qarkun e Dibres. Rama tha se pavarësisht të metave që mund të ketë, PS, është forca politike që sjell zhvillim të vendit krahasuar me forcat e tjera politike.

Ai ironizoi PD-në dhe Rithemelimin, duke thënë se partitë e tjera vetëm sa e kanë degraduar vendin dhe për këtë mori si shembull gjendjen e stadiumit ‘Loro Boriçi’ në Shkodër ku ditë më parë inspektoi punimet e disa prej projekteve që po zbatohen.

“Pa diskutim që kemi të metat tona dhe jemi larg së qeni të pagabueshëm por mund të thuhet se jemi një forcë që sjell progres, diku më shumë, diku më pak ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë, konfuzion dhe një status-quo që e degradon realitetin ku qeverisin në mënyrë të vazhdueshme. Në Shkodër më ka lënë mbresë shumë të keqe, po e sjell këtu si shembull të faktit që kjo ndodh kudo kur ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombëtare, i cili më besoni ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba edhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje asnjë mirëmbajtje vetëm degradim. Si stadiumi është e gjithë Shkodra e cila ka filluar të marrë veten hap pas hapi”- tha Rama.

Ai ironizoi edhe Rithemelimin për kaosin e shkaktuar në Kuvend prej muajsh, duke u shprehur se pavarësisht se janë votuar nga qytetarët, asnjë prej përfaqësuesve të Rithemelimit nuk mendon për ta kur bllokon punimet e Kuvendit por vetëm për interesat personale.

“Nuk shqetësohen për asnjë hall tuajin ata që marrin peng parlamentin, Kanë shkuar në parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për interesat e tyre. Por nuk dëmtohen ata, nuk i jgen asgjë. Në fund kanë shumë më tepër sesa ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar”- nënvizoi kryeministri.

Ndërsa sa i takon PS, kryesocialisti e cilësoi degën në Dibër si një nga më të shëndetshmet në vend sa i takon shifrës së anëtarësimeve të reja.

“Sot mund të thuhet me plot gojën se organizata e Dibrës është nga më të shëndetshmet që kemi në Shqipëri. Dhe besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja të cilat janë mbresëlënëse janë tregues i këtij fakti. Sepse në një parti ku sherri është dominanca e çdo përpjekje për t’u bashkuar, kur një grup njerëzish kthehen në sundimtarë apo pengues të frymëmarrjes së organizatës, është parti ku as të tjerët nuk kanë dëshirë të përfshihen”- u shpreh Rama./m.j

Next Post
U publikuan fotot me vajzën/ Familjarët e Ilnisës bëjnë deklaratën e fortë për ish-burrin e saj

U publikuan fotot me vajzën/ Familjarët e Ilnisës bëjnë deklaratën e fortë për ish-burrin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In