Tri partitë kryesore në vend kanë shtyrë mbledhjet e grupeve respektive, që ishin planifikuar të mbaheshin sot.
Mësohet se PS, PD dhe Lëvizja Socialiste për integrim i kanë anuluar mbledhjet e njoftuara me deputetët e tyre ndërsa në to pritej të merrnin pjesë ambasadorët Lu dhe Romana Vlahutin.
Asnjë prej tri forcave politike nuk ka bërë të ditur arsyen e anulimit të mbledhjeve me grupet parlamentare, por ambasada e SHBA ka reaguar duke thënë se mbledhjet do të bëhen javën e ardhshme. Në reagim thuhet se grupet do të takohen sipas radhës që përcaktohet nga numri i deputetëve. (javanews.al / a.r)