Partia Socialiste ka shënuar fitoren e pestë në zgjedhjet e pjesshme vendore duke marrë edhe Bashkinë e Durrësit.
Kur na ndajnë vetëm 2 kuti nga përfundimi i numërimit në qytetin bregdetar, Emiriana Sako numëron 39.090 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota.
Ndërkohë kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti mori vetëm 7.928 vota.
Renditja me përqindje për 335 kuti nga 337 në total
Partia Socialiste:
Emiriana Sako – 58.5%
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:
Ardian Muka – 29.7%
Partia Demokratike:
Luan Hoti 11.9 %
/b.h