• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS inciatore e reformës në drejtësi”/ Gjiknuri në Kuvend: Berisha, fatkeqësi për të gjithë shqiptarët

by Java News
16/03/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi nga salla e Kuvendit se Sali Berisha po mban peng të ardhmen e vendit . Numri dy i socialistëve nënvizoi se në ditën e vizitës së shefit të diplomacisë europiane, politika duhet të jepte mesazhe progresi.

“Sot kemi në një vizitë shefin e diplomacisë europiane ku jep mesazhe progresi, mesazhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, gjë që normalisht duhet të reflektohej në Kuvend nga të gjitha palët politike. Po kemi dhe këtë vulëhumburin, gjithmonë sa herë i humb vula i ngrihet më shumë zëri, që fatkeqësisht i kthehen fantazmat e vdekjes. Si duket ajo dilema ‘makbethiane’ për ato krime që ka kryer ndër vite, qoftë në Gërdec apo vrasjet e 21 janarit. Pikërisht kjo fantazëm vdekje që ringjallet shpesh herë në Shqipëri e mban peng këtë vend. Kjo është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët jo vetëm për debatin politik”, dekklaroi ai.

Gjiknuri deklaroi se ka ardhur koha që të largohen nga politika ata që kanë 30 vite që i vërtiten vendit. Ai shprehu bindjen se në zgjedhjet e 14 majit, shqiptarët do të dinë se kush janë ata që I duan të mirën vendit dhe cilët ata që e pengojnë. “Ç’është kjo dëshirë e zjarrtë për të kthyer vazhdimisht tension për ta paraqitur vendin si vendin e zi të Europës pikërisht nga ata njerëz që kanë përgjegjësi direkt për shumë e shumë vite për mënyrën sesi e kanë qeverisur këtë vend e që vijnë përsëri me të njëjtat metoda që u burojnë nga e kaluara e tyre. Kjo është ajo që s’duhet të pranojnë shqiptarët. Zgjedhjet që na presin do jenë një mundësi e mirë që edhe ai populli i heshtur e racional, që ne mundohemi ta anatemojmë me fjalët ‘u shit’ u ‘ble’, ka një koshiencë dhe me votën e fshehtë do të dijë të vlerësojë se kush janë ata që i duan të mirë këtij vendi dhe kush janë ata që u mbëtën si ferra nëpër këmbë”, deklaroi Gjiknuri.

Duke u ndalur tek drejtësia, Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se ishte kjo mazhorancë ajo që bashkë me partnerët e saj realizoi reformën në drejtësi, duke krijuar një sistem të pavarur. “Mazhoranca socialiste nisur nga dëshira e saj, e nxitur dhe e inkurajuar nga partnerët perëndimor mori një iniciativë për të bërë reformën e drejtësisë dhe për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë. Shpesh herë dhe njerëzit tanë na e thonë këtë që si ka mundësi keni pushtetin dhe goditen zyrtarë tanët? Çfarë u bë me gjithë atë të kaluar të errët berishiane e shumë e shumë krime që i ka në kurriz të tij dhe shqiptarëve? Pikërisht, kjo është drejtësia. Politika ka hequr dorë. Mund të duket dobësi, por për mendimin tim është gjëja e duhur sepse qeveria nuk mund të marrë përsipër të bëjë punën e drejtësisë. Këtu akuzohet e shahet çdo njeri si kriminel, hajdut, i korruptuar. Lërini organet të bëjnë punën e tyre. Ju e dini shumë mirë që të asnjë emërim në drejtësi sot mazhoranca nuk ka mundësi të ndikojë sepse emërimet vijnë nga organet që vetëqeverisen”, tha ai.

Në fjaën e tij në Kuvend, Gjiknuri deklaroi se sot Shqipëria është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria falë zotit, falë punës së kësaj qeverie dhe shumë rrethanave të tjera sot është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Vende të tjera kanë vështirë të qeverisin, ecin me qeveri tranzitore, nuk kanë mazhoranca të qendrueshme. Keni vende te tjera më të mëdha se Serbia që sot kanë një pozicion sa me Perëndimin aq edhe me Rusinë. Janë pozita të vështira. Atëherë përse mos ta mbajmë mirë këtë status të Shqipërisë? Pse të mos punojnë të gjitha palët që statusi i Shqipërisë të rritet siç duhet për të pasur më shumë investime, më shumë forcim të institucioneve? Nuk ka demokraci pa zhvillim ekonomik. Harrojeni këtë. Sulmoni çdo gjë që lidhet me biznesin sepse kërkoni tension politik”, nënvizoi numri dy I socialistëve./m.j

Next Post
KAS zgjodhi Alibeajn/ KQZ “ndryshon qëndrim”, ja dokumentet që duhen plotësuar nga kryetari i komanduar

KAS zgjodhi Alibeajn/ KQZ “ndryshon qëndrim”, ja dokumentet që duhen plotësuar nga kryetari i komanduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike nga zjarri masiv në malin e Manatisë në Lezhë, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka! Flakët i afrohen edhe zonës së banuar (VIDEO)

Situatë kritike nga zjarri masiv në malin e Manatisë në Lezhë, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka! Flakët i afrohen edhe zonës së banuar (VIDEO)

October 2, 2026
Standardizimi i transportit hekurudhor, miratohet rregullorja e re për parametrat teknikë dhe verifikimin e konformitetit

Standardizimi i transportit hekurudhor, miratohet rregullorja e re për parametrat teknikë dhe verifikimin e konformitetit

October 2, 2026
G7 në Evian: Mbështetje për Trumpin ndaj Iranit në këmbim të ndihmës për Ukrainën

G7 bie dakord për lirimin emergjent të 100 milionë fuçive naftë, mes presionit të SHBA-së

October 2, 2026
KPK shkarkon Blerim Isufajn, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës!

KPK shkarkon Blerim Isufajn, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës!

October 2, 2026
“Isha i frikësuar”- Pësoi hemorragji në tru, Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja dot, gruaja qante dhe…!

“Isha i frikësuar”- Pësoi hemorragji në tru, Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja dot, gruaja qante dhe…!

October 2, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Debati për karburantet, PD kundër nismës së PS: Rezervat të blihen me tender, jo te privati!

October 2, 2026
AMF harton projektligj të ri për konglomeratet financiare, punohet në një linjë me direktivat e BE-së

AMF harton projektligj të ri për konglomeratet financiare, punohet në një linjë me direktivat e BE-së

October 2, 2026
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata rrëzon Petri Bozon! Regjisori mbetet në arrest shtëpiak”, kërkoi të merrte pjesë në “Miss Globe”

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata rrëzon Petri Bozon! Regjisori mbetet në arrest shtëpiak”, kërkoi të merrte pjesë në “Miss Globe”

October 2, 2026
Qeveria miraton projektligjin për kripto-asetet, synohet më shumë transparencë dhe mbrojtje për investitorët

Qeveria miraton projektligjin për kripto-asetet, synohet më shumë transparencë dhe mbrojtje për investitorët

October 2, 2026
Situata katastrofike në rezervuarin e Kasharajt, Bashkia e Lushnjës kallëzon penalisht kompanitë për ngordhjen e peshqve

Tharja e rezervuarit të Kasharajt, ekspertja: Duhen 20 vite për rikthimin e faunës!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com